Lajme nga organizatat qytetare

  • POLITIKA NXITËSE E GJUHËS SË URREJTJES NË BAZË TË PËRKATËSISË ETNIKE

    Marina Kitanoska nga “Aksioni Paqësor”, potencon se ekzistojnë shumë faktorë që kontribuojnë në fenomenin e gjuhës së urrejtjes në shoqëri. Sipas saj, disa nga faktorët që mund të veçohen janë: polarizimi i shoqërisë mbi baza etnike dhe gjinore, diskriminimi, sidomos ndaj popullsisë rome. Komunikologu Sefer Tahiri thekson se ekzistojnë shumë faktorë që ndikojnë në rritjen dhe promovimin e gjuhës së urrejtjes mbi baza të ndryshme, veçanërisht në Maqedoninë e Veriut, mbi baza të përkatësisë etnike. Ai vëren se politika, dhe më konkretisht partitë politike, janë faktorët kryesorë që nxisin përdorimin e kësaj gjuhe në diskursin publik.
    Autore: Semran Murtezani
    Gjuha e urrejtjes në Maqedoninë e Veriut në bazë të përkatësisë etnike rezulton të jetë në nivelin më të lartë. Sipas të dhënave të fundit të Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, në platformën online “Gjuha e Urrejtjes”, deri në nëntor të vitit 2024 janë denoncuar 1,500 raste të gjuhës së urrejtjes, prej tyre 517 në bazë të përkatësisë etnike. Situata ka qenë e ngjashme edhe gjatë vitit 2023. Nga gjithsej 1,171 raste të gjuhës së urrejtjes, 646 kanë qenë në bazë të përkatësisë etnike.
    “Ky fenomen rrjedh nga mungesa e mendimit kritik dhe shfaqja e pakënaqësisë ndaj pushtetit shtetëror dhe politikave të tij. Gjithashtu, mbizotërojnë paragjykime dhe stereotipa ndaj bashkësive të ndryshme etnike, të cilat në shumicën e rasteve paraqiten si “e keqja” në shtet dhe si arsye për mosfunksionimin e sistemit. Ofendimet në bazë të përkatësisë etnike, në një pjesë të madhe të rasteve, kanë edhe kontekst politik. Po ashtu, në rastet e regjistruara, vërehet një diskurs që rikthen narrativën e konfliktit të vitit 2001, duke përshkallëzuar gjuhën e urrejtjes”, theksohet në raportin vjetor të Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut për vitin 2023.
    Gjuha e urrejtjes lidhet me marrëdhëniet ndëretnike
    Sipas raportit të Komisionit Evropian kundër Racizmit dhe Intolerancës për Maqedoninë e Veriut për vitin 2023, shumica e rasteve të gjuhës së urrejtjes lidhen me marrëdhëniet ndëretnike mes maqedonasve dhe shqiptarëve. Grupet e tjera etnike, si romët dhe bullgarët, në të njëjtën kohë janë viktima të gjuhës së urrejtjes.
    Komisioni Evropian kundër Racizmit dhe Intolerancës konstaton se në shumicën e rasteve gjuha e urrejtjes maqedono-shqiptare ndodh në ndërveprimin e përditshëm ndërmjet anëtarëve të dy grupeve etnike: për shembull, mes nxënësve të shkollës në transportin publik. Komisioni potencon se duket qartë që shumica e këtyre incidenteve nuk janë marrë parasysh nga autoritetet. Në këtë kontekst, Komisioni rekomandon që autoritetet të ndërmarrin masa për të eliminuar çdo segregim de-fakto të fëmijëve që i përkasin grupeve kryesore etnike/gjuhësore të vendit (maqedonasve dhe shqiptarëve) në shkollat shumëgjuhëshe. Në veçanti, autoritetet duhet të sigurojnë që të gjithë fëmijët të mësojnë në të njëjtat ndërtesa dhe të shmangin sistemet e ndërrimeve për të ofruar mundësi më të mëdha për kontakte të ndërsjella.
    Komisioni thekson se është pozitive që, pavarësisht tensioneve të vazhdueshme ndër-etnike mes këtyre dy grupeve, të cilat gjithashtu karakterizohen kryesisht nga përkatësitë fetare (shumica e maqedonasve janë të krishterë ortodoksë, ndërsa shumica e shqiptarëve janë myslimanë), situata nuk ka çuar në nivele të mëdha të urrejtjes dhe intolerancës fetare apo gjuhës së urrejtjes kundër krishterëve apo myslimanëve. Sipas komisionit, gjuha e urrejtjes ndaj romëve është fatkeqësisht ende një dukuri e shpeshtë në jetën e përditshme publike, por rrallë herë raportohet. Për më tepër, ajo është shumë e përhapur në internet dhe në rrjetet sociale.
    Komisioni Evropian në raportin e fundit për progresin e vendit i bën thirrje Shkupit Zyrtar të adresojë gjetjet e Komisionit Evropian kundër Racizmit dhe Intolerancës.
    “Korniza ligjore dhe kapacitetet ndërinstitucionale për të luftuar gjuhën e urrejtjes dhe krimet e kryera nga urrejtja duhet të përforcohen”, theksohet në raport.
    Polarizimi i shoqërisë mbi baza etnike nxit gjuhën e urrejtjes
    Marina Kitanoska nga “Aksioni Paqësor”, potencon se ekzistojnë shumë faktorë që kontribuojnë në fenomenin e gjuhës së urrejtjes në shoqëri. Kështu, disa nga faktorët që mund të veçohen janë: polarizimi i shoqërisë mbi baza etnike dhe gjinore, diskriminimi, sidomos ndaj popullsisë rome në shumë fusha si: arsimi, tregu i punës, çështjet sociale, abuzimi i shpeshtë i çështjeve etnike gjatë zgjedhjeve në vend, mungesa e informacionit objektiv dhe të paanshëm për luftën e vitit 2001 dhe në përgjithësi për konfliktet etnike në të kaluarën. Shpesh, kjo mungesë informacioni ose interpretim i njëanshëm i luftës së vitit 2001 përdoret për të rritur hendekun mes komunitetit maqedonas dhe atij shqiptar, por gjithashtu e injoron mendimin dhe përvojat e komuniteteve më të vogla etnike.
    “Kjo klimë në shoqëri reflektohet në mjedise të ndryshme, siç është, për shembull, mjedisi shkollor, ku shpesh jemi dëshmitarë të dhunës midis bashkëmoshatarëve, transporti publik në Shkup, por edhe gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale. Po ashtu, jemi dëshmitarë të diskriminimit të hapur mbi baza etnike ndaj komunitetit rom në hapësira publike si kafenetë, shkollat, pishinat, e tjerë”, thekson Kitanoska.
    Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë së Veriut është korniza kryesore juridike që përmban dispozita që ndalojnë dhe ndëshkojnë gjuhën e urrejtjes dhe shpërndarjen e materialeve nëpërmjet internetit që promovojnë ose nxisin urrejtje, diskriminim ose dhunë ndaj çdo individi ose grupi, mbi baza të çdo lloj diskriminimi. Ky kuadër kryesor kombëtar juridik është relativisht i plotë në trajtimin e fenomeneve të lidhura me urrejtjen. Gjuha e urrejtjes, megjithëse jo me këtë emër, ndëshkohet në Kodin Penal përmes veprës penale “Nxitja e urrejtjes ose intolerancës mbi baza kombëtare, racore, fetare dhe baza diskriminuese të tjera” (neni 319), ku dënimi i parashikuar është nga një deri në pesë vjet burg (pika 1), dhe në rast të pasojave të rënda deri në dhjetë vjet burg (pika 2). Gjuha e urrejtjes ndalohet edhe në Ligjin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi, në kuadër të të cilit është formuar edhe Komisioni për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi, Ligjin për Partitë Politike, Ligjin për Mediat, Ligjin për Shoqata dhe Fondacione, dhe Ligjin për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.
    Politika, burim i gjuhës së urrejtjes në bazë të përkatësisë etnike
    Komunikologu Sefer Tahiri thekson se ekzistojnë shumë faktorë që ndikojnë në rritjen dhe promovimin e gjuhës së urrejtjes mbi baza të ndryshme, veçanërisht në Maqedoninë e Veriut, mbi baza të përkatësisë etnike. Ai vëren se politika, dhe më konkretisht partitë politike, janë faktorët kryesorë që nxisin përdorimin e kësaj gjuhe në diskursin publik.

