|

SHOQATA EKOLOGJIKE ZDRAVEC 2002

Në partneritet me Shoqatën ZËRI I BARAZISË dhe Shoqatën e pensionistëve të Makedonska Kamenicë

Buxheti i përgjithshëm: 2.599.400 denarë

Kohëzgjatja: 16 muaj

KONSTITUENTËT

Persona të moshuar nga Makedonska Kamenica të cilët jetojnë në zona rurale, përkatësisht në fshatrat malore Sasa, Moshtica, Kosevicë, Kostin Dol, Lukovicë, Todorovci, Dulica dhe Cera.

PËR PROJEKTIN E MBËSHTETUR NGA CIVIKA MOBILITAS

Digjitalizimi i shërbimeve sociale për kujdesin të personave të moshuar dhe të paaftë në zonat rurale

PSE ËSHTË I NEVOJSHËM AKSIONI

Me mbylljen e minierës Sasa në vitet e fundit, shumë të rinj që kërkojnë jetesën e tyre janë larguar nga vendbanimi dhe kanë shkuar për të kërkuar punë në vend dhe jashtë, duke lënë prindërit e tyre të moshuar të jetojnë vetëm. Me realizimin e këtij projekti, personat e moshuar dhe të paaftë në zonat rurale do të kujdesen në çdo kohë.

Ky projekt, i cili po zbatohet për herë të parë në territorin e komunës së Makedonska Kamenica, do të lehtësojë punën e institucioneve.

QËLLIMET DHE REZULTATET

Qëllimi i përgjithshëm: Digjitalizimi i shërbimeve sociale për kujdesin të personave të moshuar dhe të paaftë në zonat rurale të komunës Makedonska Kamenicë.

Qëllimet specifike:

  • Themelimi i një Qendre dispeçer për ofrimin e shërbimeve sociale për kujdesin e të moshuarve dhe të paaftëve në zonat rurale në komunën e Makedonska Kamenicë;
  • Krijimi i një ekipi mobil të reagimit të shpejtë për të siguruar kujdes për të moshuarit dhe të sëmurët në zonat rurale në komunën e Makedonska Kamenicë;
  • Sigurimi i shërbimeve sociale për të moshuarit dhe të sëmurët në zonat rurale në komunën e Makedonska Kamenicë.

REZULTATET

  1. Identifikimi i personave të moshuar dhe të paaftë në zonat rurale në komunën e Makedonska Kamenicë;
  2. Shërbime sociale digjitale zë siguruara për 50 persona që jetojnë në zona rurale në komunën e Makedonska Kamenicë;
  3. Qendra dispeçer për ofrimin e shërbimeve sociale për kujdesin e të moshuarve dhe të paaftëve në zonat rurale në komunën e Makedonska Kamenicë;
  4. Ekipi mobil për reagim të shpejtë për të siguruar kujdes për të moshuarit dhe të sëmurët në zonat rurale në komunën e Makedonska Kamenicë.

AKTIVITETET

  1. Promovimi për fillimin e projektit në Makedonska Kamenicë;
  2. Përpilimi i një harte sociale dhe identifikimi i personave të moshuar të paaftë që jetojnë në zonat rurale në Makedonska Kamenicë;
  3. Prokurimi i pajisjeve;
  4. Përzgjedhja e 50 personave për t’u ofruar shërbime të kujdesit social;
  5. Përgatitja e dokumenteve ligjore dhe ekipi i punës i Qendrës dispeçer;
  6. Organizimi i trajnimeve për qendrën dispeçer dhe ekipin mobil;
  7. Krijimi i një ekipi për ofrimin e shërbimeve sociale për të moshuarit dhe të paaftët në zonat rurale në komunën e Makedonska Kamenicë;
  8. Promovimi i shërbimeve sociale për kujdesin e të moshuarve dhe të paaftëve në zonat rurale;
  9. Ngjarja përfundimtare nga realizimi i projektit.

