|

SHOQATA E QYTETARËVE “BOTA E TË NDRYSHMËVE, POR TË BARABARTË”

Buxheti i përgjithshëm: 327.000 denarë

Kohëzgjatja: 5 muaj

KONSTITUENTËT

Konstituentët në këtë projekt janë personat me nevoja të veçanta (aftësi të kufizuara intelektuale, fizike dhe të tjera), grupe të vendosura në qendrat e kujdesit ditor, familje dhe persona të vetëm me aftësi të kufizuara. Përveç tyre, konstituentët janë gjithashtu aktorët profesionistë të cilët do të jenë partnerët e tyre dhe do të punojnë së bashku përmes një shfaqje teatri në skenën e Teatrit Kombëtar Maqedonas (TKM).

PËR PROJEKTIN E MBËSHTETUR NGA CIVIKA MOBILITAS

SHKA TEODOS / 2020 – performansë inkluzive dramatike

PSE ËSHTË I NEVOJSHËM AKSIONI

Me këtë projekt realizohen të drejtat dhe liritë ligjore të personave me aftësi të kufizuara. Deri më tani në vendin tonë janë ofruar një sërë mundësish sociale, arsimore dhe sportive për realizimin e të drejtave personale, por jo të drejtën në fushën e kulturës. Me këtë propozim tonin, ne po krijojmë një kulturë pa diskriminim. Ne ofrojmë kushte për shprehje krijuese të secilit individ në kontekstin e Ratifikimit të Konventës për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara në Maqedoni, ku shteti ka detyrime serioze për të kryer një sërë aktivitetesh në përputhje me të.

QËLLIMET DHE REZULTATET

Qëllimi i përgjithshëm: Realizimi dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut – të drejtat kulturore të personave me aftësi të kufizuara

Qëllimi/et specifik/e:

  • Përfshirja e personave me nevoja të veçanta me njerëz të tjerë në aktivitetet kulturore;
  • Mundësimi i pjesëmarrjes së barabartë të personave me aftësi të kufizuara në shoqërinë civile;
  • Përmirësimi i cilësisë së jetës së personave me aftësi të kufizuara;
  • Ndërgjegjësimi i publikut për të drejtën e barazisë dhe mosdiskriminimit;
  • Prishja e paragjykimeve dhe qëndrimeve diskriminuese.
  • .

REZULTATET

  1. Përfshirja dhe pranimi i personave me nevoja të veçanta në bashkësinë shoqërore;
  2. Barazia në shoqëri e personave me dhe pa aftësi të kufizuara;
  3. Realizimi i personave me nevoja të veçanta në shprehjen krijuese;
  4. Barazia midis personave me zhvillim tipik dhe atipik (personat “pa” dhe personat “me” aftësi të kufizuar);
  5. Barazia dhe mosdiskriminimi

AKTIVITETET

  1. Prezantimi i projekt propozimit në Qendrat ditore të kujdesit për personat me aftësi të kufizuara, institucione, shtëpi të vogla, konvikte, dhe lloje tjera të institucioneve për kujdesin e personave me aftësi të kufizuara në vendin tonë;
  2. Trajnime për mentorë të grupeve dhe personave me nevoja të veçanta në mënyrë që të përzgjedhin njerëz të talentuar (për vallëzim, aktrim, muzikë, pantomimë);
  3. Punëtori dramatike me persona me aftësi të kufizuara, të drejtuara nga aktorë profesionistë, regjisorë, artistë të pantomimës;
  4. Punëtori koreografie – me valltarë profesionistë, koreografë
  5. Punëtori muzikore – me bashkëpunëtorë të muzikës, autorë muzikorë, aranzhues, kompozitorë, interpretues;
  6. Vënia në skenë e etydeve / skenave të dramës – mizansken, në bashkëpunim me një regjisor profesional dhe ndihmës regjisor;
  7. Performanca përfundimtare – 2, 3, 4 dhjetor, duke përfshirë një takim debati me menaxherët, mentorët dhe ekipin artistik të shoqatës.

Продолжи со читање

  • Qendra për Hulumtime dhe Analiza Juridike (CPIA)

    Buxheti total: 2,999,953 MKD Periudha e zbatimit: 01.01.2026 – 31.12.2026 (12 muaj) Tema specifike: Barazia gjinore Partnerë: Shoqata Maqedonase e Juristëve të Rinj (MYLA) Përbërësit: Gjykatës, prokurorë publikë dhe juristë nga shërbimet profesionale; të rinj dhe studentë të drejtësisë; aktivistë të rinj dhe juristë të ardhshëm; organizata të shoqërisë civile;…

  • Hapni Dritaret

    Buxheti total: 2,998,600 MKD Periudha e zbatimit: 01.01.2026 – 31.12.2026 (12 muaj) Tema specifike: Përfshirja digjitale dhe qeverisja e mirë Partnerë: Shoqata për avancimin e aktivizmit rinor ZETA Përbërësit: Të rinj; persona me aftësi të kufizuara; qytetarë me qasje të kufizuar në shërbimet digjitale; organizata të shoqërisë civile; institucione lokale…

  • RESIS – Shkup

    Buxheti total: 3,000,000 MKD Periudha e zbatimit: 01.01.2026 – 31.12.2026 (12 muaj) Tema specifike: Mjedis mundësues për zhvillimin e shoqërisë civile Partnerë: Këshilli për etikë në media në Maqedoni – SEMM Përbërësit: Organizata të shoqërisë civile dhe grupe joformale që punojnë në tema të lidhura me zhvillimin shoqëror dhe politikat…

  • Youth Can – Shkup

    Buxheti total: 2,987,080 MKD Periudha e zbatimit: 01.01.2026 – 31.12.2026 (12 muaj) Tema specifike: Kohezioni social Partnerë: Shoqata e qytetarëve Supportko Koçan Përbërësit: Të rinj, organizata rinore dhe grupe joformale rinore; komunitete lokale ku veprojnë të rinjtë; dhe qytetarë të prekur nga temat e kohezionit social. Për projektin e mbështetur…

  • Aleanca Rinore – Krushevë

    Buxheti total: 2,999,227 MKD Periudha e zbatimit: 01.01.2026 – 31.12.2026 (12 muaj) Tema specifike: Avancimi i transformimit digjital Partnerë: Shoqata QENDRA PËR DIALOG NDËRKULTUROR Kumanovë (CID) Instituti për zhvillimin e komunitetit – Tetovë (IZHK Tetovë) Përbërësit: Të rinj nga Krusheva dhe komunat e synuara; qytetarë nga komunitetet lokale; organizata të…

  • Instituti për Demokraci “Societas Civilis” – Shkup

    Buxheti total: 2,962,939 MKD Periudha e zbatimit: 01.01.2026 – 31.12.2026 (12 muaj) Tema specifike: Lufta kundër korrupsionit dhe gazetaria hulumtuese Partnerë: Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup Instituti për hulumtime sociologjike dhe politiko-juridike – Shkup (ISHPJ) Përbërësit: Qytetarë nga komunat e synuara; komunitete lokale; organizata të shoqërisë civile; gazetarë…