    “Partitë politike e kanë të qartë se çështjet etnike janë ato që sigurojnë dhe targetojnë vota dhe si rezultat, ata përdorin një gjuhë që shpesh kalon kufijtë e komunikimit normal publik”, thekson Tahiri.
    Ai shton se politika më pas ndikon edhe ndaj faktorëve të tjerë socialë që gjuha e urrejtjes të përhapet në masë të madhe, si mediat online dhe rrjetet sociale.
    “Politika është burimi kryesor që promovon dhe afirmon këtë gjuhë, duke mos ndërmarrë hapa të mjaftueshëm për ta reduktuar atë, por të kemi një gjuhë të urrejtjes që është e nivelit shumë të lartë,” thekson Tahiri.
    Në lidhje me mekanizmat që mund të parandalojnë përdorimin e gjuhës së urrejtjes, komunikologu Sefer Tahiri thekson se, në fakt, ekziston ligj, konkretisht Kodi Penal, i cili e sanksionon qartë përdorimin e gjuhës së urrejtjes, duke parashikuar dënime nga 1 deri në 10 vjet burg.
    “Problemi nuk është në normat juridike, por në zbatimin e këtyre normave”, thekson Tahiri.
    Sipas tij, ekziston një diskrepancë mes asaj që parashikohet nga ligji dhe asaj që ndodh në praktikë, pasi Kodi Penal është i harmonizuar me normat dhe standardet evropiane dhe ndërkombëtare, përfshirë Konventën për të Drejtat e Njeriut. Ai thekson se institucionet në Maqedoninë e Veriut janë joefikase, përfshirë prokurorinë publike, e cila është joefikase në procesimin dhe në nxjerrjen para gjykatës të këtyre njerëzve, të cilët në mënyrë individuale apo si përfaqësues të grupeve të ndryshme përdorin gjuhë të urrejtjes.
    Sociologia Drita Memeti thekson se çështja e gjuhës së urrejtjes është një fenomen kompleks, gjuhësor dhe politik. Ky fenomen bëhet edhe më i ndërlikuar kur merret parasysh realiteti i përditshëm, pasi situatat mund të përshkallëzohen dhe përdorimi i gjuhës së urrejtjes mund të çojë në konflikte ndëretnike.
    “Qytetarët e Maqedonisë së Veriut përballen shpesh me gjuhë urrejtjeje nga politikanët, të cilët, duke përdorur fjalë ofenduese dhe nxitëse, mund të shkaktojnë një atmosferë të tensionuar”, thekson Memeti.

    Ajo shton se komunikimi i mirëfilltë, në rastin konkret komunikimi politik, i drejtë dhe i shëndoshë, është kyç dhe i patjetërsueshëm për një bashkëjetesë të shëndoshë në një shoqëri multietnike.
    “Komunikimi politik për të qenë i suksesshëm, në veçanti, duhet të realizohet mbi nevojat bazë të komunikimit njerëzor dhe duhet të jetë profesional dhe i kujdesshëm, duke mos kaluar kështu për asnjë çast në çështje personale, pasi që kjo gjë mund të sjellë deri në zhvillimin e një lloji tjetër të komunikimit, që nuk mund të quhet assesi komunikim politik, por vetëm gjuhë e urrejtjes e cila lëkund shtyllat e demokracisë dhe bashkëjetesës”, vlerëson Memeti.

    Ky tekst është prodhuar si pjesë e projektit “Mediat për BE” i zbatuar nga EUROTHINK dhe partnerët ALDA dhe BIRC, i mbështetur financiarisht nga BE. Qëndrimet e shprehura në tekst janë përgjegjësi vetëm e autorit dhe EUROTHINK-ut dhe nuk pasqyrojnë qëndrimet dhe pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

                                                   

  • Thirrje për aplikime për Çmimin për Liderizëm të Carol Bellamy për vitin 2024 – 2025

    Organizata Pleiades fton të gjitha organizatat apo individët e interesuar në Maqedoni të aplikojnë për çmimin Carol Bellamy Leadership Award (CBLA) për 2024-2025. Ky fond prestigjioz ofron mbështetje financiare për organizatat ose individët që punojnë për fuqizimin e grave në parandalimin/luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. Kush është i/e kualifikuar për…

  • Letër e hapur deri te Komisioni Evropian nga EDRI: t’i rezistojë presionit politik të kompanive teknologjike kundër rregullave të BE-së

    E nderuara Kryetare von der Leyen,
    E nderuara Zëvendëskryetare Ekzekutive Ribera,
    E nderuara Zëvendëskryetare Ekzekutive Virkkunen,

    Ne, organizatat e shoqërisë civile, sindikatat dhe bizneset, e nënshkruara më poshtë, ju kërkojmë t’i rezistoni presionit politik nga kompanitë e mëdha teknologjike (Big Tech) dhe t’i jepni përparësi veprimeve të guximshme për të mbrojtur demokracinë dhe ekonominë tonë. Nëse BE-ja dëshiron të ruajë sovranitetin e saj, ajo nuk duhet të ndalojë ose dobësojë zbatimin e rregullave të saj.

    Kemi vëzhguar me shqetësim në rritje se si drejtorët ekzekutivë të kompanive të mëdha teknologjike amerikane kanë ndërruar drejtimin për të lajkatuar me administratën e Presidentit Trump, pjesërisht për ta mobilizuar atë kundër rregullave të BE-së, si Ligji i Tregjeve Digjitale (LTD), politika e konkurrencës dhe Ligji i Shërbimeve Digjitale (LSHD)

    Drejtori Ekezekutiv i Meta, Mark Zuckerberg, ka deklaruar publikisht se kompania do të kërkonte të punonte me Presidentin Trump për të minuar ligjet në BE, duke synuar drejtpërdrejt LSHD-në, por edhe zbatimin e politikës së konkurrencës. Në mënyrë të ngjashme, Drejtori Ekzekutiv i Apple, Tim Cook thuhet se i ka kërkuar drejtpërdrejt Trumpit që ta kursejë atë nga gjobat e vendosura nga BE-ja pas një hetimi për ndihmën shtetërore.

    Ndjemë një ndjenjë lehtësie kur ju dëgjuam se mbeteni plotësisht të përkushtuar ndaj zbatimit të rreptë të LTD-së dhe LSHD-së dhe zbatimit të këtyre rregullave kudo ku kompanitë nuk i respektojnë ato plotësisht, pas raporteve të shtypit që sugjeronin se Komisioni po shqyrtonte ndalimin e hetimeve që janë në vazhdim e sipër.

    Organizatat e nënshkruara më poshtë ritheksojnë në termat më të fortë të mundshëm se zbatimi i LTD-së, LSHD-së dhe politikës së konkurrencës është thelbësor për mbrojtjen e njerëzve nga abuzimet më të këqija në internet, për mbrojtjen e demokracive tona kundër ndërhyrjeve të huaja, për krijimin e mundësive për novatorët evropianë, për ruajtjen e pluralizmit mediatik, dhe për të kufizuar fuqinë e rrezikshme politike dhe të tregut që kanë sot korporatat e mëdha teknologjike. Ne ritheksojmë mbështetjen tonë për shërbimet e Komisionit që bëjnë punën e përditshme të zbatimit dhe ju bëjmë thirrje që të merrni vendime të guximshme duke u bazuar në vlerësimet e tyre.

    Megjithatë, kjo kohë tregon më shumë se kurrë më parë se për të frenuar kompanitë e mëdha teknologjike, BE-ja gjithashtu duhet të investojë në teknologji që mundëson një sferë publike digjitale më të larmishme dhe të decentralizuar.

    Ndërprerja e zbatimit do të nënkuptonte pranimin e humbjes në punën tuaj për ta bërë sferën digjitale të drejtë dhe të sigurt

    Përpjekja e drejtorëve ekzekutiv të kompanive të mëdha teknologjike për të fituar favorin e administratës amerikane nuk është befasi. Në fakt, kompanitë e mëdha teknologjike kanë arritur dominimin e tyre të jashtëzakonshëm në treg pjesërisht duke përdorur fuqinë e tyre për të shmangur respektimin e ligjeve, si për shembull mbrojtjen e të dhënave dhe politikën e konkurrencës, në të kaluarën. Ata të gjithë kanë lobuar shumë kundër përdorimit të mjeteve të konkurrencës nga BE-ja dhe LTD-së që kur propozimi u diskutua fillimisht. Apple dhe Meta u përpoqën gjithashtu të bllokonin zbatimin e LTD-së me veprime ligjore kundër Komisionit duke vënë në dyshim statusin e tyre të mbrojtësit.

    Tani drejtorët ekzekutivë të kompanive të mëdha teknologjike po kërkojnë të mobilizojnë administratën e Presidentit Trump për të mbrojtur aftësinë e tyre për të shfrytëzuar përdoruesit dhe bizneset që varen prej tyre, duke përfshirë zhvilluesit e aplikacioneve, botuesit, reklamuesit dhe të tjerët, të gjitha këto duke vazhduar të ngulfatin konkurrentët e mundshëm. Ky shfrytëzim jo vetëm që ka krijuar një ekonomi të padrejtë digjitale; ka ndikuar drejtpërdrejt në dinamizmin dhe pluralizmin e ekonomisë evropiane.

    Ri-futja e konkurrencës, drejtësisë dhe zgjedhjes në tregun digjital do të jetë edhe ashtu një detyrë e vështirë. Nëse ndalojmë ose dobësojmë zbatimin, rrezikojmë ta bëjmë të pamundur.

    Evropa nuk duhet të maltretohet nga njerëz si Musk dhe Trump për ta dobësuar zbatimin e LSHD-së dhe LTD-së së saj

    Në të njëjtën kohë, veprimet e ndërmarra nga X dhe Meta janë një kujtesë e fortë se sa e cenueshme është Evropa në varësinë tonë nga platformat më të mëdha online.

