SHOQATA PËR MBROJTJEN DHE AVANCIMIN E AMBIENTIT JETËSOR “EKO LOGIK” SHKUP
Buxheti i përgjithshëm: 315.995 denarë
Kohëzgjatja: 15.11.2019 – 15.7.2020
KONSTITUENTËT
– Shkollat fillore nga rrjeti “Velo shkolla”, personeli i tyre, nxënësit dhe prindërit;
– Rrjeti i parë zyrtar për promovimin e çiklizmit në Maqedoninë e Veriut;
– Pushteti lokal (komunat në të cilat “Velo shkolla” si rrjet ka anëtarët e vet, por edhe komunat tjera të cilat në të ardhmen do të stimulohen që të përfshihen);
– Këshilli republikan për siguri në komunikacion në rrugë.
RRETH PROJEKTIT TË MBËSHTETUR NGA CIVIKA MOBILITAS
Velo poligoni
PSE ËSHTË I NEVOJSHËM AKSIONI
Për momentin “Velo shkolla” ka në disa qytete në vend, dhe atë në: Shkup, Koçanë, Demir Kapi, Negotinë, Vinicë, Çashkë, Çeshinovë Obleshevë, Radovish, Shtip, Strugë, Kumanovë, Sveti Nikole. Në proces të hapjes janë edhe 20 shkolla nga komuna të tjera në vend. Krijimi i “Velo poligon” paraqet plotësimin e programit vijues “Velo shkolla”. Në të vërtetë, për shkak të shfrytëzimit, poligoni është amortizuar në mënyrë të vazhdueshme përmes këtyre viteve, me çka do të paraqitet nevoja për intervenim dhe/ose krijimin e ushtrimeve të reja. Me këtë projekt do të ofrohet zgjidhje për nevojat e reja.
OBJEKTIVAT DHE REZULTATET
Objektivi i përgjithshëm: Rritja dhe avancimi i njohurive mes fëmijëve, prindërve të tyre, arsimtarëve dhe opinionit të gjerë për temat: çiklizmi, transporti i qëndrueshëm, ndotja e ajrit, ndryshimet klimatike dhe siguria në komunikacion.
Objektivat specifike:
– Vendosja e mënyrave të reja dhe kreative të mësuarit (sport dhe rekreacion, mënyrë e shëndetshme e jetës, ekologji, ndryshime klimatike dhe ndotja e ajrit, etika, morali, siguria në komunikacion);
– Inkluzion mes të gjithë fëmijëve, pa dallim të përkatësisë së tyre etnike, sociale dhe/ose status ekonomik, shpërndarja gjeografike, gjinia etj.
REZULTATET
- “Velo poligon” i avancuar dhe i pasuruar i Eko Logik, i cili është i disponueshëm në më shumë se 25 shkolla anëtare të rrjetit të “Velo shkolla”;
- Popullaritet i rritur dhe atraktivja e projektit “Velo shkolla” dhe interesim i rritur prej fëmijëve dhe prindërve për serinë e evenimenteve “Velo rodeo”;
- Interesim i rritur i pushtetit lokal për pjesëmarrje dhe mbështetje të “Velo rodeo” evenimenteve më territorin e tyre.
AKTIVITETET
- Përgatitja e konceptit për velo poligonin
- Ndërtimi i velo poligonit
- Organizimi i “Velo rodeo” eveniment me poligon të krijuar të ri