Qytetarët për ndryshim #12

JANAR - MARS 2022 

Në fund të vitit paraprak, Qeveria e miratoi Strategjinë për bashkëpunim me dhe zhvillimin e shoqërisë civile. Sektori civil e fitoi dokumentin e katërt strategjik për periudhën 2022 – 2024. Ata që i ndjekin më nga afër këto procese dhe përfshihen në ato thonë se ndryshe nga dokumenti i mëparshëm, ky ka një përmirësim në përcaktimin e treguesve të suksesit. Kjo duhet ta bëjë më të lehtë për të interesuarit të monitorojnë nëse angazhimet strategjike po përmbushen. Dhe ka shumë prej tyre. Janë 12 synime strategjike dhe 26 operative në tre fushat prioritare.

Sq

Organizatat qytetare kanë kërkuar, ndërsa Qeveria u pajtua se me përkushtim do të punojë në avancimin e sistemit të financimit shtetëror. Në treguesin lidhur me këtë synim strategjik, Qeveria është obliguar që financimi shtetëror nga buxheti qendror dhe buxhetet e komunave, në vitin 2022 të jetë 20% e totalit të hyrave të OQ dhe në vitin 2024 të arrijë në 30% ose rreth 2 miliardë denarë. Për krahasim, në vitin 2020, pjesëmarrja e financimit shtetëror (në nivel qendror) në të hyrat e përgjithshme të organizatave qytetare ishte 5 % ose në shifra absolute, rreth 5.5 milionë euro. Edhe nëse niveli i financave të veçanta është i njëjtë në nivel lokal, mbështetja është rreth 11 milionë euro ose rreth 10% pjesëmarrje në të hyrat.

A është ambicioz treguesi në Planin e veprimit të Strategjisë? Është e mundshme, duke pasur parasysh se buxheti i planifikuar për organizatat qytetare, i cili në nivel qendror (pika 463) ka qenë rreth 9 milionë euro, nuk ka zgjatur as tre muaj. Duke supozuar se e njëjta shumë parash do të ndahej për organizatat qytetare edhe në nivel lokal dhe se buxheti i përgjithshëm i organizatave do të mbahej në nivelin e vitit 2020, niveli i financimit do të ishte më i ulët se sa parashikohet në Planin e veprimit. Por tani ato llogaritje nuk janë më të vlefshme. Financat filluan të rialokoheshin në tremujorin e parë me pretekstin se ishte e nevojshme në një kohë kur vendi po përballej me disa kriza.

Përveç luftës në Ukrainë, të gjitha krizat e tjera ishin aktive gjatë planifikimit të buxhetit të shtetit, si dhe atij të komunave. Financat e investuara në organizatat qytetare në fund përfundojnë tek qytetarët – gjë që është në interesin e përbashkët të të dyja palëve. Pyetja është se sa seriozisht i merr qeveria organizatat qytetare? Çfarë “blen” me premtimin që e di paraprakisht që nuk mund ta përmbushë? Dhe çfarë përfiton nga ajo që duket si një lojë fëmijësh “vlen – nuk vlen?!” Dhe ndoshta duhet të kthehemi një hap prapa dhe të pyesim, a e di qeveria se për çfarë votoi kur miratoi Strategjinë e katërt për bashkëpunim me dhe zhvillimin e shoqërisë sivile dhe Planin e saj të Veprimit? Ja sa seriozisht organizatat qytetare do ta marrin Qeverinë dhe premtimet e saja.

Ju uroj lexim të këndshëm

Продолжи со читање

  • Qytetarët për ndryshim nr. 21

    PRILL-QERSHOR 2025 Numri i ri i revistës Qytetarët për ndryshim #21 i është kushtuar mjedisit mundësues. Organizatat e shoqërisë civile dhe kontributi i tyre në programet e kandidatëve në zgjedhjet lokale “Na duhet një kulturë institucionale për të dëgjuar zërat e të gjithë qytetarëve dhe të të gjitha grupeve të…

  • Qytetarët për ndryshim #20

    JANAR-MARS 2025 Qytetarët që marrin iniciativën në komunitetet e tyre, ndërtojnë shpresën nga poshtë Në këtë numër kushtuar pjesëmarrjes qytetare, sjellim tregimet e atyre që nuk pajtohen me status quo. Nga Manastiri deri në Shkup, përmes konferencave, trajnimeve, marshimeve dhe analizave lokale, sektori civil udhëheq betejën e vet dhe të…

  • Qytetarët për ndryshim #19

    TETOR-DHJETOR 2024 Mirë se vini në numrin e ri të Qytetarëve për Ndryshim #19, me fokus në Angazhimin Qytetar. “Jam i bindur se në dialog me organizatat joqeveritare do të mund të ndërtojmë politika më të mira, do të mund të marrim vendime më cilësore për sfera të caktuara të…

  • Qytetarët për ndryshim #18

    KORRIK – SHTATOR 2024 Mirë se vini në numrin e ri të Qytetarët për ndryshim #18, me fokus në ambientin mundësues. “Nuk ka progres në reformën gjithëpërfshirëse të kornizës për financimin shtetëror të organizatave të shoqërisë civile” – ky është konstatimi i vjetër – i ri i Raportit për mjedisin…

  • Qytetarët për ndryshim #17

    PRILL – QERSHOR 2024 Mirë se vini në numrin e ri të Qytetarët për ndryshim #17. Mesazhi i parë për mjedisin që mbaj mend më është drejtuar nga një kalendar i “Bota jonë”, një botim interesant, informues dhe edukativ për nxënësit e fillores. Në secilën anë kishte foto të zogjve…

  • Qytetarët për ndryshim #16

    JANAR – MARS 2024 Mirëserdhët në numrin e ri të revistës Civica mobilitas, “Qytetarët për ndryshim #16”, lajmëtar i programit për mbështetjen e shoqërisë civile të mbështetur nga Qeveria e Zvicrës, por edhe lajmëtar i gjithë shoqërisë civile. Pas një pauze gati një vjeçare, po i rikthehemi temave dhe nismave…