Qytetarët për ndryshim #6

SHTATOR - TETOR 2020

Muajt e parë të vjeshtës sollën preokupime të reja, por ajo më seriozi – Covid-19, mbeti dhe mori hov. Bota vazhdoi të funksionojë në rrethana të jashtëzakonshme, t[ë numërojë të infektuar të ri me virusin korona, të kuruar, por për fat të keq edhe viktimat e tij.

Nën presionin e numrit të madh të infektuarve, funksionuan edhe organizatat qytetare. Një pjesë nga shtëpia, një pjesë nga zyra dhe një pjesë nga terreni. Çdo gjë që mund të zhvendosej online, u zhvendos, pjesa tjetër, në rrethana të ndryshuara, me respektimin e të gjitha masave për mbrojtje, u zhvillua drejtpërdrejtë.

Sqn6

Civica mobililitas në këtë periudhë vendosi, të paktën shkurtimisht, t‘i kthehej praktikës së vjetër të mbajtjes së ngjarjeve drejtpërdrejt. Sigurisht, ata ishin larg asaj që jemi mësuar të gjithë, por gjithsesi një pushim i vogël i “përvojave” në online, që janë bërë rutina jonë e përditshme. Për shkak të protokolleve të mbrojtjes shëndetësore, mungonte zhurma e Takimeve për rrjetëzim, ne duhej të kufizonim pjesëmarrjen e Forumit kombëtar në vetëm një përfaqësues nga organizata, për të kontrolluar temperaturën e trupit të të gjithë atyre që vinin, të vendosnin maska dhe të uleshin në 1.5-2 metra distancë. Për shkak të vendndodhjes së Festivalit, në Parkun e Qytetit në Shkup, në një hapësirë të hapur, ne nuk e kufizuam numrin e pjesëmarrësve, por e kufizuam hapësirën e hapur në mënyrë që të bënim kontrollet e nevojshme dhe të siguroheshim që të respektoheshin të gjitha masat e autoriteteve shëndetësore. Nuk ishte njësoj si më parë, por ishte një freskim i vërtetë për të parë kolegët dhe bashkëpunëtorët drejtpërdrejt, për t‘u interesuar për ata që vendosën ta kalojnë atë ditë në Park, për të treguar se ne mund të funksionojmë në këto kushte të ndryshuara, se jemi elastik, fleksibël, të gatshëm për të ndihmuar atje ku është e nevojshme.

Edhe ky numër i Qytetarëve për ndryshime sjell tekste të shumta për aktivitetet e organizatave qytetare. Në përpjekjen që të sigurohet pjesëmarrje më madhe qytetare dhe t’u ndihmojnë institucioneve që të përballen me faktet dhe në bazë të tyre të krijojnë politika, organizatat hulumtuan tema të ndryshme. Në këto faqe do të gjeni shtatë hulumtime dhe analiza të prezantuara në raporte ose dokumente për politika publike. Në fokus ishin më shumë tema rreth asaj se si funksionon mësimi online, gjendja me respektimin e të drejtave të fëmijëve, dhuna në familje, rreziqet për korrupsion gjatë prokurimeve publike të ndërmarrjeve në pronësi të Qeverisë dhe komunave, gjendja e Malit të Sharrit. Krahas kësaj, organizatat e analizuan kohëzgjatjen e tepërt të procedurave të shkurtuara gjyqësore si dhe Raportin e Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut. Kriza me koronën nuk e pengoi angazhimin dhe bashkëpunimin qytetare e organizatave, përkundër, në disa situata edhe më shumë i fuqizoi. Gjithsej 14 organizata e organizuan aksionin humanitar të quajtur “Ushqe 10.000”, ndërsa Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit siguroi 80 pako me ushqim dhe mjete për mbrojtje dhe dezinfektim për të pastrehët. Banka për ushqim dhe Koalicioni rural hapi diskutim për dhurimin e tepricës së prodhimeve bujqësore, ndërsa të Drejtë dhe profesionistë, vazhduan ta përkujtojnë pushtetin dhe opinionin për objektet e braktisura në pronësi shtetërore.

Që të mundësojnë vazhdimësi në punën e tyre me fëmijët me aftësi të kufizuara, ”Hapni dritaret”, në partneritet me UNICEF dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale krijoi platformë, me të cilën do të mundësohet edukim i individualizuar i fëmijëve me aftësi të kufizuara. Qendra për aftësi të kufizuara “Prkos” e promovoi botimin “Një ditë e imja”, një publikim i domosdoshëm për secilin.

Muajt e ardhshëm nuk do të jetë më lehtë, por treguam se mund të përshtatemi dhe… vazhdojmë tutje. Apo cila do të ishte zgjidhja tjetër?

Lexim të këndshëm!

Продолжи со читање

  • Qytetarët për ndryshim nr. 21

    PRILL-QERSHOR 2025 Numri i ri i revistës Qytetarët për ndryshim #21 i është kushtuar mjedisit mundësues. Organizatat e shoqërisë civile dhe kontributi i tyre në programet e kandidatëve në zgjedhjet lokale “Na duhet një kulturë institucionale për të dëgjuar zërat e të gjithë qytetarëve dhe të të gjitha grupeve të…

  • Qytetarët për ndryshim #20

    JANAR-MARS 2025 Qytetarët që marrin iniciativën në komunitetet e tyre, ndërtojnë shpresën nga poshtë Në këtë numër kushtuar pjesëmarrjes qytetare, sjellim tregimet e atyre që nuk pajtohen me status quo. Nga Manastiri deri në Shkup, përmes konferencave, trajnimeve, marshimeve dhe analizave lokale, sektori civil udhëheq betejën e vet dhe të…

  • Qytetarët për ndryshim #19

    TETOR-DHJETOR 2024 Mirë se vini në numrin e ri të Qytetarëve për Ndryshim #19, me fokus në Angazhimin Qytetar. “Jam i bindur se në dialog me organizatat joqeveritare do të mund të ndërtojmë politika më të mira, do të mund të marrim vendime më cilësore për sfera të caktuara të…

  • Qytetarët për ndryshim #18

    KORRIK – SHTATOR 2024 Mirë se vini në numrin e ri të Qytetarët për ndryshim #18, me fokus në ambientin mundësues. “Nuk ka progres në reformën gjithëpërfshirëse të kornizës për financimin shtetëror të organizatave të shoqërisë civile” – ky është konstatimi i vjetër – i ri i Raportit për mjedisin…

  • Qytetarët për ndryshim #17

    PRILL – QERSHOR 2024 Mirë se vini në numrin e ri të Qytetarët për ndryshim #17. Mesazhi i parë për mjedisin që mbaj mend më është drejtuar nga një kalendar i “Bota jonë”, një botim interesant, informues dhe edukativ për nxënësit e fillores. Në secilën anë kishte foto të zogjve…

  • Qytetarët për ndryshim #16

    JANAR – MARS 2024 Mirëserdhët në numrin e ri të revistës Civica mobilitas, “Qytetarët për ndryshim #16”, lajmëtar i programit për mbështetjen e shoqërisë civile të mbështetur nga Qeveria e Zvicrës, por edhe lajmëtar i gjithë shoqërisë civile. Pas një pauze gati një vjeçare, po i rikthehemi temave dhe nismave…