|

Klubi sportiv i alpinizmit KAB STRUGA 2017

Buxheti i përgjithshëm: 299.040 denarë

Kohëzgjatja: 4 muaj (01.12.2021 – 31.03.2022)

KONSTITUENTË

Grupet qëllimore janë pushteti lokal, zyrat regjionale dhe lokale., bujqit, rojet e pyllit, peshkatarët, organizatat qytetare dhe shoqëria civile.

PËR PROJEKTIN E MBËSHTETUR NGA CIVIKA MOBILITAS

TA RUAJMË PERLËN LIQENIN E OHRIT

PSE NA NEVOJITET AKSIONI

Hetimet e kryera nga ekspertët e UNESCO-s në dy misionet e fundit të rajonit të Liqenit të Ohrit (në vitin 2017 dhe 2020), zbuluan përkeqësim të menaxhimit të këtij ekosistemi, duke rrezikuar seriozisht vlerat e jashtëzakonshme universale për të cilat ky rajon është pjesë e trashëgimisë botërore. Kjo vjen si rezultat i një sërë faktorësh, por edhe i nivelit të pamjaftueshëm të komunikimit dhe mungesës së kulturës së bashkëpunimit mes autoriteteve dhe shoqërisë civile. Për këto arsye, në sesionin e 44-të të UNESCO-s (Fuzhou, korrik 2021) u rekomandua përfshirja në listën e trashëgimisë botërore të rrezikuar, sepse për momentin rajoni i Liqenit të Ohrit po përballet me kërcënime serioze. Refuzimi i kërkesës së ekspertëve të IUCN dhe ICOMOS për përfshirjen e rajonit të Liqenit të Ohrit në Listën e Trashëgimisë së Rrezikuar (Fuzhou, korrik 2021), por miratimi i një periudhe 2-vjeçare për t’i dhënë një shans ndryshimit të Maqedonisë dhe Shqipërisë. Qëllimi i kësaj nisme është që nëpërmjet informimit të plotë dhe profesional, përmes komunikimit të rrisë ndjeshmërinë dhe pjesëmarrjen e të gjithë “stakeholders” në rajon në çdo vendimmarrje, njohjen e detajuar të detyrimeve dhe të drejtave që ata kanë për statusin e rajonit, sepse praktika aktuale tregon se kjo kulturë e bashkëpunimit mungon.

QËLLIMET DHE REZULTATET

Qëllimi i përgjithshëm:

Qëllimi kryesor i projektit është rritja e kapaciteteve të strukturave të pushtetit lokal, zyrave rajonale, OJQ-ve dhe të gjithë aktorëve duke krijuar një strategji komunikimi ndërmjet palëve për mbrojtjen dhe menaxhimin e rajonit të Liqenit të Ohrit si një trashëgimi botërore e UNESCO-s.

Qëllimi/et specifike:

  • Krijimi i tre paketave të trajnimit që synojnë ofrimin e informacionit më të plotë mbi Programin e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, vlerat e Liqenit të Ohrit dhe rajonit të tij, si dhe kërcënimet e mundshme për rrezikimin e këtyre vlerave.
  • Përgatitja e një raporti për problemet e ekosistemit dhe përgatitja e një udhërrëfyesi për procesin e menaxhimit të tij në të ardhmen.
  • Zhvillimi në bashkëpunim me të gjithë aktorët e rajonit të strategjisë për komunikim me të gjitha palët e interesuara në rajon me qëllim të krijimit të një kulture të re të bashkëpunimit të përhershëm si kusht që garanton ruajtjen e statusit të rajonit të Liqenit të Ohrit si trashëgimi botërore.