    X në veçanti ka shkelur detyrimet e tij sipas LSHD-së për disa kohë, siç nënvizohet nga vetë gjetjet paraprake të Komisionit. Mënyra se si Musk dhe aleatët e tij oligarkë e përdorin platformën për propagandë politike antidemokratike, gënjeshtra dhe ngacmime të synuara, është një kërcënim serioz për demokracinë dhe diskursin tonë politik në Evropë. Ne jemi thellësisht të shqetësuar për fuqinë që ata e përdorin tani përmes makinës së manipulimit algoritmik që mbështet burimet e rrjetit social X.

    Meta kohët e fundit njoftoi një ulje të madhe të qasjes së tyre të moderimit të përmbajtjeve në platformat e tyre. Ky ndryshim shfuqizon disa nga mbrojtjet më themelore të të drejtave të njeriut, duke lejuar shprehimisht shënjestrimin e komuniteteve të margjinalizuara dhe duke inkurajuar ekstremistët. Ndërsa këto ndryshime janë njoftuar se do të zbatohen fillimisht për përdoruesit amerikanë, Facebook, Instagram dhe Threads janë platforma globale. Përmbajtja në gjuhën angleze me bazë në SHBA në mënyrë të pashmangshme do të shihet dhe shpërndahet gjithashtu nga përdoruesit e Zonës Ekonomike Evropiane, dhe këta përdorues kanë shumë të ngjarë të përjetojnë pasojat e këtij degradimi të moderimit të përmbajtjeve. Me të drejtë do të pyesin se si i mbron ata LSHD-ja.

    Tani është koha për të dyfishuar angazhimin për sovranitetin teknologjik të BE-së

    Kjo nuk është një përplasje mes BE-së dhe SHBA-së, por më tepër një sulm nga kompanitë e mëdha teknologjike kundër të gjithë të tjerëve.

    Kjo është arsyeja pse ju kërkojmë sot një lidership politik të guximshëm që jo vetëm do t’i rezistojë maltretimeve nga kompanitë e mëdha teknologjike, por edhe do t’i japë përparësi zbatimit të fortë të rregullores digjitale. Për më tepër, ju bëjmë thirrje që të investoni në një sferë digjitale të larmishme dhe të decentralizuar, e cila është pjesë e një bashkësie sovrane digjitale dhe që nuk zotërohet dhe qeveriset nga korporata teknologjike pronësore, pavarësisht se ku gjenden ato.

    Me respekt,

    ‘NEVER AGAIN’ Association, Poloni,
    Access Now, Globale
    AlgorithmWatch, Gjermani
    Aspiration, SHBA
    Avaaz, Globale
    Balanced Economy Project, Globale
    Bürgerbewegung Finanzwende, Gjermani
    Center for Countering Digital Hate, SHBA/MB
    Corporate Europe Observatory, BE
    Commons Network, Holandë
    Cryptee, Estoni
    Danes je nov dan, Slloveni
    Defend Democracy, Holandë/Belgjikë
    Democracy Reporting International (DRI), Globale
    Digital Action, Globale
    Digitale Gesellschaft,
    Zvicër Državljan D / Citizen D, Slloveni
    EKŌ, SHBA
    European Public Services Union (EPSU), BE
    European Digital Rights (EDRi), BE
    FEMNET, Gjermani
    Germanwatch e.V., Gjermani
    Goliathwatch, Gjermani
    Gong, Kroaci
    Homo Digitalis, Greqi
    Irish Council for Civil Liberties, Irlandë
    Lobbycontrol, Gjermani
    Matrix.org Foundation, MB
    Fondacioni Metamorfozis, Maqedonia e Veriut,
    Nextcloud, Gjermani
    Open Markets Institute, SHBA
    Panoptykon Foundation, Poloni
    People vs Big Tech, Globale
    Politiscope, Kroaci
    Rebalance Now, Gjermani
    SHARE Foundation, Serbi
    SOMO, Holandë
    The Good Lobby, BE
    The London Story, Belgium / Holandë
    Transnational Institute (TNI), Holandë
    Vrijschrift.org, Holandë
    Xnet, Institute for Democratic Digitalisation, Spanjë

  • RMV, ka disa mënyra si të parandalohet korrupsioni në financimin e mediave onlajn me para shtetërore

    Sem Pauer, eksperti britanik për financimin e zgjedhjeve në brifing me gazetarë, të organizuar nga Fondacioni Metamorfozis dhe Fondacioni Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore (IFES)/ FOTO:Portalb.mk

    Eksperti britanik për financimin e zgjedhjeve, njëherazi ligjërues në Universitetin e Bristolit, Sem Pauer, sot në brifing me gazetarë, në Shkup, të organizuar nga Fondacioni Metamorfozis dhe Fondacioni Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore (IFES), ka prezantuar gjetjet kryesore të projektit “Paratë, Mediat dhe Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut”, raporton Portalb.mk.
    Eksperti Sem Pauer, ka zbuluar se financimi shtetëror i mediave gjatë një fushate nuk është plotësisht proporcional. Sipas tij, ka një mbikëqyrje të dobët rregulluese, në teori transparente, por jo edhe në praktikë.
    “Në shumë fusha, Maqedonia e Veriut është në përputhje me standardet e BE-së. Por, jo edhe te rasti me financimin indirekt shtetëror nëpërmjet reklamave politike me pagesë. Financimi i mediave përmes fondeve shtetërore është e ngjashme me sistemet e vendeve si Butan, Kenia, Peru dhe Tajlanda”, sqaroi Pauer, duke veçuar shtetet ku është i ndaluar reklamimi: Brazili, Ishujt Komore dhe Zvicra, apo vendet si Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar që sigurojnë termine papagesë për transmetim.
    Për momentin në Maqedoninë e Veriut nuk ka një trup të veçantë për mbikëqyrjen e portaleve onlajn. Prandaj, Pauer konsideron se, nëse u japim mundësi njerëzve të sillen në mënyrë korruptive, nuk duhet të befasohemi kur bëhen të tillë.
    “Ka shumë gjasa që fondet shtetërore të keqpërdoren nga politikanët në lidhje me portalet onlajn. Paratë janë thelbësore, por ato kanë fuqinë për të shtrembëruar demokracinë”, tha Pauer.
    Eksperti Pauer, bazuar në gjetjet e tij, ka renditur 11-të rekomandime, në bazë të se cilave mëton rregullimin e transparencës së financimit të mediave në kohë të zgjedhjeve:

    Të rishikohen kriteret e alokimit për marrjen e mbështetjes (direkte dhe indirekte) shtetërore, në mënyrë që ajo të jetë e lidhur me votat dhe vendet e siguruara në zgjedhjet e mëparshme, në përputhje me standardet e BE-së.
    Të sigurohet në kohë shpërndarja e mjeteve dhe transparencë e metodologjisë së shpërndarjes së mjeteve, të caktohet organ përgjegjës për pagesën.
    Për të parandaluar që partitë e etabluara politike të bëhen shumë dominuese, transmetimet zyrtare (offline dhe online) duhet të balancohen sipas modelit irlandez.
    Caktoni një organ (me gjasë ASHMAA) për të monitoruar aktivitetin e portaleve onlajn dhe për të siguruar përputhjen me rregullat
    Nuk duhet të ketë përgjegjësi të përbashkëta të mbikëqyrjes dhe secila organizatë në ekosistemin rregullator duhet të ketë një rol të përcaktuar në mbikëqyrjen e elementeve të financave zgjedhore/politike
    Konsolidimi dhe harmonizimi i përgjegjësisë rregullatore ndërmjet ASHMAA, KSHPK, KSHZ dhe ESHR.
    Ndërtimi i integritetit të procesit zgjedhor duke investuar në burimet e duhura në ekosistemin rregullator.
    Rekomandimi për ndërtimin e transparencës në sistemin politik të Maqedonisë së Veriut dhe vënien në dispozicion të pagesave të shpenzimeve zgjedhore në formën e një baze të dhënash të kërkueshme lehtësisht dhe në kohë
    Në afat të gjatë, zbatoni një formë të mandateve specifike gjinore për mënyrën se si partitë përdorin fondet publike – qoftë duke mandatuar që një përqindje e caktuar t’i kushtohet promovimit të grave kandidate, duke kërkuar që një pjesë e fondeve të caktohen për promovim në kandidate gra, ose duke ofruar stimuj të përshtatshëm.
    Ndryshimi i Kodit Zgjedhor për të ndaluar shprehimisht gjuhën e urrejtjes në reklamat politike me pagesë.
    Futjen e dispozitave në Ligjin për Financimin e Partive Politike për të siguruar ndarje të drejtë të fondeve për fushata gjithëpërfshirëse.

