|

QENDRA PËR ANALIZA EKONOMIKE – CEA, SHKUP

Buxheti i përgjithshëm: 315.000 denarë

Kohëzgjatja: 6 muaj

KONSTITUENTËT

Qytetarët: si pjesëmarrës të drejtpërdrejtë ose indirekt, vullnetarë ose konsumatorë të aksioneve dhe aktiviteteve të CEA.

Sektori publik: institucionet dhe vendimmarrësit si mbështetës ose partnerë në zbatimin e aktiviteteve ose përdoruesve të fundit dhe grupit qëllimor i rekomandimeve dhe analizave të politikave publike për një qëllim të caktuar shoqëror dhe të mirën publike.

Sektori privat: një interes i përbashkët në zhvillimin ekonomik të vendit.

PËR PROJEKTIN E MBËSHTETUR NGA CIVIKA MOBILITAS

COVID-19 dhe komunat në Maqedoni: A do të kërkojnë komunat fonde të reja përmes huazimeve nga qeveria qendrore?

PSE ËSHTË I NEVOJSHËM AKSIONI

Pandemia e Covid-19 do të ketë efekte afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata në zhvillimin territorial, funksionimin dhe financat e pushteteve lokale. Një rrezik në përgjigjet e qeverisë është të përqendrohemi vetëm në periudhën afatshkurtër. Prioritetet afatgjata duhet të përfshihen në masat e menjëhershme të përgjigjes në mënyrë që të forcojnë “rezistencën” e sistemeve. Ndikimi rajonal dhe lokal i krizës Covid-19 është heterogjen, me një dimension të fuqishëm territorial dhe implikime domethënëse për të cilat kërkon përgjigje të fuqishme dhe me kohë të politikave publike. Përveç ndikimit shëndetësor dhe social, po ashtu ndikimi ekonomik dhe fiskal lidhur me krizën Covid-19 është i rëndësishëm.

Njësitë e vetëqeverisjes lokale (komunat) janë institucionet e para të lidhura drejtpërdrejt, që janë në radhët e para dhe që i ndiejnë efektet e krizës së Covid-19. Ato janë institucionet që duhet t’u përgjigjen nevojave të shtuara të qytetarëve për shërbime cilësore shtesë si higjiena, dezinfektimi, arsimi fillor dhe parashkollor, etj. Përballë këtyre sfidave për rritjen e vëllimit të shërbimeve të pritura nga qytetarët nga njëra anë, nga ana tjetër aktiviteti i zvogëluar ekonomik reflektohet (dhe do të jetë edhe më i dukshëm në periudhën tjetër – gjysma e dytë e vitit 2020) të ardhurat për shkak të ngecjes së aktivitetit ekonomik, humbjeve të vendeve të punës, konsumit të zvogëluar, zinxhirëve “të ndërprerë” të krijimit të vlerës, etj. Që natyrisht ka implikime fiskale – reflektohet në financat lokale. Grumbullimi i të ardhurave vetanake siç janë të ardhurat nga menaxhimi i tokës, të ardhurat e reduktuara nga taksat e drejtpërdrejta (përmes prolongimeve), etj.

Prandaj, si në nivelin kombëtar ashtu edhe në atë lokal, NJVL-të do të përballen me korrigjimin e pashmangshëm të buxheteve të planifikuara dhe rishpërndarjen e prioriteteve të aktiviteteve në këtë dhe ndoshta në planet afatmesme të komunave. Pyetja kryesore që shtrohet është cilat janë opsionet e mundshme për t’iu përgjigjur komunave që përballen me këtë sfidë (shembull: struktura e buxhetit, qasja e koordinuar në përputhje me qeverinë qendrore dhe buxhetin, financimin nga burimet e jashtme, etj.) Dhe si ata do të financojnë nevojat shtesë dhe përparësitë e ndryshuara?

QËLLIMET DHE REZULTATET

Qëllimi i përgjithshëm: Të kontribuohet në debatin mbi efektet lokale të krizës dhe ndikimin e Covid-19 në qeverisjen lokale, financimin lokal dhe të japë udhëzime për krijuesit e politikave se si të ndërtojnë rajone më rezistente.

