Buxheti i përgjithshëm: 315.995 denarë

Kohëzgjatja: 15.11.2019 – 15.7.2020

KONSTITUENTËT

– Shkollat fillore nga rrjeti “Velo shkolla”, personeli i tyre, nxënësit dhe prindërit;

– Rrjeti i parë zyrtar për promovimin e çiklizmit në Maqedoninë e Veriut;

– Pushteti lokal (komunat në të cilat “Velo shkolla” si rrjet ka anëtarët e vet, por edhe komunat tjera të cilat në të ardhmen do të stimulohen që të përfshihen);

– Këshilli republikan për siguri në komunikacion në rrugë. 

RRETH PROJEKTIT TË MBËSHTETUR NGA CIVIKA MOBILITAS

Velo poligoni

PSE ËSHTË I NEVOJSHËM AKSIONI

Për momentin “Velo shkolla” ka në disa qytete në vend, dhe atë në: Shkup, Koçanë, Demir Kapi, Negotinë, Vinicë, Çashkë, Çeshinovë Obleshevë, Radovish, Shtip, Strugë, Kumanovë, Sveti Nikole. Në proces të hapjes janë edhe 20 shkolla nga komuna të tjera në vend. Krijimi i “Velo poligon” paraqet plotësimin e programit vijues “Velo shkolla”. Në të vërtetë, për shkak të shfrytëzimit, poligoni është amortizuar në mënyrë të vazhdueshme përmes këtyre viteve, me çka do të paraqitet nevoja për intervenim dhe/ose krijimin e ushtrimeve të reja. Me këtë projekt do të ofrohet zgjidhje për nevojat e reja.

OBJEKTIVAT DHE REZULTATET

Objektivi i përgjithshëm: Rritja dhe avancimi i njohurive mes fëmijëve, prindërve të tyre, arsimtarëve dhe opinionit të gjerë për temat: çiklizmi, transporti i qëndrueshëm, ndotja e ajrit, ndryshimet klimatike dhe siguria në komunikacion.

Objektivat specifike:

– Vendosja e mënyrave të reja dhe kreative të mësuarit (sport dhe rekreacion, mënyrë e shëndetshme e jetës, ekologji, ndryshime klimatike dhe ndotja e ajrit, etika, morali, siguria në komunikacion);

– Inkluzion mes të gjithë fëmijëve, pa dallim të përkatësisë së tyre etnike, sociale dhe/ose status ekonomik, shpërndarja gjeografike, gjinia etj.

REZULTATET

  1. “Velo poligon” i avancuar dhe i pasuruar i Eko Logik, i cili është i disponueshëm në më shumë se 25 shkolla anëtare të rrjetit të “Velo shkolla”;
  2. Popullaritet i rritur dhe atraktivja e projektit “Velo shkolla” dhe interesim i rritur prej fëmijëve dhe prindërve për serinë e evenimenteve “Velo rodeo”;
  3. Interesim i rritur i pushtetit lokal për pjesëmarrje dhe mbështetje të “Velo rodeo” evenimenteve më territorin e tyre.

AKTIVITETET

  1. Përgatitja e konceptit për velo poligonin
  2. Ndërtimi i velo poligonit
  3. Organizimi i “Velo rodeo” eveniment me poligon të krijuar të ri

Ueb faqja