    Kujtojmë se, Fondacioni Metamorfozis ka hulumtuar fondet publike për fushatat zgjedhore në portalet onlajn. Hulumtimi ështër realizuar në 30 portale informative online të përzgjedhura, që paraqet mbi 10 përqind të numrit të përgjithshëm të uebfaqeve të paraqitura (251) në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve për reklama politike me pagesë. Në periudhën nga 15 prilli deri më 10 maj të vitit 2024 monitorimit i janë nënshtruar gjithsej 13.645 tekste për zgjedhjet.​
    Hulumtimi vërtetoi se shumica e portaleve të monitoruara kanë qenë të përqendruara te partitë/koalicionet kryesore parlamentare, ndërsa raportimi për partitë më të vogla ka qenë i kufizuar.
    Konstatimet e hulumtimit tregojnë se sistemi i financimit të drejtpërdrejtë shtetëror të portaleve informative online mund të rishqyrtohet ose, nëse mbetet, duhet të prezantohen kritere të qarta dhe objektive në legjislacion që të mund të garantohet transparencë dhe llogaridhënie, si në përcaktimin e pranueshmërisë së portaleve informative online, ashtu edhe në përdorimin e parave shtetërore për reklama politike me pagesë.
    Në hulumtim rekomandohet edhe përforcimi i standardeve profesionale për gazetarët përmes mbështetjes së siguruar për raportimin investigativ dhe analitik, pra përmes programeve të specializuara për trajnim për gazetarët për aftësi të avancuara investigative, udhëzime etike dhe praktika më të mira në gazetarinë investigative.

  • TRANSPORTI PUBLIK JOEFIKAS, KOKËÇARJE PËR QYTETARËT

    Komisioni Evropian në raportin e fundit për progresin e Maqedonisë së Veriut thekson se kapaciteti operativ dhe administrativ për të gjitha llojet e transportit është i ulët dhe është bërë fare pak përpjekje për ta forcuar atë. Në mënyrë që të kapërcehet kriza me transportin publik në kryeqytet, këshilltari i drejtorit gjeneral në Ndërmarrjen e Qarkullimit Publik- Shkup, Blerim Ismaili thotë se fillimisht kryetari i Qytetit të Shkupit së bashku me drejtorin gjeneral të NQP-Shkup duhet të ngrenë nismë për përditësimin e sistemit të pikave të pritjes në kryeqytet dhe në periferi. Për të ndihmuar funksionimin efikas të transportit publik në Tetovë dy të rinj pak kohë më parë krijuan aplikacionin “GoPublicTransport”. Ky aplikacion ofron informacione praktike për transportin publik dhe jo vetëm, duke bërë që qytetarët të kenë qasje më të lehtë dhe më të qartë në informacionet që iu nevojiten për udhëtimet e tyre
    Autore: Luisa Residi
    Mosfunksionimi efikas i transportit publik në Shkup por edhe qytetet e tjera të vendit vazhdon të mbetet kokëçarje për qytetarët. Pasojat i ndiejnë sidomos nxënësit dhe studentët të cilët humbin nga orët e mësimit për shkak të mungesës së autobusëve dhe linjave të reduktuara.
    “Problemet me transportin publik, veçanërisht në Shkup, janë të dukshme: mungesa e autobusëve, oraret e parregullta, kushtet e papërshtatshme dhe mungesa e zgjidhjeve miqësore me mjedisin. Ndonjëherë, nuk e dini nëse punonjësit ose shoferët privatë do të vendosin të hyjnë në grevë për shkak të pagave të papaguara dhe borxheve, duke të lënë pa asnjë garanci ose siguri se do të arrish në destinacionin tënd me kohë“, thonë nga Studentarija.mk, platformë studentore e cila numëron mbi 40 mijë anëtarë.
    Me probleme të ngjashme përballen edhe qytetet e tjera të vendit ndërsa lë për të dëshiruar edhe transporti publik ndërurban. Kritika për gjendjen jo të mirë të transportit publik mbërritën edhe nga Brukseli.
    Brukseli kritikon transportin publik në RMV
    Komisioni Evropian në raportin e fundit për progresin e vendit thekson se kapaciteti operativ dhe administrativ për të gjitha llojet e transportit është i ulët dhe është bërë fare pak përpjekje për ta forcuar atë.
    “Megjithëse Maqedonia e Veriut është e përfshirë në mënyrë aktive në punën e Komunitetit të Transportit, prapëseprapë është arritur progres i kufizuar në zbatimin e planeve të veprimit të Marrëveshjes për Komunitetin e Transportit. Nuk ka plane të përcaktuara për lëvizshmërinë e qëndrueshme urbane për Shkupin dhe për qytetet e tjera të mëdha”, theksohet në raport.
    NQP: Reforma për ta modernizuar transportin publik
    Në mënyrë që të kapërcehet kriza me transportin publik në kryeqytet, këshilltar i drejtorit gjeneral në Ndërmarrjen e Qarkullimit Publik- Shkup, Blerim Ismaili thotë se fillimisht kryetari i Qytetit të Shkupit së bashku me drejtorin gjeneral të NQP-Shkup duhet të ngrenë nismë për përditësimin e sistemit të pikave të pritjes në kryeqytet dhe në periferi, një studim tërësisht i ri duke përfshirë të gjitha komunat e kryeqytetit, me qëllim të merren informata të përditësuara elementare se ku duhet shpërndarë më tepër autobusë, linjat që duhen reduktuar apo të shtohen.
    “Në kryeqytet duhet të përmirësohet edhe infrastruktura me qëllim që autobusët e NQP-së Shkup të kenë përdorim më afatgjatë si dhe mekanikëve të ndërmarrjes t’u lehtësohet puna të cilën e kanë të mbingarkuar për momentin”, thekson Ismaili.

    Ai shton dhe se për të modernizuar transportin publik në Shkup, Ndërmarrja e Qarkullimit Publik (NQP) Shkup përqendrohet tek një sërë reformash të cilat duhet të marrin dritën jeshile edhe në Këshillin e Qytetit të Shkupit.

    Rrugë dhe infrastrukturë të përshtatshme:

    Ndërtimi dhe mirëmbajtja e korsive të dedikuara për autobusët për të shmangur trafikun dhe për të siguruar lëvizje të shpejtë dhe efikase.
    Përmirësimi i stacioneve të autobusëve me tabela elektronike që tregojnë oraret në kohë reale.
    Zgjerimi i rrjetit të linjave për të mbuluar më mirë periferitë e qytetit.

    Autobusë ekologjikë:

    Zëvendësimi i autobusëve të vjetër me autobusë elektrikë ose me gaz natyror për të reduktuar ndotjen. NQP Shkup për momentin menaxhon me 40 autobusë të tillë. Ky numër pritet ty trefishohet së shpejti dhe rrugëve të Shkupit në qarkullim të kemi së paku 120 autobusë ekologjikë.
    Bashkimi Evropian i dhuroi 6 autobusë ekologjikë NQP Shkupit ndërsa ndërmarrja në çdo mbledhje të Këshillit të Qytetit të Shkupit në rend dite ka kërkesën për blerjen e së paku 100 autobusëve të tjerë të tillë.

    Transport alternativ publik:

    Futja e tramvajit modern me goma dhe pa kabllo (si sistemet BRT – Bus Rapid Transit), që janë më të shpejtë dhe më të lirë për t’u zbatuar sesa tramvajet tradicionale. Një projekt i tillë ka marrë dritën jeshile nga Banka Evropiane për Zhvillim, por pritet miratimi në Këshillin e Qytetit të Shkupit.

    Përdorimi i teknologjisë:

    Aplikacione dhe karta elektronike për të lehtësuar pagesat dhe për të planifikuar udhëtimet.
    Monitorim i flotës për të siguruar që autobusët të jenë gjithmonë në kohë.
    Studentët kërkojnë investime dhe reforma në transportin publik 
    Për të ndihmuar funksionimin efikas të transportit publik në Tetovë dy të rinj pak kohë më parë krijuan aplikacionin “GoPublicTransport”.
    “Ky aplikacion ofron informacione praktike për transportin publik dhe jo vetëm, duke bërë që qytetarët të kenë qasje më të lehtë dhe më të qartë në informacionet që iu nevojiten për udhëtimet e tyre. Ideja e këtij aplikacioni ishte që të thjeshtonte dhe përmirësonte mënyrën e shfaqjes së informacionit, duke e bërë atë më të kuptueshëm dhe më të aksesueshëm për përdoruesit”, thonë Jeton Saiti dhe Sufjan Emrullai, krijues të aplikacionit “GoPublicTransport”.

    Sipas tyre aplikacioni tashmë po përdoret jo vetëm nga të rinjtë por edhe mosha e shtyrë.
    “Teknologjia mund të ndihmojë shumë me gjëra si optimizmi i rrugëve dhe ndjekja në kohë reale. Me GPS dhe sisteme inteligjente, është e mundur të ndiqen autobusët, të përshtaten rrugët bazuar në trafikun dhe të parashikohen më saktë oraret e mbërritjes. Kjo do t’i lejonte përdoruesit të planifikonin udhëtimet e tyre më me efikasitet, të reduktonin kohën e pritjes dhe të përmirësonin përvojën e përgjithshme. Ndërsa ne nuk kemi kontroll mbi autobusët ose oraret, shtimi i GPS dhe përditësimeve në kohë reale do të ishte një përmirësim i madh për të gjithë”, shtojnë ata.
    Transporti publik në RMV, në fund të listës evropiane
    Sipas raportit të Komisionit Evropian mbi cilësinë e jetës në Evropë vetëm 47% e qytetarëve në Maqedoninë e Veriut janë të kënaqur me transportin publik. Edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor gjenden në mesin e 10 vendeve me transportin më të keq publik në Evropë. Austria ndërkaq kryeson listën ku 91% e qytetarëve janë të kënaqur me transportin publik.
    Modele evropiane për transport publik të suksesshëm
    Shtetet e zhvilluara evropiane kanë zbatuar disa strategji dhe inovacione për të siguruar transport publik efikas dhe të qëndrueshëm dhe shfaqen si model edhe për vendet e tjera evropiane ku efikasiteti i tyre është shumë i lartë dhe i qëndrueshëm.

