QENDRA PËR KULTURË, KOMUNIKIM DHE EDUKIM TË ROMËVE “SVETLA IDNINA” KOÇANË
Buxheti i përgjithshëm: 315.950 denarë
Kohëzgjatja: 5 muaj
KONSTITUENTËT
Grupi i parë i konstituentëve janë të gjithë qytetarët e komunitetit rom në Komunën e Koçanës.
Grupi i dytë i konstituentëve janë organizatat e shoqërisë civile, komuniteti urban, komuna e Koçanës dhe ndërmarrja komunale publike.
PËR PROJEKTIN E MBËSHTETUR NGA CIVIKA MOBILITAS
Mjedisi i shëndetshëm është përgjegjësia jonë – ta tregojmë në vepër.
PSE ËSHTË I NEVOJSHËM AKSIONI
Komponenti i parë: forcimi i ndërgjegjësimit të qytetarëve të komunitetit rom për pjesëmarrje aktive në iniciativat për mbrojtjen e mjedisit, por edhe forcimi i vetëdijes për përgjegjësi më të madhe dhe sjellje kulturore kur bëhet fjalë për mjedisin.
Komponenti i dytë: ndërtimi i bashkëpunimit me autoritetet lokale dhe të gjithë aktorët e tjerë aktivë në komunitet për të marrë masa konkrete që synojnë përmirësimin e mjedisit të shëndetshëm, tolerancën zero për deponitë, aksesin më serioz dhe përmirësimin e shërbimeve publike në fushën e pastërtisë publike dhe një mjedis të shëndetshëm.
QËLLIMET DHE REZULTATET
Qëllimi i përgjithshëm:
Forcimi i ndërgjegjësimit të komunitetit rom dhe përgjegjësisë te autoritetet lokale në Komunën e Koçanës për një mjedis të shëndetshëm dhe të pastër në një periudhë afatmesme dhe afatgjatë.
Qëllimet specifike:
- Forcimi i ndërgjegjësimit të qytetarëve për të drejtat dhe detyrimet për një mjedis të shëndetshëm në komunitetet e tyre dhe mirëmbajtjen dhe promovimin e duhur të tij;
- Ndërtimi i kapaciteteve të komunitetit për iniciativa dhe masa konkrete për një mjedis më të mirë;
- Forcimi i kapaciteteve të popullatës lokale për avokim aktiv dhe ndërtimi i partneriteteve me autoritetet lokale në drejtim të veprimit të përbashkët dhe përmirësimit të komunikimit në zgjidhjen e problemeve në fushën e mjedisit.
REZULTATET
- Qytetarët e komunitetit rom në Komunën e Koçanës e kanë rritur ndërgjegjësimin dhe interesin për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e mjedisit të komunitetit;
- Qytetarët romë nga Komuna e Koçanës tregojnë interes të shtuar për të marrë masa dhe veprime për pastrimin dhe mirëmbajtjen e një ambienti të shëndetshëm në komunitet;
- Qytetarët e komunitetit rom në Komunën e Koçanës kanë përmirësuar kapacitetet për përfaqësimin e komunitetit, ku arrijnë komunikim aktiv, tregojnë interes për pjesëmarrje në projekte dhe iniciativa të përbashkëta për problemet e komunitetit;
- Përgatitja e një plani veprimi afatshkurtër 2021 – 2023 për mbrojtjen e mjedisit në komunitetet rome në bashkëpunim me Komunën e Koçanës dhe ndërmarrja komunale lokale.
AKTIVITETET
- Organizimi i dy punëtorive edukative për ngritjen e vetëdijes, të drejtave dhe përgjegjësive në procesin e mbrojtjes dhe promovimit të mjedisit në komunitetin rom në Koçanë;
- Organizimi i një trajnimi dy-ditor për 20 pjesëmarrës – qytetarë, anëtarë të organizatave lokale të shoqërisë civile dhe aktivistë për veprim të përbashkët në temën: vlerësim dhe analizë e përbashkët e shpejtë e grupeve të interesit;
- Organizimi i dy aksioneve mjedisore me pjesëmarrje masive të qytetarëve nga komuniteti rom në Koçanë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Komuna e Kërçovës dhe ndërmarrjes komunale me pajisje dhe automjete;
- Organizimi i dy fokus grupeve me 10 persona (qytetarë nga komuniteti rom, aktivistë dhe përfaqësues të autoriteteve lokale), për përgatitjen e një plani veprimi afatshkurtër për mjedisin e komunitetit rom në Komunën e Koçanës.