80 participants gallery

Tejkalimi i krizës do të jetë më i lehtë nëse i bëjmë të gjitha së bashku

Organizatat qytetare janë të gatshme të ndihmojnë institucionet në luftën me pandeminë. Sipas tyre, ajo ndihmë duhet të jetë sistematike, e përshtatshme për nevojat e qytetarëve dhe e kanalizuar përmes Qendrës për menaxhimin me krizat ndaj institucioneve përkatëse. Ky ishte përfundimi kryesor i arritur nga shtatëdhjetë përfaqësues nga po aq organizata qytetare, të cilët diskutuan se si bashkërisht të kontribuojnë në tejkalimin e krizës së shkaktuar nga Covid-19. Diskutimi u zhvillua gjatë forumit tematik të Civica mobilitas të mbajtur më 30 nëntor 2020 përmes platformës ZOOM.

Të udhëhequr nga përvojat e fituara nga puna e tyre e përditshme në terren, aktivistët folën rreth nevojave të qytetarëve dhe sfidave me të cilat përballen. “Ekziston një besim i përgjithshëm se njerëzit janë të informuar mirë, por në terren gjërat nuk janë aq të tilla”, tha Zage Filipovski, i cili me organizatën Qendra për sundim të mirë dhe integritet – Hub e mbështesin shtabin komunal për mbrojtje dhe shpëtim të Komunës së Karposhit. Sipas tij, duhet të punohet në ndërgjegjësimin e qytetarëve, por edhe në praktikat e komunave dhe institucioneve që ndonjëherë, të udhëhequr nga nevoja për të krijuar një imazh pozitiv, ndërmarrin aktivitete që nuk ndihmojnë në trajtimin e pandemisë. Mungesa e informacionit dhe prania e dezinformatave, e theksoi gjithashtu Kristina Naceva nga Polio Plus, si një problem që prek veçanërisht personat me aftësi të kufizuara. “Është e vështirë të punosh në terren,” theksoi Lulzim Haziri nga Asociacioni për Iniciativa Demokratike nga Gostivari. Ai theksoi se njerëzit janë infektuar nga Covid-19 shpesh stigmatizohen ose injorohen nga komuniteti. “Ne duhet të ndërtojmë një vetëdije për të jetuar në gjendje të këtillë, vetëdije pa paragjykime,” shtoi Haziri. Dushko Hristov nga Banka për ushqim iu referua nevojave themelore të qytetarëve. “Ne u japim ushqim kategorive të cenueshme të qytetarëve çdo ditë dhe ekziston një nevojë në rritje për një ndihmë të tillë,” tha ai. Duke pasur parasysh rreziqet kur fjala është për qytetarët që janë pozitivë me Covid-19, Hristov theksoi se organizata ka siguruar një automjet të pajisur për qëllime të tilla që mund të vihet në dispozicion te institucionet tjera.

Pjesëmarrësit gjatë diskutimit theksuan një numër nevojash të tjera të grupeve të tyre të synuara, si ato lidhur me procesin arsimor, veçanërisht për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe fëmijët nga zonat rurale, sigurimin e terapive mjekësore për të sëmurët kronikë, trajtimin e dhunës së rritur në familje, nevojën për mbështetje psikologjike etj. Ata konstatuan se pandemia i bëri problemet më të dukshme që kishin qenë të pranishme më parë.

Të pranishmit u pajtuan se aktivitetet duhet të vazhdojnë dhe të zgjerohen, veçanërisht duke pasur parasysh nevojat në rritje në terren. Prandaj, pyetja e pashmangshme ishte nëse ishte koha për t’u bërë thirrje donatorëve për mbështetje të re për aktivitetet lidhur me Covid-19? Kjo është veçanërisht e rëndësishme duke pasur parasysh se nga fillimi i krizës në mars të këtij viti, një numër i organizatave qytetare, brenda mundësive të tyre, kanë bërë përshtatjen e aktiviteteve të tyre për të përmbushur nevojat e konstituentëve të tyre. Tani, një pjesë e madhe e mbështetjes që ata e kanë pasur ka mbaruar ose po përfundon.

Me ose pa mbështetje të re, organizatat qytetare janë këtu për të ofruar njohuritë e tyre, përvojën, aftësitë, marrëdhëniet e mira me qytetarët dhe për të ndihmuar institucionet të merren me pandeminë, si partnerë, sepse është në interesin e të gjithëve, dhe kryesisht të qytetarëve.

Продолжи со читање

  • Kur kursimet bëhen përgjegjësi politike

    “Kursimet në nivel shtetëror nuk nënkuptojnë heqjen dorë nga shpenzimet, por përkundrazi racionalizimin e tyre dhe drejtimin e tyre drejt politikave që krijojnë vlerë të shtuar – arsim, kujdes shëndetësor, infrastrukturë dhe inovacion”, thotë Bllagica Petreski, drejtoreshë ekzekutive e Finance Think dhe kështu shpjegon në mënyrë koncize thelbin e financave…

  • Për çka flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #6

    PËRMBLEDHJË JAVORE #6 [20-26 tetor 2025] Edhe pas përfundimit të procesit zgjedhor, zgjedhjet vazhduan të diktojnë axhendën mediatike. Edhe pse numri i publikimeve ishte pak më i ulët se në javët paraprake, interesi publik mbeti i lartë. Me më shumë se 4 400 tekste mediatike dhe 560 postime në rrjetet…

  • Bashkëpunimi midis organizatave qytetare dhe sektorit të biznesit sjell shumë përfitime të ndërsjella

    “Arsyeja pse të gjithë duam të bashkëpunojmë është sepse të gjithë duam të përfitojmë. Pavarësisht nëse vini nga sektori i biznesit apo nga sektori qytetar, duhet të filloni të zhvilloni një kuptim më kompleks të përfitimeve të ndërsjella”, tha Simon Forrester, eksperti ndërkombëtar i Civica mobilitas, pjesëmarrësve të punëtorisë “Forcimi…

  • Për çfarë po flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #5

    RISHIKIM JAVOR #5 [13 – 17 tetor 2025] Në javën e fundit para heshtjes zgjedhore, pati rritje të dukshme të aktiviteteve dhe mobilizim të ri në mediat me mbi 3.000 artikuj dhe 240 postime në rrjetet sociale, me një rritje të qartë të angazhimit drejt fundit të javës. Fushata hyri…