|

Shoqata e qytetarëve për kulturë dhe art AN-BLOK Shkup

Buxheti i përgjithshëm: 314.154 denarë

Kohëzgjatja: 4 muaj

KONSTITUENTËT

Konstituentët e drejtpërdrejtë: 100 të rinj (4 grupe me 25 pjesëmarrës) të moshës 16 deri në 19 vjeç të të dy gjinive, me status të ndryshëm socio-ekonomik dhe përkatësi të ndryshme etnike dhe fetare, studentë në SHMMQSH “Dr. Pançe Karagjozov”.

Konstituentët indirekt: përdoruesit e shërbimeve në Klinikën për sëmundjet e fëmijëve ose Shtëpinë e të moshuarve “ZHANA-S”, IP Shtëpia e fëmijëve “11 Tetori”, si dhe mjedisi më i gjerë, si mjedis i përdoruesve të mësipërm.

PËR PROJEKTIN E MBËSHTETUR NGA CIVIKA MOBILITAS

Nxitja e përgjegjësisë shoqërore te të rinjtë përmes aktiviteteve vullnetare.

PSE ËSHTË I NEVOJSHËM AKSIONI

Marrja e arsimit joformal të të rinjve që do ta aplikojnë në realizimin e aktiviteteve vullnetare, të cilat do të kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së jetës në nivelin lokal, dhe do të fitojnë vlera pozitive shoqërore.

Gjatë formimit të një grupi të drejtpërdrejtë të synuar, theksi do të vihet në përfaqësimin gjinor.

QËLLIMET DHE REZULTATET

Qëllimi i përgjithshëm:  

Inkurajimi i përgjegjësisë sociale mes të rinjve përmes përdorimit aktiv dhe cilësor të kohës së lirë dhe përfshirjes së tyre në aktivitete vullnetare në fushën e kulturës dhe artit, me theks në nxitjen e shprehive të jetesës së shëndetshme.

Qëllimi specifik:

Zhvillimi i vetëdijes për sjelljen e ndërgjegjshme dhe të përgjegjshme, si dhe rritja e vetëbesimit.

REZULTATET

  • Njohuri të fituara nga Ligji për vullnetarizmin e RMV;
  • Përmirësimi i aftësive të komunikimit me të moshuarit, fëmijët me zhvillim të shëndetshëm dhe fëmijët e sëmurë dhe fëmijët pa prindër;
  • Vlerat pozitive shoqërore të nxitura;
  • Ndërgjegjësimi i zhvilluar për sjelljen e ndërgjegjshme dhe të përgjegjshme dhe rritja e vetëbesimit;
  • Organizimi i duhur dhe i dobishëm i kohës së lirë dhe mënyrave të shëndetshme të jetesës;
  • Rritja dhe zhvillimi i duhur dhe ndërtimi i personaliteteve të shëndetshme me vlera të qëndrueshme morale;
  • Plotësimi i nevojave të komunitetit dhe forcimi i lidhjeve të tij;
  • Përvoja e fituar e punës vullnetare, promovimi i praktikave pozitive vullnetare, si dhe rëndësia e tyre.

AKTIVITETET

Gjithsej për të 4 grupet me nga 25 pjesëmarrës do të organizohen:

  • 12 seminare teorike;
  • 4 punëtori;
  • 4 punëtori përgatitore vullnetare;
  • 4 aktivitete vullnetare.

Продолжи со читање

  • SHOQATA QENDRA PËR NJOHURI TË APLIKUARA DHE ZHVILLIM KRIJUES QENDRA PRIMA SHKUP

    Buxheti i përgjithshëm: 330.000 denarë Kohëzgjatja: 01.04 – 01.06.2022 (2 muaj) KONSTITUENTËT Qytetarë të cilët jetojnë në ndërtesa të larta, nxënës të shkollave të mesme në Komunën e Karposhit, zjarrfikësit, kryetari i komunës, këshillat shtëpiak të banorëve, mediat. PËR PROJEKTIN E MBËSHTETUR NGA CIVIKA MOBILITAS                   Ndërtesa e zjarrfikësve –  komunë…

  • SHOQATA E QYTETARËVE: “ÇEINXHMEJKËRS” – GJEVGJELI

    Buxheti i përgjithshëm: 946.000 denarë Kohëzgjatja: 01.03 -30.09.2022 (7 muaj) KONSTITUENTËT Të gjithë qytetarët dhe personat juridik në Komunën e Gjevgjelisë PËR PROJEKTIN E MBËSHTETUR NGA CIVIKA MOBILITAS Organizimi i veprimit të qëndrueshëm me mbeturinat në territorin e Komunës së Gjevgjelisë. PSE ËSHTË I NEVOJSHËM AKSIONI Disponueshmëria e një mjedisi…

  • SHQATA NDËR KOMUNALE E PERSONAVE ME INVALIDITET TRUPOR TË KOMUNAVE TË VELERSIR, GRADSKOS DHE ÇASHKËS – MOBILITETI, VELES

    Buxheti i përgjithshëm: 366.200 denarë Kohëzgjatja: 15.02 – 30.09.2022 (7.5 muaj) KONSTITUENTËT Fëmijët me aftësi të kufizuara dhe prindërit e tyre. PËR PROJEKTIN E MBËSHTETUR NGA CIVIKA MOBILITAS Bëj vetë për fëmijën tënde (doracak për përpilimin e materialeve didaktike nga materialet e mbetura) PSE ËSHTË I NEVOJSHËM AKSIONI Materialet e…

  • Shoqata për mbështetje, integrim dhe risocializim LINK

    Buxheti i përgjithshëm: 277,200 denarë Kohëzgjatja: Pesë muaj (1.12.2021-30.4.2022) KONSTITUENTËT Personat nën rrezik social në komunat Butel dhe Çuçer Sandevë PËR PROJEKTIN E MBËSHTETUR NGA CIVIKA MOBILITAS Detektimi, këshillimi dhe udhëzimi i personave nën rrezik social PËR ÇKA NEVOJITET AKSIONI Sipas regjistrit të Qendrës për Punë Sociale në nivel të…

  • LIDHJA – KËSHILLI KOMBËTAR PËR BARAZI GJINORE (LOGM)

    Buxheti i përgjithshëm: 320 000 denarë Kohëzgjatja: 1.12.2021-30.04.2022 (5 muaj) KONSTITUENTË Organizata qytetare të grave, lëvizje joformale të grave dhe gratë PËR PROJEKTIN E MBSËHTETUR NGA CIVIKA MOBILITAS ORGANIZATA TË FUQISHME TË GRAVE, KOMUNA TË FUQISHME, SHOQËRI E FUQISHME PËR ÇKA NEVOJITET AKSIONI Përfitim nga aksioni do të jenë komunat…

  • Shoqata për mbrojtjen e kafshëve EJNXHËLLKETS Shkup

    Buxheti i përgjithshëm: 270.000 denarë Kohëzgjatja: 01.12.2021 – 30.09.2022 KONSTITUENTË Fëmijët dhe të rinjtë dhe macet endacake PËR PROJEKTIN E MBËSHTETUR NGA CIVIKA MOBILITAS PËRMES AKTIVIZMIT QYTETAR DERI TE ZGJIDHJET SISTEMORE PËR MACET ENDACAKE PËR ÇKA NEVOJITET AKSIONI Macet nuk janë në sistemin dhe programin e qeverisë për mbrojtjen e…