    Gjermania – Sistemi i Transportit të Integruar (Berlini)
    Berlini është një shembull i shkëlqyer i një qyteti me transport publik të integruar. Të gjitha llojet e transportit (trama, metro, autobusë dhe trenat e qytetit) janë të lidhura në një sistem të vetëm të biletave dhe orareve, që lejon kalimin e lehtë nga një mjet në tjetrin. Ky sistem i integruar i transportit bën që qytetarët të mund të udhëtojnë me efikasitet dhe pa vonesa, duke përdorur një kartë të vetme për të gjitha llojet e transportit. Gjermania investon gjithashtu në autobusë dhe trena ekologjikë, duke reduktuar emetimet dhe ndotjen.
    Holanda – Përdorimi i Biçikletave dhe Transporti i Qëndrueshëm
    Holanda ka investuar shumë në infrastrukturën për biçikleta, duke e bërë atë një pjesë të rëndësishme të transportit publik. Në qytetet si Amsterdam, njerëzit përdorin biçikleta për të udhëtuar në distanca të shkurtra, dhe ka një rrjet të gjerë rrugësh të dedikuara për biçikleta. Ky model i transportit është i qëndrueshëm dhe ka ndihmuar në uljen e ngarkesës në rrugë dhe ndotjes. Për më tepër, transporti publik është i lidhur ngushtë me përdorimin e biçikletave, pasi qytetarët mund të marrin biçikletat e tyre në trena dhe autobusë.
    Suedia – Transporti Elektrik dhe i Qëndrueshëm (Stokholm)
    Stokholmi është një qytet që ka investuar shumë në transportin elektrik dhe të qëndrueshëm. Ata kanë zbatuar një sistem të transportit publik me autobusë elektrikë dhe trena që përdorin energji të rinovueshme, duke reduktuar emetimet e CO2 dhe duke ofruar një alternativë të pastër për qytetarët. Gjithashtu, qyteti ka një sistem të avancuar të menaxhimit të trafikut që përdor teknologji për të optimizuar fluksin e transportit dhe për të ulur vonesat. Ky sistem ka kontribuar në një transport më të shpejtë dhe më efikas për banorët e Stokholmit.
    Ky tekst është prodhuar si pjesë e projektit “Mediat për BE” i zbatuar nga EUROTHINK dhe partnerët ALDA dhe BIRC, i mbështetur financiarisht nga BE. Qëndrimet e shprehura në tekst janë përgjegjësi vetëm e autorit dhe EUROTHINK-ut dhe nuk pasqyrojnë qëndrimet dhe pikëpamjet e Bashkimit Evropian.
                                                   

  • Organizatat e shoqërisë civile dhe mediat ishin pjesë e punëtorisë “Çfarë është dhe pse është i rëndësishëm Ligji për Shërbimet Digjitale i BE-së?”

    Më 16 janar 2025, në Shkup, në organizim të Fondacionit për Internet dhe Shoqëri – “Metamorfozis”, u mbajt punëtoria “Çfarë është dhe pse është i rëndësishëm Ligji për Shërbimet Digjitale i BE-së?”, dedikuar për organizatat e shoqërisë civile dhe mediat, e në kuadër të projektit “Integrimi i Ballkanit Perëndimor në tregun e vetëm digjital të BE-së”.

    Foto: Meta.mkNë Ballkanin Perëndimor, harmonizimi me Ligjin për Shërbime Digjitale (Digital Services Act – DSA) të Bashkimit Evropian është faktor kyç për krijimin e një hapësire më të sigurt në internet. Vendet tashmë po punojnë për harmonizimin, kurse qeveritë, shoqëria civile dhe kompanitë e teknologjisë duhet të punojnë së bashku për të ndërtuar një qasje rajonale që i forcon të drejtat digjitale dhe i respekton vlerat demokratike.
    Folëset, Dançe Danillovska-Bajdevska, drejtoreshë e programeve në Fondacionin Metamorfozis dhe Despina Kovaçevska, specialiste për monitorimin e mediave, dhanë një pasqyrë të Ligjit Evropian për Kushtet Digjitale, folën për rolin e tij në mbrojtjen e të drejtave themelore dhe luftën kundër gjuhës së urrejtjes dhe dezinformatave, por edhe për ndikimin e ligjit mbi organizatat e shoqërisë civile dhe mediat.

    Foto: Meta.mk
    Foto: Meta.mk

    “Bëhet fjalë për një grup rregullash që i mbrojnë përdoruesit, e inkurajojnë përparimin demokratik dhe e forcojnë besimin në shërbimet digjitale. Me këtë ligj, Bashkimi Evropian vendos një standard global për një internet të drejtë dhe të sigurt për të gjithë. Sipas disa politikanëve në Bruksel, DSA do të sjellë rregull në ‘Perëndimin e Egër’ digjital. Prandaj, është e rëndësishme të kuptojmë se çfarë përmban ky ligj i BE-së”, theksuan folësit në punëtori. Në këtë ngjarje u prezantuan edhe gjetjet e analizës së ndikimit të Ligjit për Shërbime Digjitale të BE-së në kornizën ligjore në Maqedoninë e Veriut.
    Sipas analizës, dokumenti më i rëndësishëm kombëtar që e sqaron përafrimin e legjislacionit kombëtar me rregulloret dhe politikat e BE-së është Programi Kombëtar për Miratimin e Legjislacionit të BE-së (NPAA).

    Për pajtueshmërinë me DSA-në, megjithatë, do të nevojitet një punë e koordinuar e disa ministrive dhe harmonizimi i disa ligjeve maqedonase, siç janë Ligjit për Shërbime Audio dhe Audiovizuale Mediatike, për Mediat, për Komunikimet Elektronike, për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, për Tregtinë Elektronike, për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe shumë të tjera.
    Projekti “Integrimi i Ballkanit Perëndimor në Tregun e Vetëm Digjital të BE-së” synon t’i avancojë standardet e të drejtave digjitale në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe të kontribuojë në integrimin e tij të suksesshëm në Tregun e Vetëm Digjital. Kjo iniciativë paraqet një përpjekje të përbashkët për t’u përballë me standardet e pabarabarta të të drejtave digjitale në vendet e Ballkanit Perëndimor përmes një qasjeje me përfshirje të më shumë palëve të interesuara për të arritur ndryshime domethënëse. Projekti financohet nga Fondacionet e Shoqërisë së Hapur – Ballkani Perëndimor, kurse zbatohet nga Partnerët Serbi (Serbi), Fondacioni Metamorfozis (Maqedoni e Veriut), “Zashto ne?” (Pse jo?) (Bosnje dhe Hercegovinë); OJQ 35 mm (Mali i Zi), “Women in Tech Kosovo” (Kosovë) dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (Shqipëri).