REZULTATET

  1. Ndërgjegjësimi i të gjithë “aktorëve” në rajon nëpërmjet formimit të tyre specifik dhe profesional, për “detyrimet” që ata kanë ndaj statusit të rajonit të Trashëgimisë Botërore.
  2. Krijimi i një “klime” të re bashkëpunimi ndërmjet organeve përgjegjëse për menaxhimin dhe mbrojtjen e rajonit të Liqenit të Ohrit si një trashëgimi botërore dhe “aktorëve” në rajon përmes përgatitjes dhe miratimit të një Strategjie Komunikimi.
  3. Përpilimi dhe botimi i një sërë materialesh informuese dhe sensibilizuese jo vetëm për “aktorët” vendorë dhe rajonalë, por edhe për ministritë përgjegjëse për ruajtjen dhe menaxhimin e liqenit të Ohrit si një vend i trashëgimisë botërore.

AKTIVITETE

  1. Përgatitja e një programi trajnimi për tre grupe interesi
  2. Identifikimi i problemeve që lidhen me menaxhimin e rajonit si një trashëgimi botërore dhe të rekomandohet një udhërrëfyes për të ardhmen
  3. Organizimi i tre tryezave të rrumbullakëta me “aktorët” në rajon dhe përgatitja e një strategjie komunikimi me komunitetin

Ueb faqja

Продолжи со читање

  • Qendra për Hulumtime dhe Analiza Juridike (CPIA)

    Buxheti total: 2,999,953 MKD Periudha e zbatimit: 01.01.2026 – 31.12.2026 (12 muaj) Tema specifike: Barazia gjinore Partnerë: Shoqata Maqedonase e Juristëve të Rinj (MYLA) Përbërësit: Gjykatës, prokurorë publikë dhe juristë nga shërbimet profesionale; të rinj dhe studentë të drejtësisë; aktivistë të rinj dhe juristë të ardhshëm; organizata të shoqërisë civile;…

  • Hapni Dritaret

    Buxheti total: 2,998,600 MKD Periudha e zbatimit: 01.01.2026 – 31.12.2026 (12 muaj) Tema specifike: Përfshirja digjitale dhe qeverisja e mirë Partnerë: Shoqata për avancimin e aktivizmit rinor ZETA Përbërësit: Të rinj; persona me aftësi të kufizuara; qytetarë me qasje të kufizuar në shërbimet digjitale; organizata të shoqërisë civile; institucione lokale…

  • RESIS – Shkup

    Buxheti total: 3,000,000 MKD Periudha e zbatimit: 01.01.2026 – 31.12.2026 (12 muaj) Tema specifike: Mjedis mundësues për zhvillimin e shoqërisë civile Partnerë: Këshilli për etikë në media në Maqedoni – SEMM Përbërësit: Organizata të shoqërisë civile dhe grupe joformale që punojnë në tema të lidhura me zhvillimin shoqëror dhe politikat…

  • Youth Can – Shkup

    Buxheti total: 2,987,080 MKD Periudha e zbatimit: 01.01.2026 – 31.12.2026 (12 muaj) Tema specifike: Kohezioni social Partnerë: Shoqata e qytetarëve Supportko Koçan Përbërësit: Të rinj, organizata rinore dhe grupe joformale rinore; komunitete lokale ku veprojnë të rinjtë; dhe qytetarë të prekur nga temat e kohezionit social. Për projektin e mbështetur…

  • Aleanca Rinore – Krushevë

    Buxheti total: 2,999,227 MKD Periudha e zbatimit: 01.01.2026 – 31.12.2026 (12 muaj) Tema specifike: Avancimi i transformimit digjital Partnerë: Shoqata QENDRA PËR DIALOG NDËRKULTUROR Kumanovë (CID) Instituti për zhvillimin e komunitetit – Tetovë (IZHK Tetovë) Përbërësit: Të rinj nga Krusheva dhe komunat e synuara; qytetarë nga komunitetet lokale; organizata të…

  • Instituti për Demokraci “Societas Civilis” – Shkup

    Buxheti total: 2,962,939 MKD Periudha e zbatimit: 01.01.2026 – 31.12.2026 (12 muaj) Tema specifike: Lufta kundër korrupsionit dhe gazetaria hulumtuese Partnerë: Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup Instituti për hulumtime sociologjike dhe politiko-juridike – Shkup (ISHPJ) Përbërësit: Qytetarë nga komunat e synuara; komunitete lokale; organizata të shoqërisë civile; gazetarë…