|

QENDRA PËR INTEGRIMIN E TË RINJVE “ËNDRRA RINORE” – STRUGË

Buxheti i përgjithshëm: 330.000 denarë

Kohëzgjatja: 04.01.2021 – 05.04.2021 (4 muaj)

KONSTITUENTËT

Konstituentët e Qendrës për integrimin e të rinjve “ËNDRRA RINORE” janë të punësuarit në sektorin privat, punëdhënësit, Komuna e Strugës, Inspektorati i punës, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

PËR PROJEKTIN E MBËSHTETUR NGA CIVIKA MOBILITAS

Mbrojtja e të drejtave punëtore.

PSE ËSHTË I NEVOJSHËM AKSIONI

Puna është pjesë e jetës së përditshme të gjithëve dhe është thelbësore për dinjitetin, mirëqenien dhe zhvillimin e njeriut. Zhvillimi ekonomik duhet të përfshijë krijimin e vendeve të punës dhe kushtet e punës në të cilat njerëzit mund të punojnë në liri, siguri dhe dinjitet, të mbrojtur nga diskriminimi dhe shfrytëzimi në vendin e punës. Roli i drejtësisë sociale dhe kushtet e mira të punës janë një domosdoshmëri për paqen dhe zhvillimin, një fakt që nuk duhet të nënvlerësohet. Të drejtat e punëtorëve garantohen me Kushtetutë. Bazuar në këto kritere, të drejtat e punësimit trajtohen si të drejta të patjetërsueshme dhe të pakufizuara.

Në rast se punëdhënësit ose institucionet nuk i respektojnë të drejtat e punëtorëve ose i pengojnë ata të ushtrojnë ndonjë të drejtë nga marrëdhënia e punës, ekziston një mosmarrëveshje pune. Mosmarrëveshja e punës është një mosmarrëveshje që lind kur shkelen të drejtat e parashikuara nga ligji ose kur nuk janë përmbushur disa detyrime ndaj punëtorëve që vijnë nga marrëdhënia e punës. Në pajtim me nenin 203 të Ligjit për marrëdhëniet e punës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, parashikohet që e drejta për punë të garantohet. Deklarata universale shpall të drejtën për të punuar dhe, në lidhje me këtë, të drejtën për zgjedhjen e lirë të punës dhe për të ushtruar profesionin.

Situata e punëtorëve në sektorin privat, krahasuar me sektorin publik është shumë më e keqe sepse shumica e të punësuarve në sektorin privat janë pjesë e ekonomisë informale, ekonomisë së zezë dhe preken nga evazioni i shpeshtë fiskal.

Duke marrë parasysh hulumtimin e ËNDRRA RINORE të kryer në përputhje me ligjet për të drejtat e punës dhe direktivat e Bashkimit Evropian, rezultatet tregojnë se në Komunën e Strugës situata e të drejtave të punëtorëve nuk është në nivelin e duhur. Kjo do të thotë: një numër shqetësues i punëtorëve pa kontratë punësimi dhe sigurimi, mungesë sigurie në punë, që punojnë më shumë se 40 orë në javë pa kompensim financiar, mobilizim, kthimi i rimbursimit (K15), mungesë e inspektimit në terren nga Inspektorati i punës, mosekzistimi i një sindikate dhe mosbesimi në sistemin ligjor që rezulton në mos ngritjen e një procesi gjyqësor të vetëm për shkeljen e të drejtave të punëtorëve në periudhën 2019-2020.

QËLLIMET DHE REZULTATET

Qëllimi i përgjithshëm: Përmirësimi i kushteve dhe të drejtave të punëtorëve në Komunën e Strugës.