  • FORMOHET RRJETI PËR REFORMA NË ARSIMIN E LARTË

    Në kuadër të projektit “Përfaqësim për zhvillim gjithëpërfshirës”, i mbështetur financiarisht nga Qeveria e Zvicrës përmes programit CIVIKA Mobilitas, është formuar një rrjet joformal ekspertësh, i quajtur „KLASTER 3 dhe reformat në arsimin e lartë“.
    Forumi për Politika të Arsyeshme (FRP), së bashku me Institutin për Shkenca Sociale dhe Humane – Shkup (ISHSH-S) dhe Institutin Ballkanik për Bashkëpunim Rajonal (BIRC), që e realizojnë këtë projekt, informojnë se Rrjeti do të punojë në përgatitjen e analizave, raporteve monitoruese dhe politikave të propozuara, me fokus në lidhjen ndërsektoriale midis ekonomisë dhe arsimit.
    Rrjeti përfaqëson një ndërthurje të përfaqësuesve nga sektorët e arsimit të lartë, shkencës, komunitetit start-up dhe komunitetit sipërmarrës, dhomat e tregtisë, si dhe sektori i kulturës në fushën e industrive kreative, vendimmarrës në sektorët përkatës të politikave të Klasterit 3 për reforma.Në takimin themelues, anëtarët e rrjetit u pajtuan për nevojën e reformave gjithëpërfshirëse në arsim dhe u angazhuan që në mënyrë vullnetare të mbështesin qëndrimet dhe rekomandimet e sjella brenda rrjetit dhe projektit “Përfaqësim për zhvillim gjithëpërfshirës”, nëse ato janë në përputhje me qëndrimet e tyre.
    Gjatë takimit u përcaktuan gjithashtu objektivat e rrjetit, parimet e punës, mënyra e rrjetëzimit dhe e vendimmarrjes. Po ashtu, u miratua edhe rregullorja dhe udhëzimet e punës, me të cilat përcaktohen parimet dhe mënyrat e rrjetëzimit.
    Siç informojnë organizatat partnere që e realizojnë projektin “Përfaqësim për zhvillim gjithëpërfshirës”, qëllimi i Rrjetit është avokimi për politika që do të çojnë në harmonizim thelbësor të politikave arsimore dhe shkencore-kërkimore të Maqedonisë së Veriut me parimet e Procesit të Bolonjës.
    “Në kuadër të objektivave të Rrjetit janë paraparë hartimi i politikave të propozuara për decentralizimin e sferës akademike, nga përmbajtjet dhe stilet mësimore, deri te eksperimentimi me forma dhe mundësi të internacionalizimit, përmes të drejtës për të njohur dhe mos njohur diplomat dhe për të vendosur kritere të veta për përzgjedhje në tituj. Detaji tekniko-burokratik nuk duhet të jetë mbi thelbin dhe vlerat, dhe këto nuk duhet të sakrifikohen në emër të mekanizmave të menaxhimit që gjithmonë janë subjekt i adaptimit,” thuhet në njoftimin e organizatave.
    Gjithashtu, përmes Rrjetit promovohen përkushtimi ndaj vlerës themelore nga e cila ka dalë Procesi i Bolonjës përmes Konventës së Lisbonës për njohjen e diplomave.“Rrjeti duhet të hartojë politika për lidhjen e të gjitha fushave dhe disiplinave akademike me ekonominë, nga zhvillimi teknologjik deri te kultura si industri kreative, si dhe të ndërtojë lidhje të ngushta midis komunitetit akademik dhe biznesit, ndër të tjera përmes projekteve pilot si iniciativa start-up që dalin nga punëtori apo takime të organizuara nga Rrjeti, e të ngjashme,” informojnë organizatat.
    Përndryshe, qëllimi kryesor i projektit “Përfaqësim për zhvillim gjithëpërfshirës” është të kontribuojë në një arsim të lartë më të mirë dhe më cilësor, të integruar thellësisht në rrjedhat ekonomike në shtet dhe jashtë tij, ku kërkimi dhe shkenca do të shndërrohen në sektorin real dhe do të jenë pjesë e pandashme e ndërtimit të politikave publike në shtet, ku të rinjtë studentë të suksesshëm do të gjejnë strehë të sigurt akademiko-ekonomike, dhe në këtë mënyrë të ulet largimi i trurit.

    Teksti është zhvilluar në kuadër të projektit “Përfaqësim për zhvillim gjithëpërfshirës”, i mbështetur financiarisht nga Qeveria e Zvicrës përmes programit Civica Mobilitas.
    Përmbajtja e këtij teksti është përgjegjësi e vetme e Forumit për Politika të Arsyeshme, IOHN dhe BIRC dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet se pasqyron pikëpamjet e Qeverisë së Zvicrës, Civica Mobilitas ose organizatave të saj zbatuese.

  • KE: TË FORCOHET ROLI I OSHC-VE NË VENDIMMARRJE

    “Organizatat e shoqërisë civile luajnë një rol kyç në forcimin e vetëdijes mbi rëndësinë e integrimit në BE’’, thotë Besa Kadriu, profesore e të Drejtës Administrative dhe Shërbimit Publik në Universitetin e Evropës Juglindore.Ndërkaq, sipas Gyner Basha Nebiu nga organizata ANTICO, “shoqëria civile luan një rol thelbësor në forcimin e lidhjes midis institucioneve shtetërore dhe qytetarëve gjatë procesit të integrimit në Bashkimin Evropian. Merita Zulfiu Alili, profesore universitare, në kuadër të angazhimit të saj në “Rrjetin e Grave në Shkencë” thekson rëndësinë e edukimit të hershëm në formësimin e interesit të vajzave të reja për shkencën. “Shoqëria civile është një aktor kyç në informimin e qytetarëve për përfitimet dhe sfidat që lidhen me integrimin në BE. Ajo realizon fushata ndërgjegjësuese dhe ofron trajnime për të ndihmuar qytetarët të kuptojnë rëndësinë e këtij procesi”, thotë Abdulla Azizi, profesor dhe dekan i Fakultetit të Shkencave Sociale Bashkëkohore në Universitetin e Evropës Juglindore
    Autore: Genta Abdiji
    Organizatat e shoqërisë civile (OSHC) në Maqedoninë e Veriut funksionojnë në një mjedis përgjithësisht mundësues, vlerëson Brukseli. Megjithatë, në raportin e Komisionit Evropian (KE) për progresin e vendit në rrugën evropiane thuhet se qeveria duhet ta integrojë shoqërinë civile në fushat prioritare dhe në aktivitetet e konsultimit.
    “Kornizat ekzistuese ligjore dhe financiare duhet të ndryshohen dhe të zbatohen, veçanërisht për të siguruar mekanizma të qëndrueshëm për ofrimin e financimit publik transparent për OSHC-të. Përpjekje urgjente nevojiten për të rifilluar aktivitetet e Këshillit për Bashkëpunim midis Qeverisë dhe Shoqërisë Civile”, rekomandon Komisioni Evropian.
    OSHC-të, rol kyç në procesin integrues
    “Organizatat e shoqërisë civile luajnë një rol kyç në forcimin e vetëdijes mbi rëndësinë e integrimit në BE’’, thotë Besa Kadriu, profesore e të Drejtës Administrative dhe Shërbimit Publik në Universitetin e Evropës Juglindore.

    Ajo thekson se ato kontribuojnë nëpërmjet informimit, edukimit dhe mobilizimit të qytetarëve, duke organizuar fushata informuese dhe trajnime për përfitimet dhe sfidat e integrimit.
    Sipas saj, këto organizata gjithashtu monitorojnë dhe vlerësojnë politikat publike për të siguruar që ato përputhen me standardet që kërkon BE-ja.
    Puna e tyre për promovimin e vlerave evropiane si barazia, sundimi i ligjit dhe transparenca është thelbësore për procesin e integrimit.
    OSHC-të, ndikim më të madh në ndërgjegjësimin publik
    Raport i fundit i “Projektit të Drejtësisë Botërore” rendit Maqedoninë e Veriut të 67-ën nga 142 vende për respektimin e sundimit të ligjit, duke theksuar nevojën për të përmirësuar hapësirën që OSHC-të kanë për të ndikuar më fuqishëm në ndërgjegjësimin publik.
    Këto të dhëna dhe raporte tregojnë qartë se shoqëria civile në Maqedoninë e Veriut luan një rol të rëndësishëm në përgatitjen e vendit për integrimin në BE, përmes avokimit, edukimit publik dhe krijimit të një kulture të qëndrueshme qytetare.
    Shoqëria civile, urë lidhëse mes qeverisë dhe qytetarëve
    Sipas Gyner Basha Nebiu nga organizata ANTICO, “Shoqëria civile luan një rol thelbësor në forcimin e lidhjes midis institucioneve shtetërore dhe qytetarëve gjatë procesit të integrimit në Bashkimin Evropian (BE).

    “Në shërbejmë si lidhje mes qytetarëve dhe institucioneve duke rritur ndërgjegjësimin, promovuar transparencën dhe krijuar mundësi për pjesëmarrje demokratike. Kjo qasje siguron që procesi i integrimit të jetë më gjithëpërfshirës, i besueshëm dhe i përshtatur me standardet evropiane”, thekson Basha Nebiu.
    Të fuqizohet edukimi i hershëm
    Merita Zulfiu Alili, profesore universitare, në kuadër të angazhimit të saj në “Rrjetin e Grave në Shkencë” thekson rëndësinë e edukimit të hershëm në formësimin e interesit të vajzave të reja për shkencën.

    “Fillimisht, është e domosdoshme të fuqizohet edukimi i hershëm, duke prezantuar shkencën si një fushë të arritshme dhe interesante përmes programeve mësimore gjithëpërfshirëse dhe aktiviteteve jashtëshkollore. Një tjetër hap kyç është promovimi i modeleve të suksesshme femërore në shkencë, përmes fushatave mediatike dhe eventeve që frymëzojnë vajzat e reja të ndjekin pasionet e tyre. Për më tepër, përmirësimi i qasjes ndaj informacionit mbi karrierat shkencore dhe ndërlidhja e mundësive lokale me ato evropiane përmes partneriteteve me BE-në mund të nxisin më shumë vajza të angazhohen në këtë fushë”, vlerëson Zulfiu Alili.
    OSHC-të, monitorim i  politikave publike
    Abdulla Azizi, profesor dhe dekan i Fakultetit të Shkencave Sociale Bashkëkohore në Universitetin e Evropës Juglindore, shprehet se organizatat e shoqërisë civile (OSHC) kanë një rol thelbësor në rritjen e ndërgjegjësimit publik lidhur me integrimin në Bashkimin Evropian.
    “Shoqëria civile është një aktor kyç në informimin e qytetarëve për përfitimet dhe sfidat që lidhen me integrimin në BE. Ajo realizon fushata ndërgjegjësuese dhe ofron trajnime për të ndihmuar qytetarët të kuptojnë rëndësinë e këtij procesi,” shprehet Azizi.

