Civika mobilitas shpall thirrje për grante partneriteti [CM-PG-2]
Aplikimet mund të dorëzohen nga:
- Organizatat e shoqërisë civile të regjistruara në përputhje me Ligjin për shoqatat dhe fondacionet
- Shoqata të tjera joqeveritare, jofitimprurëse, civile të regjistruara në përputhje me Ligjin për veprimtarinë shkencore dhe kërkimore.
Në këtë thirrje për Grante për angazhim qytetar, aplikimet DUHET të kenë një bartës dhe të paktën NJË partner. Aplikantët për këtë thirrje do të konsiderohen të pranueshëm nëse dorëzojnë vetëm një aplikim në cilindo rol (qoftë si bartës ose si partner).
Përfituesit aktualë (bartësit dhe partnerët) e një Granti partneriteti (CM-PG) dhe një Granti për angazhim qytetar (CM-GGA) nuk janë të kualifikuar për të aplikuar në këtë thirrje për grante.
Aplikimi
Bartësi dhe partneri duhet të jenë të regjistruar në platformën: www.grants.mk (Shkarkoni Udhëzuesin prë krijimin e profilit ). Pas regjistrimit, vetëm BARTËSI aplikant duhet të aplikojë për këtë thirrje për propozime dhe të ngarkojë dokumentin e tij/saj të plotësuara: aplikimi dhe shtojcat. Aplikanti BARTËS duhet të shtojë partnerin/ët (me numrat e tyre unikë të identifikimit dhe e-mail-in e tyre) të cilët do të duhet të konfirmojnë partneritetin përmes një konfirmimi që do të kërkohet në e-mail-in e tyre (të futur gjatë regjistrimit në platformë). Ky konfirmim do të konsiderohet si provë e Deklaratës për partneritet.
Procesi i aplikimit është online. Kjo thirrje për propozime përbëhet nga një Udhëzues për aplikantët dhe një Formular APLIKIMI me shtojca (shkarkoni Udhëzuesin për Aplikantët); (shkarkoni Formularin e aplikimit dhe shtojcat). Komiteti i përzgjedhjes së granteve (KPG) do të vlerësojë dhe zgjedhë përfituesit e mundshëm të granteve bazuar në aplikimet e tyre.
Në këtë thirrje për propozime, përparësi u jepet aplikantëve që dëshirojnë të bashkojnë kapacitetet e tyre përmes përpjekjeve të përbashkëta, të arrijnë ndryshime pozitive të udhëhequra nga prioritete të përcaktuara reciprokisht dhe duke u përqendruar në temat/fushat e parashikuara. Aktivitetet e propozuara duhet të kontribuojnë në objektivat dhe prioritetet e kësaj thirrjeje:
- Mjedis i favorshëm për zhvillimin e shoqërisë civile
- Kohezioni social
- Barazia gjinore
- Avancimi i transformimit digjital
- Lufta kundër korrupsionit dhe gazetaria investigative
- Iniciativa të gjelbra
Kohëzgjatja e aktiviteteve duhet të jetë midis 10 dhe 12 muajve. Madhësia e grantit të kërkuar duhet të jetë maksimumi 3,000,000 denarë. Organizatat mund të dorëzojnë vetëm një aplikim në këtë thirrje – në rolin e bartësit ose partnerit.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 15 tetor 2025, deri në orën 13:00.
Aplikantët do të njoftohen me anë të e-mail-it për marrjen e aplikimit të tyre të plotësuar. Civica mobilitas nuk do të pranojë aplikime të dërguara me postë të rregullt ose aplikime të dorëzuara personalisht.
PYETJE DHE PËRGJIGJE
Palët e interesuara mund t’i dërgojnë pyetjet e tyre me shkrim në adresën: helpdesk@civicamobilitas.mk jo më vonë se 6 tetor 2025. Subjekti i mesazhit duhet të përfshijë numrin e referencës për këtë thirrje: CM-PG-2. Pyetjet mund të bëhen edhe nëpërmjet faqes së internetit të Civica mobilitas.
AFATI KOHORE PRELIMINAR
Hapja e thirrjes për propozime | 15 shtator 2025 г. |
Sesione informuese | 23/25/.09 и 03.10 2025 г. |
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve | 15 tetor 2025 г., 13:00 ч. |
Vendimi i Komitetit të përzgjedhjes së granteve | nëntor 2025 г. |
Njoftimi i aplikantëve të përzgjedhur dhe aplikantëve të refuzuar | nëntor-dhjetor2025 г. |
Nënshkrimi i kontratave |
SESIONET INFORMATIVE
Civika mobilitas do të mbajë tre sesione informuese për këtë thirrje për propozime. Orari paraprak për këto sesione informuese është:
REGJISTRIMI PËR NJË SESION INFORMATIV
*Lidhja më sipër të çon te versioni në gjuhën maqedonase i formularit të regjistrimit për sesionet informuese
Qyteti | Vendndodhja | Datë | Kohë |
Strumicë | Europe Houses në Strumicë (lokacion) | 23.09.2025 | 12:00 |
Tetovë | Europe Houses në Tetovë (lokacion) | 25.09.2025 | 12:00 |
Shkup | Qendra e Burimeve Qytetare (lokacion) | 03.10.2025 | 12:00 |
