Untitled Design (8)

Thirrje për pjesëmarrje në Trajnimin për pjesëmarrje dhe avokim rinor

HERA – Asociacioni për Edukim Shëndetësor dhe Hulumtim, në partneritet me Këshillin Kombëtar Rinor të Maqedonisë, shpallin thirrje për pjesëmarrje në Trajnim për të rinj në suaza të projektit Youth Connect: Building Inclusive Participation through Local Partnerships të mbështetura nga Regional Youth Cooperation Office (RYCO).

🔹 Për se bëhet fjalë?

Projekti ka për qëllim t’i fuqizojë kapacitetet e të rinjve për pjesëmarrje aktive dhe thelbësore në proceset demokratike, krijimin e politikave publike dhe vendimmarrjen lokale, si dhe ta avancojë rolin e tyre në ndërtimin e paqes dhe bashkëpunimit në komunitete.

🔹 Çfarë do të fitojnë pjesëmarrësit?

Përmes trajnimeve të strukturuara dhe interaktive, pjesëmarrës do të fitojnë:

  • njohuri për politikat publike dhe pjesëmarrjen e të rinjve;

  • shkathtësi për avokim dhe angazhim qytetar;

  • kapacitete për ndërtimin e paqes dhe vendosjen e dialogut dhe bashkëpunimit;

  • vetëbesim i rritur dhe gatishmëri për pjesëmarrje aktive në procese lokale dhe institucionale.

🔹 Kur dhe ku ?

Trajnimi do të realizohet në Veles, në datat:

  • 📅 19 – 22 Shkurt.

Trajnimi do të zbatohet me aplikimin e metodave joformale të mësuarit, punë interaktive dhe punë në grupe të vogla, me fokus në avokim, krijimin e politikave, demokraci pjesëmarrjeje dhe procese të ndërtimit të paqes.

👥 Kush mund të paraqitet?

  • Të rinjtë e moshë nga 18 deri në 29 vjeç;

  • Të rinjtë të cilët jetojnë dhe verojnë në territorin e Shkupit (komunat Kisella Vodë), Tetovë dhe Strugë;

  • Të rinj nga komunitete të ndryshëm sociale, etnike dhe lokale;
  • Veçanërisht inkurajohen të marrin pjesë gratë e reja, si dhe të rinjtë nga grupet e

ℹ Për pjesëmarrësit të cilët jetojnë jashtë qytetit ku mbahet  trajnimi, shpenzimet e udhëtimit do të mbulohen tërësisht.

Gjithsej të do të përzgjidhen 60 të rinj, të cilët do të avancojnë njohuritë dhe shkathtësitë e tyre në fushën e politikave publike, pjesëmarrjes qytetare, avokimit dhe ndërtimit të paqes.

📌 Si të paraqitesh ?

Për pjesëmarrje është e nevojshme ta plotësosh online aplikacionin në linkun në vijim:

👉 https://docs.google.com/forms/d/1fkUkyjVffn53v7zHaRkHlQYH9thM8WctlD60SwvJBrw/preview

📅 Afati i regjistrimit: 10.02.2026 (e martë)

 

 

 

 

 

This post was originally published on this site

Продолжи со читање