|

Shoqata e qytetarëve RUBIKON Shkup

Buxheti i përgjithshëm: 323.000 denarë

Kohëzgjatja: 4 muaj (01.12.2021 – 31.03.2022)

KONSTITUENTËT

Fëmijët në Shtëpinë edukative-korrektues Tetovë, zyrtarë nga Departamenti për trajtim, Policia e burgjeve dhe Departamenti për punë profesionale-edukative dhe familjet biologjike të fëmijëve në DPD Tetovë.

PËR PROJEKTIN E MBËSHTETUR NGA CIVIKA MOBILITAS

Mbështetja e fëmijëve në konflikt me ligjin

PËR ÇKA NEVOJITET AKSIONI

Shtëpia edukative-korrektuese Tetovë është institucion korrektues i specializuar i tipit gjysmë të hapur, funksioni kryesor i të cilit është realizimi i riedukimit të të miturve dhe meshkujve të rritur të moshës 14 deri në 23 vjeç, kryes të veprave të ndryshme, të cilët me vendim të gjykatës dënohen me burgim. Kohëzgjatja e masës është nga një deri në pesë vjet.

Shkalla e recidivizmit në mesin e të dënuarve në Maqedoni është shumë e lartë, veçanërisht tek fëmijët dhe të rinjtë. Për shkak të dobësive në sistem dhe procesit të risocializimit në dhjetë vitet e fundit, shumë fëmijë dhe të rinj kthehen në sistemin penitenciar. Për shkak të gjendjes jo të mirë ekonomike të prindërve, vizitat nga familjet biologjike të fëmijëve në Shtëpinë edukative-korrektuese Tetovë janë shumë të rralla dhe në të njëjtën kohë janë të nevojshme për risocializim dhe përfshirje të suksesshme në familje dhe komunitet më gjerë. Mbështetje shtesë nevojitet për fëmijën e mbrojtur dhe familjen e tij të ngushtë në ndërtimin e marrëdhënieve dhe klimës së mbështetjes reciproke. Gjithashtu, nevojitet edukim dhe motivim për zyrtarët në Departamentin për punë profesionale-instruktive dhe pajisje shtesë të veglave për punë në punëtori. Specializimi i punës forcon aftësitë e punësimit dhe përfshirjes sociale të këtij grupi personash të margjinalizuar pas përfundimit të masës.

QËLLIMET HDE REZULTATET

Qëllimi i përgjithshëm: Kontribut ndaj zvogëlimit të recidivizmit te fëmijët në periudhën post-penale.

Qëllimi specifik:

Fuqizimi i kompetencave te fëmijët dhe profesionistët në SHEK Tetovë për ri-integrim post-penal të rinjve në komunitet.

REZULTATET

  1. Zhvillimi i aftësive te fëmijët për rehabilitimin penal dhe përfshirjen në komunitet në periudhën pas përfundimit të masës.
  2. Mbështetje e realizuar për zyrtarët e Departamentit për trajtimin e fëmijëve dhe policisë së burgjeve dhe departamentit për çështje profesionale-mësimore në realizimin e rehabilitimit të fëmijëve.
  • Ndërtimi i mundësuar i marrëdhënieve pozitive të të mbrojturve me familjet biologjike në periudhën e ndëshkimit.

AKTIVITETET

  1. Realizimi i 4 punëtorive edukative me fëmijë për aftësitë e buta dhe praktike jetësore dhe aftësitë e punësimit.
  2. Mbështetja e procesit të specializimit të fëmijëve për profesione nëpërmjet blerjes së makinerive, pajisjeve dhe veglave në ambientet për trajnimin praktik të punës dhe përvetësimin e profesionit.
  3. Përgatitja dhe organizimi i ciklit të trajnimit për të gjithë 38 punëtorët në SHEK Tetovë
  4. Kryerja e dy sesioneve trajnuese për aftësitë e komunikimit, strategjitë dhe teknikat në punën me fëmijët në rrezik për të gjithë zyrtarët
  5. Realizimi i dy sesioneve trajnuese për punë ekipore dhe krijimi i një qasjeje të unifikuar për punën me fëmijët në rrezik për të gjithë zyrtarët.
  6. Realizimi i takimeve me familjet biologjike të fëmijëve dhe 18 fëmijëve të akomoduar në SHEK Tetovë.
  7. Hartimi i nevojave të 18 familjeve për të mbështetur fëmijët në periudhën e rehabilitimit

