|

ORGANIZATA E GRAVE TË LLOZOVËS

Buxheti i përgjithshëm: 330.000 denarë

Kohëzgjatja: 6 muaj

KONSTITUENTËT

Grupi i parë i konstituentëve janë punëtorët në industrinë e tekstilit;

Grupi i dytë i konstituentëve janë institucionet shtetërore (Inspektorati shtetëror i punës); organizatat e shoqërisë civile dhe sektori i biznesit;

PËR PROJEKTIN E MBËSHTETUR NGA CIVIKA MOBILITAS

Të drejtat ekonomike-sociale të punëtorëve të tekstilit

PSE ËSHTË I NEVOJSHËM AKSIONI

Aktivitetet në projekt synojnë promovimin, afirmimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe interesave ekonomike dhe sociale të punëtorëve në industrinë e tekstilit për realizimin e të drejtave të tyre të garantuara me Kushtetutë, ligje, marrëveshje kolektive dhe rregullore të tjera.

QËLLIMET DHE REZULTATET

Qëllimi i përgjithshëm:

Statusi ligjor i punëtorëve të tekstilit në përputhje me Ligjin dhe marrëveshjet kolektive.

Qëllimi specifik:

Nisma e organizatave të shoqërisë civile për respektimin dhe realizimin e të drejtave të punëtorëve në industrinë e tekstilit.

REZULTATET                           

  • Forcimi i bashkëpunimit midis organizatave të shoqërisë civile, institucioneve shtetërore dhe sektorit të biznesit;
  • Rritja e nivelit të arsimimit të grave për të drejtat e tyre të punës;
  • Rritja e numrit të parregullsive dhe shkeljeve të identifikuara të Ligjit për marrëdhëniet e punës;
  • Rritja e numrit të ankesave në Inspektoratin shtetëror të punës;
  • Rritja e numrit të vendimeve të marra në interes të punëtorëve të tekstilit;

AKTIVITETET             

  • Zbatimi i një ankete dhe përmbledhja e rezultateve mbi nivelin e ndërgjegjësimit të punëtorëve të tekstilit për të drejtat e tyre;
  • Përgatitja e analizës;
  • Organizimi i një debati publik “Sa dimë për të drejtat e punëtorëve”;
  • Organizimi i një punëtorie “Punëtori i tekstilit në tregun e punës”;
  • Dorëzimi i propozimeve dhe rekomandimeve për ndryshimin e Marrëveshjes së përgjithshme kolektive për industrinë e tekstilit në përputhje me ndryshimet e reja ligjore;
  • Dorëzimi i ankesave në Inspektoratin shtetëror të punës për mosrespektim të të drejtave të punëtorëve;
  • Krijimi dhe shpërndarja e një buletini informativ;
  • Hapja e një faqe në internet të OG Llozovë;

Продолжи со читање