Qytetarët për ndryshim #7

NËNTORI - DHJETOR 2020

Gjatë dy muajve të fundit të vitit 2020, të pazakontë dhe në shumë mënyra i vështirë, kriza e shkaktuar nga Covid-19 ka arritur maksimumin e saj. Në çdo kuptim. Numri i të infektuarve ishte më i larti, numri i vdekjeve gjithashtu. Objektet shëndetësore u përdorën plotësisht, dhe punonjësit shëndetësorë ishin në skaj të aftësive të tyre.

Bashkëpunimi nuk ka qenë kurrë më i nevojshëm se tani dhe nuk ka qenë kurrë më i vështirë për tu bërë. Sidoqoftë, në distancë, përmes platformave të ndryshme, organizatat qytetare kanë treguar se ata mund të bashkëpunojnë dhe të funksionojnë në (jo)kohë të tilla.

Sq

Gjatë kësaj periudhe, përfunduan ad hoh grantet e Civica Mobilitas, të cilat kishin për qëllim të kapërcenin disa nga situatat e krizës të shkaktuara nga Covid-19. Organizatat qytetare përfituese nga këto grante shpërndanë mbi 2200 pako humanitare, më shumë se 320 qytetarë morën mbështetje psiko-sociale dhe mbi 160 morën mbështetje këshilluese. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për të parë efektet negative të Covid-19 më gjerësisht. Shumë shpesh, pasojat e pandemisë ne i shprehim në numrin e të infektuarve, numrin e vdekjeve ose në sasi që pasqyrojnë humbjet ekonomike, dhe kështu, ne humbasim nga sytë dëmin që i ka shkaktuar shëndetit tonë mendor. Kështu, grupi i prekur nga kriza shëndetësore zvogëlohet tek ata që mund të kenë arritur të mbrohen nga virusi.

Kriza arriti të mobilizojë organizatat qytetare, por edhe qytetarët. Kjo u tregua nga rritja e anëtarësisë te tetë prej përfituesve të ad hok granteve dhe nga numri i rritur i vullnetarëve në 11 prej organizatave përfituese të këtyre granteve. A e ka nxitur kriza solidaritetin tonë? A e ka rritur aktivizmin qytetar? A i njohën qytetarët organizatat e shoqërisë civile si aktorë përmes të cilave ata mund të ndihmojnë më shumë? Këto janë pyetje për analizën që duhet të bëjë sektori i shoqërisë civile. Por jo pasi të ketë përfunduar kriza, por tani, ndërsa ajo po vazhdon ende. Çfarë i tërhoqi qytetarët? Pse zgjodhën të dhurojnë kohën e tyre të lirë dhe të jenë vullnetarë? Nëse duam ta mbajmë këtë trend edhe pas krizës, tani duhet të zbulojmë se cili ishte motivi i qytetarëve? Kush ose çfarë e shtypi ndërprerësin dhe lëshoi energjinë e investuar për të ndihmuar të tjerët?

Organizatat qytetare, kryesisht grantistët e Civica Mobilitas, ofruan ndihmën dhe mbështetjen e tyre për institucionet. Të vetëdijshëm për vlerën e bashkëpunimit, ata thanë se tejkalimi i krizës do të jetë më i lehtë nëse i bëjmë të gjitha së bashku. Në forumin me ministrin e Shëndetësisë Venko Filipçe dhe drejtorin e Qendrës së Menaxhimit të Krizave, Stojançe Angellov, theksoi çështjet e hidhura si aksesi në informacion, qasja në shërbime, trajtimi i personave me aftësi të kufizuara dhe kategori të tjera të prekshme. Ata pyetën në lidhje me planin për aktivitetet përgatitore për procesin e vaksinimit, në lidhje me informacionin në lidhje me vaksinimin dhe të gjitha sfidat që vijnë me të. Dhe, përsëri, ata ofruan ndihmën dhe mbështetjen e tyre.

Sepse bashkëpunimi është thelbësor, dhe së bashku është më lehtë!

Продолжи со читање

  • Qytetarët për ndryshim nr. 21

    PRILL-QERSHOR 2025 Numri i ri i revistës Qytetarët për ndryshim #21 i është kushtuar mjedisit mundësues. Organizatat e shoqërisë civile dhe kontributi i tyre në programet e kandidatëve në zgjedhjet lokale “Na duhet një kulturë institucionale për të dëgjuar zërat e të gjithë qytetarëve dhe të të gjitha grupeve të…

  • Qytetarët për ndryshim #20

    JANAR-MARS 2025 Qytetarët që marrin iniciativën në komunitetet e tyre, ndërtojnë shpresën nga poshtë Në këtë numër kushtuar pjesëmarrjes qytetare, sjellim tregimet e atyre që nuk pajtohen me status quo. Nga Manastiri deri në Shkup, përmes konferencave, trajnimeve, marshimeve dhe analizave lokale, sektori civil udhëheq betejën e vet dhe të…

  • Qytetarët për ndryshim #19

    TETOR-DHJETOR 2024 Mirë se vini në numrin e ri të Qytetarëve për Ndryshim #19, me fokus në Angazhimin Qytetar. “Jam i bindur se në dialog me organizatat joqeveritare do të mund të ndërtojmë politika më të mira, do të mund të marrim vendime më cilësore për sfera të caktuara të…

  • Qytetarët për ndryshim #18

    KORRIK – SHTATOR 2024 Mirë se vini në numrin e ri të Qytetarët për ndryshim #18, me fokus në ambientin mundësues. “Nuk ka progres në reformën gjithëpërfshirëse të kornizës për financimin shtetëror të organizatave të shoqërisë civile” – ky është konstatimi i vjetër – i ri i Raportit për mjedisin…

  • Qytetarët për ndryshim #17

    PRILL – QERSHOR 2024 Mirë se vini në numrin e ri të Qytetarët për ndryshim #17. Mesazhi i parë për mjedisin që mbaj mend më është drejtuar nga një kalendar i “Bota jonë”, një botim interesant, informues dhe edukativ për nxënësit e fillores. Në secilën anë kishte foto të zogjve…

  • Qytetarët për ndryshim #16

    JANAR – MARS 2024 Mirëserdhët në numrin e ri të revistës Civica mobilitas, “Qytetarët për ndryshim #16”, lajmëtar i programit për mbështetjen e shoqërisë civile të mbështetur nga Qeveria e Zvicrës, por edhe lajmëtar i gjithë shoqërisë civile. Pas një pauze gati një vjeçare, po i rikthehemi temave dhe nismave…