Ueb faqja

Продолжи со читање

  • SHOQATA QENDRA PËR NJOHURI TË APLIKUARA DHE ZHVILLIM KRIJUES QENDRA PRIMA SHKUP

    Buxheti i përgjithshëm: 330.000 denarë Kohëzgjatja: 01.04 – 01.06.2022 (2 muaj) KONSTITUENTËT Qytetarë të cilët jetojnë në ndërtesa të larta, nxënës të shkollave të mesme në Komunën e Karposhit, zjarrfikësit, kryetari i komunës, këshillat shtëpiak të banorëve, mediat. PËR PROJEKTIN E MBËSHTETUR NGA CIVIKA MOBILITAS                   Ndërtesa e zjarrfikësve –  komunë…

  • SHOQATA E QYTETARËVE: “ÇEINXHMEJKËRS” – GJEVGJELI

    Buxheti i përgjithshëm: 946.000 denarë Kohëzgjatja: 01.03 -30.09.2022 (7 muaj) KONSTITUENTËT Të gjithë qytetarët dhe personat juridik në Komunën e Gjevgjelisë PËR PROJEKTIN E MBËSHTETUR NGA CIVIKA MOBILITAS Organizimi i veprimit të qëndrueshëm me mbeturinat në territorin e Komunës së Gjevgjelisë. PSE ËSHTË I NEVOJSHËM AKSIONI Disponueshmëria e një mjedisi…

  • SHQATA NDËR KOMUNALE E PERSONAVE ME INVALIDITET TRUPOR TË KOMUNAVE TË VELERSIR, GRADSKOS DHE ÇASHKËS – MOBILITETI, VELES

    Buxheti i përgjithshëm: 366.200 denarë Kohëzgjatja: 15.02 – 30.09.2022 (7.5 muaj) KONSTITUENTËT Fëmijët me aftësi të kufizuara dhe prindërit e tyre. PËR PROJEKTIN E MBËSHTETUR NGA CIVIKA MOBILITAS Bëj vetë për fëmijën tënde (doracak për përpilimin e materialeve didaktike nga materialet e mbetura) PSE ËSHTË I NEVOJSHËM AKSIONI Materialet e…

  • Shoqata për mbështetje, integrim dhe risocializim LINK

    Buxheti i përgjithshëm: 277,200 denarë Kohëzgjatja: Pesë muaj (1.12.2021-30.4.2022) KONSTITUENTËT Personat nën rrezik social në komunat Butel dhe Çuçer Sandevë PËR PROJEKTIN E MBËSHTETUR NGA CIVIKA MOBILITAS Detektimi, këshillimi dhe udhëzimi i personave nën rrezik social PËR ÇKA NEVOJITET AKSIONI Sipas regjistrit të Qendrës për Punë Sociale në nivel të…

  • LIDHJA – KËSHILLI KOMBËTAR PËR BARAZI GJINORE (LOGM)

    Buxheti i përgjithshëm: 320 000 denarë Kohëzgjatja: 1.12.2021-30.04.2022 (5 muaj) KONSTITUENTË Organizata qytetare të grave, lëvizje joformale të grave dhe gratë PËR PROJEKTIN E MBSËHTETUR NGA CIVIKA MOBILITAS ORGANIZATA TË FUQISHME TË GRAVE, KOMUNA TË FUQISHME, SHOQËRI E FUQISHME PËR ÇKA NEVOJITET AKSIONI Përfitim nga aksioni do të jenë komunat…

  • Shoqata për mbrojtjen e kafshëve EJNXHËLLKETS Shkup

    Buxheti i përgjithshëm: 270.000 denarë Kohëzgjatja: 01.12.2021 – 30.09.2022 KONSTITUENTË Fëmijët dhe të rinjtë dhe macet endacake PËR PROJEKTIN E MBËSHTETUR NGA CIVIKA MOBILITAS PËRMES AKTIVIZMIT QYTETAR DERI TE ZGJIDHJET SISTEMORE PËR MACET ENDACAKE PËR ÇKA NEVOJITET AKSIONI Macet nuk janë në sistemin dhe programin e qeverisë për mbrojtjen e…