Glokal discussions logo

Ftesë për promovimin e analizës për kohezion në shoqërinë tonë

Glokal discussions logoShoqata Diversity Media dhe Televizioni Alsat M, Ju ftojnë në ngjarjen përmbyllëse të projektit “Diskutime Glokale”, mbështetur nga Civica Mobilitas.

Shoqata Diversity Media dhe Televizioni Alsat M, Ju ftojnë në ngjarjen përmbyllëse të projektit “Diskutime Glokale”, mbështetur nga Civica Mobilitas.

Pas 12 debate publike për gjashtë tema në 12 qytete të Maqedonisë, përgatitëm një analizë për mendimet e qytetarëve për një çështje, por që vinë nga ambiente të ndryshme, analizë që është një dritare e vogël nëpërmjet të së cilës shihet se sa është kohezioni i shoqërisë tonë. Analiza është publikuar në formë broshure e cila do të promovohet në ngjarjen përmbyllëse të projektit.

Në ngjarjen për kohezionin në shoqëri do të flasin:
Petrus Theunisz, Tim lideri ndërkombëtar i Civica Mobilitas
Nano Ruzhin, Profesor universitar
Albert Musliu, ADI / Analist

Broshurën do ta prezantojnë:
Nazim Rashidi, Gazetar Alsat M / Kryetar i Diversity Media
Bashkim Bakiu, Politolog

Ngjarja do të zhvillohet të hënën, më 07.11.2016, më ora 13.00, në ambientet e Librarisë së Çarshisë, Çarshia e Vjetër, Shkup.

Glokal discussions logo

Për projektin:
Qytetarët e Maqedonisë rrallë herë kanë mundësinë që personalisht të marrin pjesë në debate për tema aktuale me intelektualë, artistë, akademikë dhe ekspertë nga e gjithë Maqedonia. Aq më rrallë kanë mundësi ta ndjejnë se në atë formë në mënyrë aktive duhet të kontribuojnë për zgjidhjen e problemeve dhe në përmirësimin e kushteve për jetesë në nivel lokal.

Prandaj, për ta përmirësuar gjendjen me lirinë e të shprehurit dhe për të nxitur më shumë debate dhe diskutime, e njëkohësisht për ta përforcuar qeverisjen e mirë në nivel lokal dhe qendror, Diversity Media realizoi projektin Dikutime Glokale. Në të, përmes 12 debateve publike krijuam hapësirë për debat publik për tema të rëndësishme dhe probleme në nivel shtetëror, por duke ju dhënë mundësi të gjithë qytetarëve në Maqedoni të shprehin mendimin e tyre dhe të kontribuojnë për këto tema. Në këto diskutime u përfshinë edhe krijues lokalë të politikave, intelektualë, gazetarë, dhe që është më me rëndësi – banorët lokalë.

Në 12 qytete të ndryshme u diskutua për gjashtë tema të ndryshme, ndërsa Diversity Media përgatiti edhe produkte mediatike, të cilët u publikuan në platformën e Diversity Media, Televizionin Alsat-M, si dhe në rrjetet sociale të organizatës. U përgatit edhe një broshurë me analiza komparative për atë se si perceptohen temat, gjegjësisht problemet e njëjta në dy mjedise të ndryshme.

Projekti u realizua me mbështetje të Civica Mobilitas, ndërsa partner në realizimin e tij është Alsat-M.