Civica Mobilitas shpall thirrje, nr. Ref. CM-INR-02, për ndarjen e granteve të vogla për punë praktike, të cilat do të ofrojnë përkrahje për ndërveprim ndërmjet organizatave qytetare, aktorët e shoqërisë qytetare dhe themeluesit e tyre nga Zvicra dhe Maqedonia.

Për t’i përmbushur kërkesat për një grant në kuadër të kësaj Thirrjeje për propozime, aplikuesi duhet të ketë së paku 18 vjet dhe të jetë shtetas i Zvicrës me prejardhje nga Republika e Maqedonisë dhe/ose shtetas i Maqedonisë, i cili në vazhdimësi apo përkohësisht jeton/qëndron në Zvicër.

Në kuadër të kësaj Thirrjeje për Propozime, aplikimet patjetër duhet të përfshijnë një apo më shumë bashkëpunëtorë. Këta bashkëpunëtorë duhet patjetër të jenë grantistë aktual institucional (INS), aksional (ACT), të granteve specifike aksionale (SAC), ato të vogla aksional (MAK) dhe/ose ad-hok (ADH) granteve  të Civica Mobilitas, si dhe zyra projektuese e Civica Mobilitas.

Kjo Thirrje për Propozime përbëhet nga:

Grantet s’duhet të zgjasin më shumë se 6 muaj dhe s’duhet ta tejkalojnë shumën prej 6.000 frangave zvicerane (ose mesatarisht, s’duhet të tejkalon 1.000 franga zvicerane në muaj), varësisht nga kohëzgjatja e grantit.

Afati i paraqitjes së aplikacionit është deri më 30 mars 2018. Aplikacioni mund të paraqitet në çdo kohë deri në këtë datë.

Aplikimitet duhet të dërgohet te Civica Mobilitas në gjuhën angleze në e-mail, në titullin e të cilit duhet të qëndrojë numri referues për këtë Thirrje, CM-INR-02, në adresën në vijim: cm-inr-02@civicamobilitas.mk. Fletët e aplikimit dhe shtojcat të cilat kanë nënshkrim dhe vulë, duhet të skenuara.

Të interesuarit mund t’i dërgojnë pyetjet  me shkrim në e-mail, në: helpdesk@civicamobilitas.mk. Ju lutemi që në titullin e mesazhit të qëndrojë numri referues për këtë Thirrje, CM-INR-02.

Civica Mobilitas i inkurajon aplikuesit në mënyrë të rregullt t’i ndjekin ueb-faqet e saj dhe faqen në  Facebook, për të qenë të informuar me kohë dhe në mënyrë adekuate për pyetjet dhe përgjigjet e fundit.

Civica Mobilitas është program i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), i cili zbatohet nga NIRAS nga Danimarka dhe Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN) dhe nga Instituti Suedez për Administratë Publike (SIPU).