SHOQATA E QYTETARËVE QENDRA PËR HULUMTIME DHE ANALIZA “NOVUS” STRUMICË

Buxheti i përgjithshëm: 316.600 denarë

Kohëzgjatja: 15.11.2019 – 31.5.2020

KONSTITUENTËT

Të rinjtë dhe të papunësuarit, si dhe grupet ndëretnike dhe sociale të margjinalizuara.

RRETH PROJEKTIT TË MBËSHTETUR NGA CIVIKA MOBILITAS

Vullnetarizmi – Shpresë për ardhmërinë!

PSE ËSHTË I NEVOJSHËM AKSIONI

Në këtë moment ekziston interesim i vogël për vullnetarizmin nga ana e qytetarëve. Sot të rinjtë nuk janë të interesuar për vullnetarizëm. Disa nga shkaqet janë gjendja e vështirë ekonomike dhe papunësia. Shpeshherë të rinjtë menjëherë kërkojnë vend për punësim pa menduar rreth asaj se ku mund të jenë vullnetarë, e pastaj rekomandimin ta shfrytëzojnë në procesin e kërkimit të punës.

OBJEKTIVAT DHE REZULTATET

Objektivi i përgjithshëm: Promovimi i vullnetarizmit dhe sigurimi i zhvillimit të vazhdueshëm përmes fuqizimit të angazhimit vullnetar në nivel lokal në Komunën e Strumicës, përmes zbatimit të një sërë aksioneve vullnetare të cilat nxitin pjesëmarrje qytetare.

Objektivat specifike:

  • Promovimi i vullnetarizmit në nivel lokal dhe te opinioni i gjerë;
  • Nxitja e rëndësisë për vullnetarizmin në suaza të sistemit arsimor;
  • Rritja e nivelit të vullnetarizmit në sektorin civil.

REZULTATET

  • Është realizuar fokus grup me së paku 15 organizata qytetare aktive dhe përcaktimin e kapaciteteve me qëllim të promovimit të përbashkët në vullnetarizmin në nivel lokal;
  • Memorandum i nënshkruar, janë rrjetëzuar së paku 10 organizata qytetare dhe tre shkolla komunale në Strumicë;
  • Janë realizuar tre trajnime në shkollat e mesme komunale në Strumicë me qëllim të zgjidhjes së problemeve ekzistuese shoqërore;
  • Janë identifikuar së paku tre probleme sociale shoqërore në nivel lokal ku të rinjtë me ndihmën e fushatave do ta promovojnë vullnetarizmin përmes problemeve të ndryshme, të cilat ata vetë do t’i identifikojnë;
  • Broshurë e përgatitur e praktikave të mira dhe e distribuar nëpër shkolla dhe organizata qytetare nga Komuna e Strumicës, ku do të prezantohen idetë, aktivitetet, pengesat dhe zgjidhjet për nevojën nga vullnetarizmi;
  • Janë realizuar tre fushata;
  • Rrjetëzimi dhe socializimi i së paku 10 të rinjve nga Komuna e Strumicës, me 5% përfshirje ndëretnike dhe sociale;
  • Janë realizuar tre kafe takime me të rinjtë për ndarjen e përvojave të ndryshme rreth temës vullnetarizmi dhe shkëmbimi i praktikave të mira;
  • Përhapja, zhvillimi dhe fuqizimi i kulturës së vullnetarizmit, përmes ditës së hapur me më shumë organizata qytetare;
  • Stimulimi i praktikës vullnetare dhe njohja e punës dhe rëndësisë me sektorin civil në zgjidhjen e problemeve të ndryshme shoqërore me inkuadrim të drejtpërdrejtë në punën e sektorin civil në nivel lokal;
  • Është organizuar fokus grup me të rinjtë të cilët janë përfshirë gjatë krijimit të fushatave me qëllim të prezantimit të problemeve, sfidave dhe rezultateve nga të njëjtat.

AKTIVITETET

  1. Organizimi i fokus grupit me më shumë organizata qytetare me qëllim të gjetjes së mekanizmave efikase për nxitjen e vullnetarizmit në organizatat e tyre dhe komentimi i nevojës dhe rëndësisë për vullnetarizmin në nivel lokal;
  2. Nënshkrimi i memorandumit për bashkëpunim me më shumë organizata qytetare dhe me shkollat e mesme komunale, përmes të cilit do të caktohen mekanizmat dhe mënyrat për nxitjen e vullnetarizmit mes të rinjve në Komunën e Strumicës;
  3. Trajnime për vullnetarizëm me qëllim të vullnetarizmit, ngritja e vetëdijes te të rinjtë për pjesëmarrje aktive qytetare me qëllim të zgjidhjes së problemeve ekzistuese shoqërore;
  4. Organizimi i punëtorëve “Prej idesë deri te realizimi” në tre shkolla të mesme komunale për krijimin e fushatës për vullnetarizëm dhe prezantimi i shembujve pozitiv;
  5. Ndjekja e aktiviteteve të fushatave të filluara nga ana e nxënësve dhe dokumentimi i problemeve në të cilat do të hasin;
  6. Përgatitja e afisheve dhe të materialit të nevojshëm për çdo fushatë të filluar nga të rinjtë nga shkollat e mesme, me qëllim që të promovohen të njëjtat dhe zgjidhja e problemeve të cilat do t’i identifikojnë;
  7. Nga fushata deri te anëtarësimi ose krijimi i organizatës qytetare – vazhdimësi e aktiviteteve është siguruar përmes përfshirjes të rinjve, socializimi, inkuadrimi ndëretnik dhe social me qëllim për të mirën e përgjithshme të komunitetit;
  8. Tre kafe takime me të rinjtë;
  9. Organizimi i një dite të hapur përmes të cilës të rinjtë do të njoftohen hollësisht me mundësitë për vullnetarizmin në nivel lokal, lidhja e të njëjtëve me organizatat të cilat ofrojnë mundësi për vullnetarizmin;
  10. Organizimi “Dita e aksionit – Vullnetar për një ditë!”;
  11. Organizimi i fokus grupit me qëllim të rinjtë t’i ndajnë përvojat e tyre pas përgatitjes së fushatave dhe vetë aksionet.

Ueb faqja

Продолжи со читање