|

Shoqata për afirmimin e kulturës BAGER GENEZIS 2.0 Strugë

Buxheti i përgjithshëm: 320.000 denarë

Kohëzgjatja: 5 muaj

KONSTITUENTËT

Shoqata Akva, IKQK “Vëllezërit Milladinovci” – Strugë, vullnetarët, institucionet kulturore, këshilli drejtues, anëtarët, qytetarët, organizatat tjera joqeveritare interesi i të cilave është kultura.

PËR PROJEKTIN E MBËSHTETUR NGA CIVIKA MOBILITAS

Qytetarët e qytetit tonë, aktorët kryesor ose statistët memec.

PSE ËSHTË I NEVOJSHËM AKSIONI

Ndërtimet e paligjshme si problem i qytetarëve ekzistojnë për një kohë të gjatë. Megjithëse ka organizata qytetare që e monitorojnë këtë çështje dhe marrin masa, veprimi i tyre nuk është i mjaftueshëm për momentin, duke pasur parasysh se faktori kryesor – qytetarët po monitorojnë në heshtje situatën, ndërsa të rinjtë nuk konsiderohen aspak të prekur nga ajo. Pyetja është nëse qytetarët janë të interesuar, por të pafuqishëm apo vuajnë nga Sindroma e Stokholmit dhe në heshtje adhurojnë “përdhunuesin” e tyre dhe i bëjnë homazhe atij me pasivitetin e tyre. A janë qytetarët të interesuar vetëm të shijojnë kafenetë e ndërtuara në mënyrë të paligjshme apo a kanë ata me të vërtetë potencial për të bërë diçka, por nuk dinë si? Aktualisht kjo çështje është një temë prioritare për rajonin e Liqenit të Ohrit dhe ndërmarrja e aktiviteteve të tilla mund të ketë një ndikim dhe sukses të madh.

QËLLIMET DHE REZULTATET

Qëllimi i përgjithshëm: Motivimi i qytetarëve, posaçërisht të rinjve për të marrë pjesë në vendimmarrje, për tu angazhuar dhe aktivizuar në aspektin social, ndërsa përdorin mjete krijuese për shprehje dhe vendosin komunikim të drejtpërdrejtë me institucionet kompetente.

Qëllimi/et specifik/e:

  • Përdorimi i mjeteve krijuese si video, film, art në adresimin e problemeve sociale;
  • Inkurajimi i të rinjve për përfshirjen e tyre në zgjidhjen e problemeve përmes adresimit të drejtpërdrejtë tek institucionet kompetente;
  • Vendosja e komunikimit me institucionet dhe kthimi i vëmendjes së tyre drejt nevojave të qytetarëve;
  • Motivimi i qytetarëve që të mos jenë pasivë dhe të marrin pjesë më shumë në zgjidhjen e sfidave lokale.

REZULTATET

  1. 20 të rinj të trajnuar të moshës prej 16 deri 29 vjet për produksionin e videove dokumentare dhe afisheve;
  2. Minimum një zgjidhje ideore e propozuar për jetën pa ndërtime të paligjshme si temë prioritare;
  3. Debat publik i organizuar për 0 persona, ku do të marrin pjesë të rinjtë;
  4. Promovimi i projektit gjatë gjithë periudhës përmes mediave sociale, mediave lokale etj.

AKTIVITETET

  1. Trajnimi i të rinjve për produksionin e videove për tema shoqërore;
  2. Trajnimi për përgatitjen e afisheve me temë të problemeve shoqërore;
  3. Jeta në botën ideale – përgatitja e zgjidhjeve ideore pa ndërtime të paligjshme;
  4. Debat publik;
  5. Promovimi;

Продолжи со читање

  • Qendra për Hulumtime dhe Analiza Juridike (CPIA)

    Buxheti total: 2,999,953 MKD Periudha e zbatimit: 01.01.2026 – 31.12.2026 (12 muaj) Tema specifike: Barazia gjinore Partnerë: Shoqata Maqedonase e Juristëve të Rinj (MYLA) Përbërësit: Gjykatës, prokurorë publikë dhe juristë nga shërbimet profesionale; të rinj dhe studentë të drejtësisë; aktivistë të rinj dhe juristë të ardhshëm; organizata të shoqërisë civile;…

  • Hapni Dritaret

    Buxheti total: 2,998,600 MKD Periudha e zbatimit: 01.01.2026 – 31.12.2026 (12 muaj) Tema specifike: Përfshirja digjitale dhe qeverisja e mirë Partnerë: Shoqata për avancimin e aktivizmit rinor ZETA Përbërësit: Të rinj; persona me aftësi të kufizuara; qytetarë me qasje të kufizuar në shërbimet digjitale; organizata të shoqërisë civile; institucione lokale…

  • RESIS – Shkup

    Buxheti total: 3,000,000 MKD Periudha e zbatimit: 01.01.2026 – 31.12.2026 (12 muaj) Tema specifike: Mjedis mundësues për zhvillimin e shoqërisë civile Partnerë: Këshilli për etikë në media në Maqedoni – SEMM Përbërësit: Organizata të shoqërisë civile dhe grupe joformale që punojnë në tema të lidhura me zhvillimin shoqëror dhe politikat…

  • Youth Can – Shkup

    Buxheti total: 2,987,080 MKD Periudha e zbatimit: 01.01.2026 – 31.12.2026 (12 muaj) Tema specifike: Kohezioni social Partnerë: Shoqata e qytetarëve Supportko Koçan Përbërësit: Të rinj, organizata rinore dhe grupe joformale rinore; komunitete lokale ku veprojnë të rinjtë; dhe qytetarë të prekur nga temat e kohezionit social. Për projektin e mbështetur…

  • Aleanca Rinore – Krushevë

    Buxheti total: 2,999,227 MKD Periudha e zbatimit: 01.01.2026 – 31.12.2026 (12 muaj) Tema specifike: Avancimi i transformimit digjital Partnerë: Shoqata QENDRA PËR DIALOG NDËRKULTUROR Kumanovë (CID) Instituti për zhvillimin e komunitetit – Tetovë (IZHK Tetovë) Përbërësit: Të rinj nga Krusheva dhe komunat e synuara; qytetarë nga komunitetet lokale; organizata të…

  • Instituti për Demokraci “Societas Civilis” – Shkup

    Buxheti total: 2,962,939 MKD Periudha e zbatimit: 01.01.2026 – 31.12.2026 (12 muaj) Tema specifike: Lufta kundër korrupsionit dhe gazetaria hulumtuese Partnerë: Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup Instituti për hulumtime sociologjike dhe politiko-juridike – Shkup (ISHPJ) Përbërësit: Qytetarë nga komunat e synuara; komunitete lokale; organizata të shoqërisë civile; gazetarë…