Ueb faqja

Продолжи со читање

  • SHOQATA QENDRA PËR NJOHURI TË APLIKUARA DHE ZHVILLIM KRIJUES QENDRA PRIMA SHKUP

    Buxheti i përgjithshëm: 330.000 denarë Kohëzgjatja: 01.04 – 01.06.2022 (2 muaj) KONSTITUENTËT Qytetarë të cilët jetojnë në ndërtesa të larta, nxënës të shkollave të mesme në Komunën e Karposhit, zjarrfikësit, kryetari i komunës, këshillat shtëpiak të banorëve, mediat. PËR PROJEKTIN E MBËSHTETUR NGA CIVIKA MOBILITAS                   Ndërtesa e zjarrfikësve –  komunë…

  • SHOQATA E QYTETARËVE: “ÇEINXHMEJKËRS” – GJEVGJELI

    Buxheti i përgjithshëm: 946.000 denarë Kohëzgjatja: 01.03 -30.09.2022 (7 muaj) KONSTITUENTËT Të gjithë qytetarët dhe personat juridik në Komunën e Gjevgjelisë PËR PROJEKTIN E MBËSHTETUR NGA CIVIKA MOBILITAS Organizimi i veprimit të qëndrueshëm me mbeturinat në territorin e Komunës së Gjevgjelisë. PSE ËSHTË I NEVOJSHËM AKSIONI Disponueshmëria e një mjedisi…

  • SHQATA NDËR KOMUNALE E PERSONAVE ME INVALIDITET TRUPOR TË KOMUNAVE TË VELERSIR, GRADSKOS DHE ÇASHKËS – MOBILITETI, VELES

    Buxheti i përgjithshëm: 366.200 denarë Kohëzgjatja: 15.02 – 30.09.2022 (7.5 muaj) KONSTITUENTËT Fëmijët me aftësi të kufizuara dhe prindërit e tyre. PËR PROJEKTIN E MBËSHTETUR NGA CIVIKA MOBILITAS Bëj vetë për fëmijën tënde (doracak për përpilimin e materialeve didaktike nga materialet e mbetura) PSE ËSHTË I NEVOJSHËM AKSIONI Materialet e…

  • Shoqata për mbështetje, integrim dhe risocializim LINK

    Buxheti i përgjithshëm: 277,200 denarë Kohëzgjatja: Pesë muaj (1.12.2021-30.4.2022) KONSTITUENTËT Personat nën rrezik social në komunat Butel dhe Çuçer Sandevë PËR PROJEKTIN E MBËSHTETUR NGA CIVIKA MOBILITAS Detektimi, këshillimi dhe udhëzimi i personave nën rrezik social PËR ÇKA NEVOJITET AKSIONI Sipas regjistrit të Qendrës për Punë Sociale në nivel të…

  • LIDHJA – KËSHILLI KOMBËTAR PËR BARAZI GJINORE (LOGM)

    Buxheti i përgjithshëm: 320 000 denarë Kohëzgjatja: 1.12.2021-30.04.2022 (5 muaj) KONSTITUENTË Organizata qytetare të grave, lëvizje joformale të grave dhe gratë PËR PROJEKTIN E MBSËHTETUR NGA CIVIKA MOBILITAS ORGANIZATA TË FUQISHME TË GRAVE, KOMUNA TË FUQISHME, SHOQËRI E FUQISHME PËR ÇKA NEVOJITET AKSIONI Përfitim nga aksioni do të jenë komunat…

  • Shoqata për mbrojtjen e kafshëve EJNXHËLLKETS Shkup

    Buxheti i përgjithshëm: 270.000 denarë Kohëzgjatja: 01.12.2021 – 30.09.2022 KONSTITUENTË Fëmijët dhe të rinjtë dhe macet endacake PËR PROJEKTIN E MBËSHTETUR NGA CIVIKA MOBILITAS PËRMES AKTIVIZMIT QYTETAR DERI TE ZGJIDHJET SISTEMORE PËR MACET ENDACAKE PËR ÇKA NEVOJITET AKSIONI Macet nuk janë në sistemin dhe programin e qeverisë për mbrojtjen e…