Qëllimi specifik: Të japë pasqyrë të opsioneve fiskale të komunave për përballje me efektet nga Covid-19.

REZULTATET

  1.  Nevojat e përcaktuara për mjete të reja për komunat;
  2. Burimet e analizuara dhe të përcaktuara të mjeteve të reja për komunat.

AKTIVITETET

  1. Kryerja e procesit kërkimor përmes një pyetësori me NJVL për efektet dhe hapat e ndërmarrë / planet e NJVL (pyetësori – hulumtimi);
  2. Pasqyrë e implikimeve fiskale të Covid-19 mbi të ardhurat e NJVL-ve me theks në të hyrat vetanake (analiza);
  3. Vlerësimi i politikave të NJVL-së në kohë krize – sfidat dhe mësimet e nxjerra (politika e shkurtër – opsionet e avokimit);
  4. Prezantimi i opsioneve dhe rekomandimeve për ndryshim (prezantimi vizual dhe diskutimi)

Ueb faqja

Продолжи со читање

  • Qendra për Zhvillim dhe Promovim PROMO IDEA – Strumica

    Buxheti total: 5,589,950 MKD  Periudha e realizimit: 1 Korrik 2024 – 31 Gusht 2026  Tema specifike: Rini  Partnerët: Përfituesit:Rinia në rajonin juglindor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e ndarë në dy nëngrupe: nga 18 deri në 21 vjeç dhe nga 21 deri në 29 vjeç, pa marrë parasysh statusin…

  • Grupi i Eksploruesve Poreçan KRSTE JON – Struga 

    Buxheti total: 5,487,100 MKD  Periudha e realizimit: 1 Korrik 2024 – 31 Gusht 2026  Tema specifike: Ndryshimet Klimatike/Mjedisi  Partnerët: Përfituesit: Fëmijët dhe të rinjtë, përfshirë ata në moshën parashkollore, nxënës në arsimin fillor dhe të mesëm nga rajoni i synuar të projektit, dmth. Struga, Ohrid dhe Debar; autoritetet lokale dhe ata…

  • Komiteti Helsinikas për të Drejtat e Njeriut – Shkup 

    Buxheti total: 5,547,802 MKD  Tema specifike: Përfshirja sociale  Periudha e realizimit: 1 Korrik 2024 – 30 Qershor 2026  Partnerët: Përfituesit: Gratë nga komunitetet marginalizuara në rajonin e planifikimit të Shkupit, të cilat janë në rrezik më të madh për trajtim të pabarabartë për shkak të rrethanave të tyre specifike ose karakteristikave…

  • Qendra për Ndihmën e Personave me Aftësi të Kufizuara – PORAKA Negotino

    Buxheti total: 5,600,000 MKD  Periudha e realizimit: 1 Korrik 2024 – 30 Qershor 2026  Tema specifike: Përfshirja Sociale  Partnerët: Përfituesit:Familjet dhe individët me aftësi të kufizuara, organizatat e personave me aftësi të kufizuara, si dhe institucionet mjekësore. Palët e interesuara përfshijnë personat me aftësi të kufizuara, kujdestarët, punonjësit shëndetësorë, organizatat…

  • FINANCE THINK – Instituti për Kërkime Ekonomike dhe Politika, Shkup 

    Buxheti total: 5,600,000 MKD  Periudha e realizimit: 1 Korrik 2024 – 31 Tetor 2026  Tema specifike: Arsim  Partnerët: Përfituesit:  Qytetarët që banojnë në rajonin e Shkupit; të rinjtë nga rajoni i Shkupit; ata që marrin vendime për politikat e arsimit, shëndetësisë, ekonomisë, sociale dhe rinore (MASh, BRO, MSh, IZH, MPMS,…

  • Shoqata Humanitare MAJKA – Kumanovo 

    Buxheti total: 5,599,845 MKD  Periudha e realizimit: 1 Korrik 2024 – 30 Qershor 2026  Tema specifike: Barazia Gjinore  Partnerët: Përfituesit:  Për projektin e mbështetur nga Civica Mobilitas:  Gratë Aktiviste  PËRSHKRIMI I AKSIONIT  Mobilizimi dhe përfshirja e grave nga komunitetet rurale në krijimin e politikave lokale dhe përmirësimi i aksesit në…