Qytetarët për ndryshim #17

PRILL – QERSHOR 2024
17 alb

Mirë se vini në numrin e ri të Qytetarët për ndryshim #17. Mesazhi i parë për mjedisin që mbaj mend më është drejtuar nga një kalendar i “Bota jonë”, një botim interesant, informues dhe edukativ për nxënësit e fillores. Në secilën anë kishte foto të zogjve të ndryshëm dhe mesazhi ishte “Na shpëtoni, për të mirën tuaj”! Në shkollën fillore, në atë kohë, por edhe jashtë saj, nuk flitej shumë për mjedisin, por redaktorët e revistës duket se kanë qenë një hap përpara të tjerëve.

Në tremujorin që lamë pas e shënuam Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit. Edhe pse këtë vit përkujtimi iu kushtua luftës kundër shkretëtirëzimit, ky është një mundësi e mirë për të trajtuar të gjitha aspektet e tjera të mbrojtjes së planetit, i cili aktualisht është shtëpia e vetme e njohur e njerëzimit siç e njohim ne. Pyjet, ujërat, ajri, toka, të gjitha gjallesat që banojnë në planet, i gjithë ai ekosistem, meritojnë vëmendjen dhe kujdesin e përditshëm të neve njerëzve që jemi të vetmit përgjegjës për shkatërrimin e tij të vazhdueshëm.

Konstatimi nuk është radikal. Këtë e tregojnë kërkime të ndryshme shkencore që i referohen zhdukjes së llojeve të caktuara, tharjes së burimeve ujore, rritjes së vazhdueshme të temperaturës mesatare etj. Për shembull, analizat e bëra nga Qendra për Ndryshimet Klimatike (QNK) mbi ndryshimin e temperaturës në 40 vitet e ardhshme tregojnë se pritet që temperatura mesatare në periudhat e verës të jetë edhe 6˚C më e lartë në krahasim me atë aktuale. Rritja e temperaturës pritet të shkaktojë ndryshime më të shpeshta të temperaturës, ngjarje ekstreme të motit si stuhi, breshër, shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje si pasojë e sasive të mëdha të shiut në një periudhë të shkurtër kohore, por edhe erërave me intensitet në rritje. Ne do të thoshim se e ardhmja është e tashmja jonë.

Paralelisht me të dhënat shqetësuese për shkatërrimin e planetit që është rezultat i sjelljes sonë të papërgjegjshme, jemi dëshmitarë të teorive të ndryshme që nuk janë gjë tjetër veçse alibi për situatën aktuale. Do të dëgjoni se është një proces natyror që nuk ka të bëjë me njerëzit, se ndryshimi i klimës është një gjë e sajuar dhe se planeti do të gjejë një mënyrë për t‘u marrë me të.

Mbyllja e këtillë e vetëdijshme e syve dhe e arsyes përballë problemeve kaq të dukshme që na prekin të gjithëve nuk është veçori e specieve më të ndërgjegjshme që banojnë në këtë planet.

Është koha të pyesim veten se cilit grup i përkasim: atij me ata që shqetësohen për krimet kundër mjedisit, atij me a.q. komplotistët apo jemi thjesht vëzhgues memec të ngjarjeve. Është koha të pyesim veten se çfarë po bëjmë ne personalisht për këtë çështje dhe nëse ajo përfundon me postimet në rrjetet sociale. Jo, nuk po them se është keq, thjesht nuk mjafton, jo më.

Organizatat qytetare janë ndër më të zëshmit në kërkimin e përgjegjësisë, në ndërgjegjësimin e të gjithë publikut dhe në ofrimin e zgjidhjeve për problemet mjedisore. Por ne duhet të shkojmë një hap më tej, duhet të marrim përgjegjësi personale, individuale dhe të udhëheqim me shembullin personal. Le të pyesim veten, çfarë po bëj për të reduktuar ndikimet e këqija, për të dhënë një shembull personal për të tjerët. A i selskionoj mbetjet, a ndikoj të tjerët që ta bëjnë këtë, a bëj alarm kur vërej hedhjen e paligjshme, a raportoj, a ka një reagim ndaj raportimit tim, po nëse nuk ka, të heq dorë apo të vazhdoj? Ka veprime të panumërta që mund të bëjmë çdo ditë vetëm, me të tjerët ose me fqinjët në komunitetin ku jetojmë ose më gjerë.

Le ta mbrojmë mjedisin, për të mirën tonë. Le të bëjmë një hap, le të jemi një shembull që ia vlen të ndiqet!

Lexim të këndshëm!

Продолжи со читање

  • Qytetarët për ndryshim nr. 21

    PRILL-QERSHOR 2025 Numri i ri i revistës Qytetarët për ndryshim #21 i është kushtuar mjedisit mundësues. Organizatat e shoqërisë civile dhe kontributi i tyre në programet e kandidatëve në zgjedhjet lokale “Na duhet një kulturë institucionale për të dëgjuar zërat e të gjithë qytetarëve dhe të të gjitha grupeve të…

  • Qytetarët për ndryshim #20

    JANAR-MARS 2025 Qytetarët që marrin iniciativën në komunitetet e tyre, ndërtojnë shpresën nga poshtë Në këtë numër kushtuar pjesëmarrjes qytetare, sjellim tregimet e atyre që nuk pajtohen me status quo. Nga Manastiri deri në Shkup, përmes konferencave, trajnimeve, marshimeve dhe analizave lokale, sektori civil udhëheq betejën e vet dhe të…

  • Qytetarët për ndryshim #19

    TETOR-DHJETOR 2024 Mirë se vini në numrin e ri të Qytetarëve për Ndryshim #19, me fokus në Angazhimin Qytetar. “Jam i bindur se në dialog me organizatat joqeveritare do të mund të ndërtojmë politika më të mira, do të mund të marrim vendime më cilësore për sfera të caktuara të…

  • Qytetarët për ndryshim #18

    KORRIK – SHTATOR 2024 Mirë se vini në numrin e ri të Qytetarët për ndryshim #18, me fokus në ambientin mundësues. “Nuk ka progres në reformën gjithëpërfshirëse të kornizës për financimin shtetëror të organizatave të shoqërisë civile” – ky është konstatimi i vjetër – i ri i Raportit për mjedisin…

  • Qytetarët për ndryshim #16

    JANAR – MARS 2024 Mirëserdhët në numrin e ri të revistës Civica mobilitas, “Qytetarët për ndryshim #16”, lajmëtar i programit për mbështetjen e shoqërisë civile të mbështetur nga Qeveria e Zvicrës, por edhe lajmëtar i gjithë shoqërisë civile. Pas një pauze gati një vjeçare, po i rikthehemi temave dhe nismave…

  • Qytetarët për ndryshim #15

    TETOR – DHJETOR 2022 Ky është numri i fundit i revistës “Qytetarët për ndryshim”, lajmëtar i Civica mobilitas, por edhe lajmëtar i gjithë shoqërisë civile. Për të qenë më konkret, ky është numri i fundit i kësaj faze të Civica mobilitas dhe në këtë format në të cilin i kemi…