Qëllimi/e specifik/e:

  • Forcimi dhe ndërtimi i kapaciteteve të punëtorëve dhe punëdhënësve në lidhje me të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga LMP, si dhe promovimi i tij;
  • Forcimi i bashkëpunimit institucional ndërmjet sektorit privat, Inspektoratit të punës, Komunës së Strugës, Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale;
  • Krijimi i kapaciteteve për mbikëqyrjen e institucioneve;
  • Rritja e ndërgjegjësimit të qytetarëve për të drejtat e punës;

REZULTATET

  1. Punëtorët janë të vetëdijshëm dhe inkurajohen të raportojnë abuzimin me DP;
  2. Sistemi i vendosur i takimeve të rregullta midis punëtorëve, punëdhënësve dhe inspektoratit;
  3. Përmirësimi i kapaciteteve për monitorim duke bërë presion mbi institucionet për të gjitha shkeljet e ligjeve të të drejtave të punës;
  4. Rritja e ndërgjegjësimit të qytetarëve për të drejtat e punës;

AKTIVITETET

  1. Trajnim për punëdhënësit dhe punëtorët;
  2. Tryezë e rrumbullakët;
  3. Ditë e hapur me qytetarët;
  4. Krijimi i komisionit për monitorim të institucioneve;
  5. Përgatitja e anketës;
  6. Përgatitja e videos;

Продолжи со читање

  • Qendra për Hulumtime dhe Analiza Juridike (CPIA)

    Buxheti total: 2,999,953 MKD Periudha e zbatimit: 01.01.2026 – 31.12.2026 (12 muaj) Tema specifike: Barazia gjinore Partnerë: Shoqata Maqedonase e Juristëve të Rinj (MYLA) Përbërësit: Gjykatës, prokurorë publikë dhe juristë nga shërbimet profesionale; të rinj dhe studentë të drejtësisë; aktivistë të rinj dhe juristë të ardhshëm; organizata të shoqërisë civile;…

  • Hapni Dritaret

    Buxheti total: 2,998,600 MKD Periudha e zbatimit: 01.01.2026 – 31.12.2026 (12 muaj) Tema specifike: Përfshirja digjitale dhe qeverisja e mirë Partnerë: Shoqata për avancimin e aktivizmit rinor ZETA Përbërësit: Të rinj; persona me aftësi të kufizuara; qytetarë me qasje të kufizuar në shërbimet digjitale; organizata të shoqërisë civile; institucione lokale…

  • RESIS – Shkup

    Buxheti total: 3,000,000 MKD Periudha e zbatimit: 01.01.2026 – 31.12.2026 (12 muaj) Tema specifike: Mjedis mundësues për zhvillimin e shoqërisë civile Partnerë: Këshilli për etikë në media në Maqedoni – SEMM Përbërësit: Organizata të shoqërisë civile dhe grupe joformale që punojnë në tema të lidhura me zhvillimin shoqëror dhe politikat…

  • Youth Can – Shkup

    Buxheti total: 2,987,080 MKD Periudha e zbatimit: 01.01.2026 – 31.12.2026 (12 muaj) Tema specifike: Kohezioni social Partnerë: Shoqata e qytetarëve Supportko Koçan Përbërësit: Të rinj, organizata rinore dhe grupe joformale rinore; komunitete lokale ku veprojnë të rinjtë; dhe qytetarë të prekur nga temat e kohezionit social. Për projektin e mbështetur…

  • Aleanca Rinore – Krushevë

    Buxheti total: 2,999,227 MKD Periudha e zbatimit: 01.01.2026 – 31.12.2026 (12 muaj) Tema specifike: Avancimi i transformimit digjital Partnerë: Shoqata QENDRA PËR DIALOG NDËRKULTUROR Kumanovë (CID) Instituti për zhvillimin e komunitetit – Tetovë (IZHK Tetovë) Përbërësit: Të rinj nga Krusheva dhe komunat e synuara; qytetarë nga komunitetet lokale; organizata të…

  • Instituti për Demokraci “Societas Civilis” – Shkup

    Buxheti total: 2,962,939 MKD Periudha e zbatimit: 01.01.2026 – 31.12.2026 (12 muaj) Tema specifike: Lufta kundër korrupsionit dhe gazetaria hulumtuese Partnerë: Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup Instituti për hulumtime sociologjike dhe politiko-juridike – Shkup (ISHPJ) Përbërësit: Qytetarë nga komunat e synuara; komunitete lokale; organizata të shoqërisë civile; gazetarë…