    Azizi vë në dukje gjithashtu se OSHC-të janë të përfshira në monitorimin dhe vlerësimin e politikave publike që ndikojnë në integrimin evropian.
    “Organizatat joqeveritare gjithashtu lobojnë për reforma të nevojshme dhe promovojnë vlerat evropiane si barazia, transparenca dhe shteti i së drejtës,” thotë ai.
    Përmirësimi i bashkëpunimit mes shoqërisë civile dhe institucioneve të administratës publike
    “Përmirësimi i bashkëpunimit mund të fillojë me forcimin e mekanizmave të formalizuar për dialog, si këshillat e përbashkëta dhe forumet konsultative’’, thotë Besa Kadriu, profesore.
    Sipas saj, angazhimi i organizatave në hartimin dhe zbatimin e politikave është një hap i rëndësishëm për të siguruar që zëri i qytetarëve të jetë i pranishëm në vendimmarrje.
    Bashkëpunimi i ngushtë me institucionet publike ndihmon në realizimin e një politikbërjeje të bazuar në transparencë dhe llogaridhënie.
    Azizi ndërkaq thekson rëndësinë e forcimit të kapaciteteve të shoqërisë civile për shfrytëzimin e burimeve financiare.
    “OSHC-të duhet të rrisin kapacitetet e tyre për të menaxhuar projekte të financuara nga BE-ja dhe të kenë një menaxhim më të mirë të burimeve. Ky është një element kyç për të siguruar që organizatat të mund të aplikojnë për fondet e BE-së dhe të realizojnë projekte të suksesshme,” thotë ai.
    Kontributi i shoqërisë civile në përmirësimin e procesit të politikëbërjes në shoqëritë multi-etnike
    ‘’Shoqëria civile ka një rol të rëndësishëm në forcimin e urave midis komuniteteve dhe në promovimin e dialogut ndër-etnik’’, thotë Besa Kadriu, profesore.
    Sipas saj, shoqëria civile avokon për politika përfshirëse që respektojnë barazinë dhe të drejtat e njeriut, duke organizuar trajnime për tolerancë duke rritur vetëdijen mbi çështjet ndër-etnike. Shoqëria civile gjithashtu ndihmon në zbatimin e të drejtave të pakicave dhe identifikimin e boshllëqeve, duke mundësuar hapësira të reja për përmirësime në politikëbërje.
    Qeveria, fonde buxhetore për OSHC-të
    Qeveria në programin e saj për vitin 2024-2028 zotohet se do të sigurojë fonde buxhetore për të mbështetur organizatat civile me qëllim zhvillimin cilësor të shoqërisë civile.
    “Qëllimi i fondit të garancisë do të jetë mbështetja financiare për organizatat civile që aplikojnë dhe janë fituese të projekteve nga fondet evropiane dhe të tjera, siç janë fondet IPA, Horizon Europe, Climate-KIC, InvestEU, Digital Europe dhe të tjera, për të cilat kërkohet një përqindje pjesëmarrjeje, pra bashkëfinancim”, thuhet në programin e qeverisë.
    Sipas qeverisë, përmes futjes së mjeteve digjitale në punën dhe bashkëpunimin me sektorin e OJQ-ve, do të funksionalizohet portali për bashkëpunim me shoqërinë civile, i cili do të shërbejë si një qendër burimore online. Do të realizohet një reformë gjithëpërfshirëse e sistemit të sponsorizimeve për organizatat që kryejnë aktivitete publike, e cila do të nënkuptojë organizata civile të forcuara, si dhe mekanizma të qëndrueshëm, të hapur dhe transparentë për dhënien e donacioneve dhe sponsorizimeve.

    Ky tekst është prodhuar si pjesë e projektit “Mediat për BE” i zbatuar nga EUROTHINK dhe partnerët ALDA dhe BIRC, i mbështetur financiarisht nga BE. Qëndrimet e shprehura në tekst janë përgjegjësi vetëm e autorit dhe EUROTHINK-ut dhe nuk pasqyrojnë qëndrimet dhe pikëpamjet e Bashkimit Evropian.
                                                   

  • PUNËSIMI I FEMRAVE NË RMV MBETET NËN NIVELIN E BE-SË

    Në total në Maqedoninë e Veriut, vetëm 292 168 gra janë të punësuara, që përfaqëson rreth 15,91% të popullsisë së përgjithshme. Kjo përqindje e ulët e grave të punësuara përbën kambanë alarmi për autoritetet që të ndërmarrin masa për të rritur përfshirjen e grave në tregun e punës. Për të nxitur punësimin e grave të margjinalizuara, është thelbësore që ato të pajisen me aftësi digjitale dhe të mbështeten për t’u integruar në tregun e punës, thekson Shpresa Alija, profesore. “Në Maqedoninë e Veriut kemi një kornizë të fortë ligjore, por çështja shpesh qëndron në zbatimin e këtyre ligjeve. Ne kemi nevojë për mekanizma më të rreptë për të kontrolluar zbatimin dhe për të vlerësuar efikasitetin e tyre”, thotë Teodora Mileska, aktiviste kombëtare e OKB-së për barazinë gjinore. “Normat kulturore dhe stereotipet gjinore kanë një ndikim të ndjeshëm në vendimet dhe mundësitë që u ofrohen grave në tregun e punës. Pritshmëritë tradicionale, si roli i grave si kujdestare kryesore të familjes, i kufizojnë ato në ndjekjen e karrierës dhe zhvillimit profesionale”, thotë Lumturije Mehmedi-Sinani, lehtësuese Globale e Zhvillimit të Karrierës si dhe drejtoreshë e Qendrës së Karrierës në UEJL.
    Autore: Luisa Residi
    Në Maqedoninë e Veriut vetëm 37 379 gra janë regjistruar si të papuna, ndërsa një numër shumë më i madh, 440 453 gra konsiderohen joaktive në tregun e punës. Kategoria e grave joaktive përfshin ato që nuk janë as të regjistruara si të papuna në entin për punësim, gjë që sinjalizon një problem edhe më të thellë sesa papunësia.

    2023- Personat e papunë dhe joaktivë sipas gjinisë – Gjinia Femërore

    Të papunë
    Joaktive

    Total
    37 379
    440 453

    Burimi:stat.gov.mk
    Në total në Maqedoninë e Veriut, vetëm 292 168 gra janë të punësuara, që përfaqëson rreth 15,91% të popullsisë së përgjithshme. Kjo përqindje e ulët e grave të punësuara përbën kambanë alarmi për autoritetet që të ndërmarrin masa për të rritur përfshirjen e grave në tregun e punës.
    Krahasimi me Bashkimin Evropian
    Në vitin 2024, norma mesatare e papunësisë së grave është rreth 6,1% në Bashkimin Evropian dhe 6,6% në eurozonë. Megjithatë, ndryshimet midis vendeve janë të ndjeshme, me norma më të ulëta në disa vende si Zvicra (2%) dhe më të larta në të tjera, si Italia (7,5%).
    Në Maqedoninë e Veriut, papunësia e grave është një problem i rëndësishëm, por normat e sakta ndryshojnë bazuar në burimet dhe periudhat kohore. Sipas të dhënave të fundit, papunësia e përgjithshme e grave në vend arrin mesatarisht rreth 15-18% për vitet e fundit. Krahasuar me burrat, gratë përballen me më shumë sfida në tregun e punës, veçanërisht në zonat rurale dhe për shkak të rolit të theksuar të kujdesit shtëpiak dhe kufizimeve shoqërore që ndikojnë në përfshirjen e tyre aktive në ekonomi.
    “Gratë të pajisen me aftësi digjitale”
    Për të nxitur punësimin e grave të margjinalizuara, është thelbësore që ato të pajisen me aftësi digjitale dhe të mbështeten për t’u integruar në tregun e punës, thekson Shpresa Alija, profesore.

    “Përmes projekteve si Trajnerët e Mësimit Digjital Gjithëpërfshirës të Universitetit dhe Biznesit (TMDGUB), u dëshmua se një aleancë mes universitetit, biznesit dhe komunitetit mund të krijojë një ndikim të qëndrueshëm. Gratë që merren me biznes në zonat rurale, për shembull, janë fuqizuar për të rritur vizibilitetin e tyre në treg dhe për të përdorur teknologjinë në favor të tyre. Në këtë proces, mentorimi dhe krijimi i burimeve të qasshme, si videot tutoriale dhe udhëzimet praktike, kanë qenë vendimtare për të arritur këtë qëllim”, shton ajo.
    Alija thekson se një tjetër aspekt kyç për të mbështetur gratë e margjinalizuara është krijimi i besimit në përdorimin e sistemeve elektronike dhe mbrojtja nga rreziqet kibernetike. Përmes trajnimeve të fokusuara dhe mentorimit, ato kanë mësuar të realizojnë pagesa elektronike, të kryejnë porosi online dhe të promovojnë bizneset e tyre në platformat digjitale.
    “Këto aftësi jo vetëm që i ndihmojnë të jenë më konkurruese në treg, por gjithashtu i fuqizojnë për të ndërtuar një të ardhme më të qëndrueshme për veten dhe komunitetin e tyre” shton ajo.
    Masa për inkurajimin e punësimit të grave nëpërmjet uljes së diskriminimit në vendin e punës
    Diskriminimi në vendin e punës shpeshherë nuk konsiderohet si një faktor tejet i rëndësishëm, por në realitet, ai ndikon drejtpërdrejt në nivelin e ulët të punësimit të grave. Shumë gra janë të detyruara të lënë vendin e tyre të punës për shkak të diskriminimit, ndërsa një pjesë tjetër hezitojnë të hyjnë në tregun e punës për shkak të frikës nga trajtimi i padrejtë. Për më tepër, hendeku i pagave përbën një pengesë shtesë, duke ndikuar negativisht në motivimin dhe pjesëmarrjen e grave në tregun e punës.
    “Në Maqedoninë e Veriut kemi një kornizë të fortë ligjore, por çështja shpesh qëndron në zbatimin e këtyre ligjeve. Ne kemi nevojë për mekanizma më të rreptë për të kontrolluar zbatimin dhe për të vlerësuar efikasitetin e tyre”, thotë Teodora Mileska, aktiviste kombëtare e OKB-së për barazinë gjinore.

