Klubi sportiv i alpinizmit KAB STRUGA 2017
Buxheti i përgjithshëm: 299.040 denarë
Kohëzgjatja: 4 muaj (01.12.2021 – 31.03.2022)
KONSTITUENTË
Grupet qëllimore janë pushteti lokal, zyrat regjionale dhe lokale., bujqit, rojet e pyllit, peshkatarët, organizatat qytetare dhe shoqëria civile.
PËR PROJEKTIN E MBËSHTETUR NGA CIVIKA MOBILITAS
TA RUAJMË PERLËN LIQENIN E OHRIT
PSE NA NEVOJITET AKSIONI
Hetimet e kryera nga ekspertët e UNESCO-s në dy misionet e fundit të rajonit të Liqenit të Ohrit (në vitin 2017 dhe 2020), zbuluan përkeqësim të menaxhimit të këtij ekosistemi, duke rrezikuar seriozisht vlerat e jashtëzakonshme universale për të cilat ky rajon është pjesë e trashëgimisë botërore. Kjo vjen si rezultat i një sërë faktorësh, por edhe i nivelit të pamjaftueshëm të komunikimit dhe mungesës së kulturës së bashkëpunimit mes autoriteteve dhe shoqërisë civile. Për këto arsye, në sesionin e 44-të të UNESCO-s (Fuzhou, korrik 2021) u rekomandua përfshirja në listën e trashëgimisë botërore të rrezikuar, sepse për momentin rajoni i Liqenit të Ohrit po përballet me kërcënime serioze. Refuzimi i kërkesës së ekspertëve të IUCN dhe ICOMOS për përfshirjen e rajonit të Liqenit të Ohrit në Listën e Trashëgimisë së Rrezikuar (Fuzhou, korrik 2021), por miratimi i një periudhe 2-vjeçare për t’i dhënë një shans ndryshimit të Maqedonisë dhe Shqipërisë. Qëllimi i kësaj nisme është që nëpërmjet informimit të plotë dhe profesional, përmes komunikimit të rrisë ndjeshmërinë dhe pjesëmarrjen e të gjithë “stakeholders” në rajon në çdo vendimmarrje, njohjen e detajuar të detyrimeve dhe të drejtave që ata kanë për statusin e rajonit, sepse praktika aktuale tregon se kjo kulturë e bashkëpunimit mungon.
QËLLIMET DHE REZULTATET
Qëllimi i përgjithshëm:
Qëllimi kryesor i projektit është rritja e kapaciteteve të strukturave të pushtetit lokal, zyrave rajonale, OJQ-ve dhe të gjithë aktorëve duke krijuar një strategji komunikimi ndërmjet palëve për mbrojtjen dhe menaxhimin e rajonit të Liqenit të Ohrit si një trashëgimi botërore e UNESCO-s.
Qëllimi/et specifike:
- Krijimi i tre paketave të trajnimit që synojnë ofrimin e informacionit më të plotë mbi Programin e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, vlerat e Liqenit të Ohrit dhe rajonit të tij, si dhe kërcënimet e mundshme për rrezikimin e këtyre vlerave.
- Përgatitja e një raporti për problemet e ekosistemit dhe përgatitja e një udhërrëfyesi për procesin e menaxhimit të tij në të ardhmen.
- Zhvillimi në bashkëpunim me të gjithë aktorët e rajonit të strategjisë për komunikim me të gjitha palët e interesuara në rajon me qëllim të krijimit të një kulture të re të bashkëpunimit të përhershëm si kusht që garanton ruajtjen e statusit të rajonit të Liqenit të Ohrit si trashëgimi botërore.
REZULTATET
- Ndërgjegjësimi i të gjithë “aktorëve” në rajon nëpërmjet formimit të tyre specifik dhe profesional, për “detyrimet” që ata kanë ndaj statusit të rajonit të Trashëgimisë Botërore.
- Krijimi i një “klime” të re bashkëpunimi ndërmjet organeve përgjegjëse për menaxhimin dhe mbrojtjen e rajonit të Liqenit të Ohrit si një trashëgimi botërore dhe “aktorëve” në rajon përmes përgatitjes dhe miratimit të një Strategjie Komunikimi.
- Përpilimi dhe botimi i një sërë materialesh informuese dhe sensibilizuese jo vetëm për “aktorët” vendorë dhe rajonalë, por edhe për ministritë përgjegjëse për ruajtjen dhe menaxhimin e liqenit të Ohrit si një vend i trashëgimisë botërore.
AKTIVITETE
- Përgatitja e një programi trajnimi për tre grupe interesi
- Identifikimi i problemeve që lidhen me menaxhimin e rajonit si një trashëgimi botërore dhe të rekomandohet një udhërrëfyes për të ardhmen
- Organizimi i tre tryezave të rrumbullakëta me “aktorët” në rajon dhe përgatitja e një strategjie komunikimi me komunitetin