SHOQATA PËR BASHKËPUNIM RINOR NDËRKOMBËTAR INTERAKTIV – MANASTIR

Buxheti: 90.500 denarë


Periudha e zbatimit: 22.04.2020 – 22.06.2020

Konstituentët

TË RINJTË NGA MJEDISET RURALE NË REGJIONIN E PELLAGONISË

Rreth projektit të mbështetur nga Civika mobilitas

Aplikimi i veglave TI për komunikim në funksion të mbështetjes psiko-sociale dhe motivimit të rinjve në mjediset rurale në Regjionin e Pellagonisë gjatë kohës me COVID-19

Pse është i nevojshëm aksioni

Shëndeti mendor dhe mirëqenia e të rinjve nga mjediset rurale në Regjionin e Pellagonisë ka rëndësi të veçantë për paraqitjen e përkohshme të COVID-19. Kuptohet se gjatë një epidemie të tillë, njerëzit ndjejnë frikë, janë të brengosur, të shqetësuar dhe të ngopur nga ndryshimi i vazhdueshëm i informatave dhe mbulimit mediatik lidhur me përhapjen e virusit. Edhe pse rëndësi të veçantë ka informimi, megjithatë shëndeti mendor te të rinjtë nga mjediset rurale paraqet sfidë serioze, të cilit duhet t’i kushtohet vëmendje e madhe. Përpjekjet tona janë në drejtim të bindjes të rinjve nga mjediset rurale se përmes aplikimit të veglave TI për komunikim, tekstet si dhe online bisedat do të jenë të kapshme dhe do të kenë vazhdimësi gjatë krizës me COVID-19.

OBJEKTIVAT DHE REZULTATET

Objektivi i përgjithshëm: Qasje strategjike për ballafaqimin me stresin dhe shqetësimin te të rinjtë nga mjediset rurale në Regjionin e Pellagonisë përmes aplikimit të veglave TI për komunikim.

Objektivi specifik: Rritja e vetëdijes te të rinjtë nga mjediset rurale për rëndësinë e shëndetit mendor dhe mirëqenies.

Rezultatet

  1. Rritja e vetëdijes te të rinjtë nga mjediset rurale për rëndësinë e shëndetit mendor gjatë pandemisë;
  2. Aplikimi praktik i veglave TI për komunikim gjatë realizimit të aktiviteteve të ndryshme.

AKTIVITETET

  1. Punëtori tematike dhe online sesione në pëlqim me interesimet e tyre, gjenerimi i ideve për përgatitjen e videos të përbashkët lidhur me praktikat për të rinjtë e tjerë,
  2. Krijimi i videos prej 1 minute me mesazh për të gjithë të rinjtë
  3. Doracak online për mbështetje mendore dhe sociale dhe publikimi në ueb faqe dhe mediat sociale.

Ueb faqja