SHOQATA PËR ZHVILLIMIN DHE AVANCIMIN E KOMUNITETIT ROM “ROMANO ÇAÇIPE” – SHKUP

Buxheti i përgjithshëm: 310.000 denarë

Kohëzgjatja: 1.12.2019 – 30.4.2020

KONSTITUENTËT

Romët e papunësuar, romët mërgimtarë, organizata qytetare rome, pushteti lokal në Shuto Orizari, , sipërmarrësit romë

RRETH PROJEKTIT TË MBËSHTETUR NGA CIVIKA MOBILITAS

Shtëpia ime e vërtetë quhet Shuto Orizari

PSE ËSHTË I NEVOJSHËM AKSIONI

Shpërngulja nga Shuto Orizari merr hov të madh dhe negativisht reflektohet mbi zhvillimin socio-ekonomik të vetë komunës. Banorët kanë ndjenjë se janë të izoluar nga ndodhitë tjera në Shkup, nuk ka tërheqje të investimeve të huaja, nuk afrohen mundësitë që ofrohen përmes APRM, ndërsa po ashtu nuk ekzistojnë informata të mjaftueshme te komuniteti se si t’i realizojnë të drejtat e tyre sociale dhe shëndetësore. Nevojitet të identifikohen shkaqet për izolimin social të romëve në Shuto Orizari, por edhe fuqizimi i kapaciteteve të komunitetit rom dhe ofrimi i zgjidhjeve sistemore për zbutjen e migrimit në bashkëpunim me institucionet në nivel lokal.

OBJEKTIVAT DHE REZULTATET

Objektivi i përgjithshëm: Zvogëlimi i valës së migrimit për shpërnguljen e romëve nga Shuto Orizari dhe krijimi i klimës pozitive për ri-integrim të mërgimtarëve nga jashtë.

Objektivat specifike:

  • Identifikimi i shkaqeve për shpërnguljen e romëve;
  • Fuqizimi i kapaciteteve të romëve në sferën sociale dhe shëndetësore;
  • Avancimi i bashkëpunimit me institucionet në nivel lokal dhe krijimi i klimës për bashkëpunim me mërgimtarët.

REZULTATET

  1. Krijimi i analizës për shkaqet për migrim;
  2. Formimi i Trupit koordinues;
  3. Kapaciteti i fuqizuar i komunitetit që t’i shfrytëzojë të drejtat sociale dhe shëndetësore dhe masat nga APRM t’i shfrytëzojnë së paku 20 persona;
  4. Vendosja e bashkëpunimit me mërgimtarët;
  5. Janë prezantuar problemet para aktorëve përgjegjëse përmes organizimit të dy konferencave për shtyp dhe mbulimi mediatik i aktiviteteve;
  6. Janë shtypur 400 publikime me analizë dhe propozime për zbutjen e migrimit;
  7. Është përpiluar dhe dorëzuar dokument për politikat.

AKTIVITETET

  1. Hulumtim i strukturuar me persona të papunësuar dhe mërgimtarë/person potencial që kthehen nga jashtë; anketë me udhëheqës nga Qendrat për punësim (APRM), Qendra për punë sociale, FSSH, sektori afarist
  2. Mbledhje me Trupin koordinues (organizata qytetare, Komuna e Shuto Orizarit, Qendra për punë sociale, Shtëpia e shëndetit, liderë romë), prej 12 deri 15 anëtarë.
  3. Realizimi i tri tribunave (të drejtat sociale, punësimi dhe të drejtat e pacientëve);
  4. Takim i Trupi koordinues me mërgimtarët dhe me personat potencial që kthehen nga jashtë;
  5. Prezantime mediatike të aktiviteteve me organizimin e dy konferencave për shtyp dhe evenimenti përfundimtar;
  6. Botimi i publikimit;
  7. Përgatitja e dokumentit për politikat, i cili do të dorëzohet deri te krijuesit e politikave.

Ueb faqja

Продолжи со читање