Qytetarët për ndryshim #4

JANAR - PRILL 2020

Dy muaj në gjendje emergjence dhe pak më shumë nën presion të virusit të ri korona, na imponoi rregulla të reja të sjelljes, forma të reja të punës dhe komunikimit, prioritetet të reja jetësore dhe profesionale. Gjithçka f illon dhe përfundon me Covid-19. Në ambient përpiqemi që ta imponojmë normalitetin e tillë nga aktivitetet, perceptimet, pritjet tona, nga jeta jonë.

Edhe në këtë numër të Qytetarët për ndryshime është përgatitur në atë mënyrë. Fillimisht me qëllim që t’i kushtohet pjesëmarrjes qytetare, në ecje u arrit nga Covid-19, që në fund të paraqitet para jush si kombinim i të dyjave, ndërsa në vëllim dhe kornizë kohore pak më I madh nga e zakonshmja.

Sq

Organizatat qytetare edhe në këtë gjendje emergjence u organizuan dhe qëndruan në radhët e para që t’u ndihmojnë qytetarëve, atyre që më së shumti kanë nevojë për ndihmë. Përgjigja e parë ishte ndihma humanitare për pleqtë, për të pastrehët dhe për kategoritë tjera të rrezikuara. Por, ndihma nuk ishte vetëm në ushqim dhe mjete higjienike, një pjesë e organizatave u organizuan dhe siguruan ose përpunuan maska mbrojtëse, së pari për punëtorët shëndetësor, pastaj edhe për qytetarët tjerë. Kryqi i Kuq, banka për ushqim, Veprat e vërteta a mirësi, Hera, LGBT Junajted, Hëna, Fokus, Svetla idnina, Star-star janë vetëm disa nga organizatat të cilat distribuan ndihmë humanitare. Listën e organizatave qytetare të cilën e publikoi Civika mobilitas në ueb faqen e vet shënon mbi 180 aksione për ndihmë humanitare, ku ndihma matet me qindra tonë. Kjo listë e quajtur Covid 19 çdo ditë azhurnohet, e krahas ndihmës humanitare, këtu janë edhe aktivitetet lidhur me të drejtat e punëtorëve, fëmijëve dhe të rinjve, shëndetit etj. Secili në fushën e vet të ekspertizës e jep kontributin e vet, për tejkalim sa më të padhembshëm të kushteve të jashtëzakonshme në të cilat u gjet shoqëria.

Numri i katërt i Qytetarët për ndryshime sjell edhe informata për platformën resurse të Evrotink, e cila duhet të sigurojë informim dhe edukim të vazhdueshëm për integrimet në BE, që do ta lehtësojë inkuadrimin e qytetarëve në këto procese, për rezultatet nga hulumtimi i Institutit për shkenca shoqërore dhe humaniste kushtuar polarizimit të shoqërisë maqedonase, për inkuadrimin e kërkesave të romëve në programet e partive politike, për “Engejxh” të fundit për rastin “Dhoma publike”, për marshin për të drejtat e femrës, për Forum teatrin si mënyrë për ndërtimin e vetëdijes dhe luftën kundër dhunës adoleshente dhe shumë të tjera.

Civika mobilitas, për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme të funksionimit, publikoi thirrje dhe më 30 prill ndau gjithsej 15 ad-hok grante për organizata qytetare, të cilat do të zbatojnë aktivitetet lidhur me Covid-19. Vazhdimisht i motivojmë organizatat qytetare t’i ndajnë aktivitetet e tyre lidhur me pandeminë, të cilat pastaj i publikojmë në ueb faqe dhe në buletinin e jashtëzakonshëm. Informatat janë të rëndësishme në momente të tilla, por jo të lavdërohemi se u jemi përgjigjur nevojave dhe kërkesave të qytetarëve, por t’i bëni aktivitetet tona më të kapshme për ata të cilët kanë nevojë për ato.

Dhe në fund, por jo edhe më pak e rëndësishme, vëzhgimi i zgjuar i vendimeve të autoriteteve kushtuar luftës për mbrojtjen e atyre, të drejtat e të cilëve janë shkelur dhe solli fitore të koalicionit prej 11 organizatave qytetare të cilat e bindën Qeverinë që ta ndryshojë vendimin me të cilin mundësohej largimi i punëtorëve në firmat të cilat shfrytëzojnë mbështetje shtetërore në tejkalimin e pasojave ekonomike të shkaktuara nga pandemia. “Vazhdojmë të veprojmë të bashkuar”, thonë ata në kumtesën e tyre, “sepse vetëm kështu mund të ndërtojmë shoqëri të drejtë, solidare dhe humane”. Na vjen mirë që një pjesë e këtyre organizatave janë pjesë e komunitetit të madh të Civika mobilitas.

Продолжи со читање