Instituti për politika evropiane (EPI), Shkup

Buxheti i përgjithshëm: 4.498.752 denarë

Kohëzgjatja: 1.7.2019 – 31.12.2021

Përshkrim i shkurtër i organizatës

Instituti për politika evropiane (EPI) – Shkup është themeluar më 24 shkurt 2011, si shoqatë e qytetarëve. Misioni i EPI është përmes hulumtimeve cilësore dhe propozimeve për politika evropiane të sigurojë bazë për debat dhe zgjidhje, të orientuar drejt bartësve të vendimeve dhe opinionit më gjerë. Fushat kryesore të hulumtimeve janë aderimi në BE – vëzhgimi dhe avokimi, demokracia dhe sundimi i të drejtës dhe acquis e BE dhe politikat sektoriale. Gjatë tetë viteve të kaluara, EPI zbatoi 10 projekte regjionale dhe 33 kombëtare dhe publikoi 170 dokumente të shkurta për politikat, raporte monitorimi, studime për politikat e zbatuara dhe studime hulumtuese. EPI është themelues i RRJETIT 23 dhe bashkë themelues i rrjetit regjional TEN. Nga viti 2018 EPI është organizatë hulumtuese kombëtare e Agjencisë për të drejta fondamentale të njeriut në BE (FRA).

Konstituentët

Pushteti ekzekutiv (funksionarët dhe nëpunësit e lartë shtetëror nga SÇE, MD dhe MPJ); Parlamenti (veçanërisht  Komisioni për çështje evropiane dhe Këshilli kombëtar për integrime evropiane); institucionet e gjyqësorit (bashkëpunimi i drejtpërdrejtë me AGJPP, gjykatat, prokuroritë publike, prokuroria publike speciale); institucionet evropiane dhe vendet anëtare të BE (shfrytëzuesit e drejtpërdrejtë të produkteve të tyre, takimet e rregullta vjetore); organizatat qytetare kombëtare dhe lokale dhe organizatat profesionale (me fokus të veçantë të atyre të punojnë në fushën e sundimit të drejtës); opinioni i gjerë (prezenca në media dhe aktivitete në projekte, por edhe metoda inovative).

 Rezultatet

  • Programi i avancuar për monitorim të avokimit
  • Kapacitete të brendshme të avancuara për komunikim
  • Kapacitete të brendshme të avancuara për hulumtime, avokim dhe inkorporomi i perspektivës gjinore
  • Planifikimi më i mirë financiar afatmesëm

Продолжи со читање

  • Shoqata ekologjike Vila Zora

    Buxheti i përgjithshëm: 4.489.900 denarë Kohëzgjatja: 1.7.2019 – 30.6.2022 Përshkrim i shkurtër i organizatës Shoqata ekologjike “Vila Zora” nga Velesi është organizatë joqeveritare, jofitimprurëse dhe jopolitike, e cila merret me mbrojtjen dhe avancimin e mjedisit jetësor dhe natyrës, përmes animimit  të problemeve ekologjike, aktualizimin e tyre dhe ngritjen e vetëdijes…

  • Iniciativa për ndryshim social – INSOK, Shkup

    Buxheti i përgjithshëm: 4.481.160 denarë Kohëzgjatja: 1.7.2019 – 30.6.2022 Përshkrim i shkurtër i organizatës InSoK i promovon, realizon dhe përmirëson vlerat shoqërore – demokracinë, sundimin e të drejtës, të drejtat e njeriut dhe kapitalin njerëzor, përmes aplikimit të qasjes së bazuar në inkuadrimin e drejtpërdrejtë dhe lidhjen e drejtpërdrejtë me…

  • Shoqata e lezbikeve, gejve, biseksualëve/e dhe transeksualëve/e LGBT JUNAJTED Tetovë

    Buxheti i përgjithshëm: 4.490.699 denarë Kohëzgjatja: 1.7.2019 – 30.6.2022 Përshkrim i shkurtër i organizatës LGBT Junajted Tetovë është organizatë qytetare, jofitimprurëse dhe multietnike, e cila në vete përfshin anëtarë nga grupe dhe religjione të ndryshme etnike. Objektivi i KGBT Junajted Tetovë është mbrojtja, promovimi dhe respektimi i të drejtave të…

  • Ambasada e parë e fëmijëve në botë “Megjashi” – Republika e Maqedonisë

    Buxheti i përgjithshëm: 4.499.392 denarë Kohëzgjatja: 1.7.2019 – 30.6.2022 Përshkrim i shkurtër i organizatës Ambasada e parë e fëmijëve në botë “Megjashi” është themeluar më 29 prill 1992 në Shkup, si asociacion botëror dhe organizatë e parë e regjistruar për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës. Vizioni i “Megjashi” është…

  • Shoqata për zhvillim të mediave “Onlimit” – Shkup

    Buxheti i përgjithshëm: 4.500.000 denarë Kohëzgjatja: 1.7.2019 – 30.6.2022 Përshkrim i shkurtër i organizatës E themeluar në vitin 2013 sipas Ligjit për shoqata dhe fondacione, Onlimit media është një nga organizatat e rralla e cila përmes fuqisë së mediave digjitale promovon lirinë e mediave, gazetarinë hulumtuese dhe të drejtat e…