    Ajo thekson gjithashtu se është thelbësore që gratë të edukohen për të drejtat e tyre në vendin e punës.
    “Shpesh, ata nuk janë të vetëdijshëm se disa praktika gjatë procesit të punësimit ose në vendin e punës mund të konsiderohen diskriminuese, kështu që ofrimi i kësaj njohurie është çelësi për fuqizimin e tyre,” shton ajo.
    Masa konkrete që BE ka ndërmarrë për të nxitur punësimin e grave
    Disa masa që BE-ja ka aplikuar në nxitjen e punësimit të grave janë:

    Direktiva për Lejen Prindërore dhe Kujdesin Familjar

    U miratua në vitin 2019 dhe kërkon që çdo prind të ketë të drejtë për të paktën 4 muaj leje prindërore, nga të cilët 2 muaj janë të patransferueshëm. Kjo nxit burrat të marrin pjesë në kujdesin familjar, duke lehtësuar kthimin e grave në punë.

    Programi Horizon Europe

    Financimi për gratë në kërkime dhe inovacion, duke përfshirë grante për projekte të drejtuara nga gra shkencëtare.

    Platforma “EURES” për Punësim Ndërkufitar

    Siguron informacione dhe mundësi punësimi për gratë në të gjithë BE-në.

    Fondi i BE-së për Kujdesin e Fëmijëve

    Financim për ndërtimin e qendrave të kujdesit për fëmijët dhe përmirësimin e cilësisë së tyre në vendet anëtare. Objektivi i BE-së është që të sigurohet kujdes për të paktën 33% të fëmijëve nën moshën 3 vjeç dhe 90% të atyre nga 3 deri në moshën e shkollës.

    Programi për Gratë Sipërmarrëse (ËEgate)

    Një platformë online që ofron burime, mentorim dhe financim për gratë që duan të fillojnë ose zhvillojnë biznese.

    Transparenca e Pagave

    BE ka vendosur që kompanitë me më shumë se 250 punonjës të raportojnë publikisht mbi diferencat gjinore në paga, duke nxitur barazinë në vendin e punës.

    Projekti “Skills Agenda”

    Mbështet gratë në përvetësimin e aftësive të reja, veçanërisht në sektorët digjitalë dhe të gjelbër.

    Iniciativa për Gratë në Bujqësi

    Financim për gratë që duan të krijojnë biznese bujqësore ose të zhvillojnë aktivitete ekonomike në zonat rurale si dhe trajnime dhe asistencë teknike për gratë në sektorin bujqësor.
    Faktori kryesor i papunësisë së grave në RMV
    Gjatë dy dekadave të fundit, përparimi i dukshëm i grave në arritjet arsimore në nivel global nuk është reflektuar në mënyrë të barabartë në përmirësimin e pozitës së tyre në tregun e punës. Në shumë rajone të botës, gratë, krahasuar me burrat, kanë më shumë gjasa të mbeten të papuna dhe përballen me më pak mundësi për t’u punësuar. Edhe kur u jepet rasti për të hyrë në tregun e punës, shpesh ato janë të detyruara të pranojnë punë me cilësi më të ulët, shpesh të paguara më pak dhe me më pak siguri ekonomike.
    Një faktor tjetër i rëndësishëm që ndikon në këtë pabarazi është shpërndarja e pabarabartë e përkujdesjes dhe punëve të shtëpisë, të cilat në shumicën e rasteve mbeten përgjegjësi kryesisht e grave. Këto detyra, të cilat zakonisht nuk paguhen, krijojnë një barrë të madhe që ndikon negativisht në pjesëmarrjen e tyre në tregun e punës dhe në përparimin profesional.
    “Normat kulturore dhe stereotipet gjinore kanë një ndikim të ndjeshëm në vendimet dhe mundësitë që u ofrohen grave në tregun e punës. Pritshmëritë tradicionale, si roli i grave si kujdestare kryesore të familjes, i kufizojnë ato në ndjekjen e karrierës dhe zhvillimit profesional. Për më tepër, mungesa e strukturave mbështetëse, si shërbimet për kujdesin ndaj fëmijëve, e bën të vështirë balancimin e përgjegjësive familjare dhe profesionale”, thotë Lumturije Mehmedi-Sinani, lehtësuese Globale e Zhvillimit të Karrierës si dhe drejtoreshë e Qendrës së Karrierës në UEJL.

    Ajo shton se shoqëria jonë ende përballet me paragjykime që i shohin disa profesione si ‘role burrash’, duke e bërë të vështirë për gratë hyrjen dhe avancimin në fusha si teknologjia, inxhinieria apo pozitat menaxheriale të larta.
    “Edhe kur gratë arrijnë të hyjnë në këto profesione, shpesh përballen me skepticizëm për aftësitë e tyre, gjë që ndikon negativisht në vetëbesimin e tyre dhe në mënyrën se si perceptohen nga punëdhënësit”, thotë Mehmedi-Sinani.
    “Megjithatë, kemi filluar të shohim përparime të rëndësishme. Gjithnjë e më shumë gra po sfidojnë këto stereotipe, duke u bërë modele frymëzimi për brezat e ardhshëm. Shembujt e tyre jo vetëm që ndryshojnë perceptimet shoqërore, por gjithashtu hapin rrugën për një mjedis më të barabartë dhe të drejtë për të gjithë”, shton ajo.
    Ky tekst është prodhuar si pjesë e projektit “Mediat për BE” i zbatuar nga EUROTHINK dhe partnerët ALDA dhe BIRC, i mbështetur financiarisht nga BE. Qëndrimet e shprehura në tekst janë përgjegjësi vetëm e autorit dhe EUROTHINK-ut dhe nuk pasqyrojnë qëndrimet dhe pikëpamjet e Bashkimit Evropian.
                                                   

  • Apliko per trajnimet per Zhvillimi Personal  dhe Përgatitje për punë dhe avancimi në karrierë

    Së shpejti fillojmë me modulin e trete dhe të katërt të inicijativës “Empower Her” me modulet 

    Zhvillimi Personal    dhe  Përgatitja për punë dhe avancimi në karrierë
    Bashkangjitu edhe ti
    Moduli 3: Zhvillimi Personal
    Dita 1: Vendosja e qëllimeve dhe menaxhimi i kohësPërshkrimi: Përmes punëtorive dhe aktiviteteve, pjesëmarrësit do të vendosin qëllime personale dhe profesionale. Ata do të mësojnë teknika efektive për menaxhimin e kohës për të përparësuar detyrat dhe për të arritur qëllimet.
    Dita 2: Vetëbesimi dhe aftësitë e komunikimitPërshkrimi: Ky aktivitet fokusohet në rritjen e vetëbesimit dhe përmirësimin e aftësive të komunikimit. Pjesëmarrësit do të marrin pjesë në role, ushtrime për të folur në publik dhe aktivitete për ndërtimin e vetëbesimit.
    Dita 3: Menaxhimi i stresit dhe mirëqeniaPërshkrimi: Pjesëmarrësit do të eksplorojnë teknika për menaxhimin e stresit, përfshirë ushtrime për vëmendje dhe relaksim. Ata gjithashtu do të mësojnë për mirëqenien e përgjithshme dhe rëndësinë e kujdesit për veten.

    Moduli 4: Përgatitja për punë dhe avancimi në karrierë
    Dita 1: Shkrimi i CV-së dhe letrës motivuese efektivePërshkrimi: Në këtë punëtori, pjesëmarrësit do të marrin udhëzime për krijimin e CV-ve dhe letrave motivuese tërheqëse. Ata do të kuptojnë si të theksojnë aftësitë dhe përvojat e tyre në mënyrë efektive.
    Dita 2: Aftësitë dhe teknikat për intervistëPërshkrimi: Pjesëmarrësit do të praktikojnë aftësitë për intervista, përfshirë përgjigjen ndaj pyetjeve të zakonshme dhe prezantimin me vetëbesim. Do të organizohen simulime të intervistave dhe sesione për komente.
    Dita 3: Ndërtimi i një rrjeti profesionalPërshkrimi: Do të organizohen ngjarje për rrjetëzim për të ndihmuar pjesëmarrësit të zgjerojnë kontaktet e tyre profesionale. Do të mësohet për rëndësinë e rrjetëzimit për avancimin në karrierë dhe do të marrin udhëzime për krijimin e lidhjeve domethënëse.

    Related

    Shuip Marku
    Share This Story, Choose Your Platform!

Нема повеќе содржини

Нема повеќе содржини