Cmtf3

Të përmirësohet rrjedha e informatave mes organizatave qytetare dhe Shtabit kryesor koordinues me krizat

“Në trajtimin e kësaj pandemie, dy momente janë shumë të rëndësishme: bashkëpunimi intensiv dhe komunikimi me të gjithë aktorët dhe komunikimi i shpeshtë me publikun për të përmbushur sfidat e përhapjes së lajmeve të rreme, të jepen informacione të sakta dhe dëgjohet reagimi”, tha në fjalën hyrëse dr. Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë në Forumin e sotëm tematik të Civica mobilitas me temë: “Ballafaqimi me krizën me resurse të (pa)mjaftueshme”.

Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angelov, u përqendrua në dy aspekte në bashkëpunimin me organizatat qytetare: ngritja e vetëdijes publike dhe mbikëqyrja dhe kontrolli i politikave. “Ne presim që sektori civil të kontribuojë edhe më shumë në këto çështje, të cilat do t’i bëjnë qytetarët më të informuar, të cilat duhet të kontribuojnë në parandalimin më të mirë në luftën me pandemisë”, shtoi ai.

Për Zoran Drangovski, nga Shoqata e avokatëve të rinj maqedonas, një nga përfaqësuesit e sektorit civil në Shtabin kryesor për menaxhimin me krizat, është thelbësore që institucionet të dinë se çfarë bëjnë OQ në mënyrë që të njohin kapacitetet dhe resurset me të cilat disponojnë.

Organizatat qytetare, kryesisht përfitues të Civica mobilitas, i prezantuan para institucioneve konkluzionet dhe rekomandimet nga takimi i mëparshëm, dhe sot ata përsëri theksuan disa nga çështjet e hidhura të tilla si aksesi në informacion, qasja në shërbime, trajtimi i personave me aftësi të kufizuara dhe kategori të tjera të rrezikuara, etj. Pjesëmarrësit u interesuan nëse institucionet planifikojnë aktivitete përgatitore për procesin e vaksinimit, gjegjësisht si do t’i informojnë qytetarët, cilët qytetarë do të kenë përparësi dhe si do të ballafaqohen me sfidat që do të sjellë i gjithë procesi.

Duke folur për bashkëpunimin me organizatat qytetare, Filipçe theksoi disa shembuj të mirë edhe para krizës dhe tha: “Ne duam të bëjmë ndryshime ligjore me të cilat do t’i rrisim kompetencat e organizatave qytetare, me çka do t’i përdorim kapacitetet e tyre”. “Ata kanë njohuri, komunikim të mirë me shfrytëzuesit, resurset e duhura që mund të jenë të dobishme.” “Veçanërisht është e rëndësishme që ky grup të përfshihet në krijimin e politikave,” tha ministri.

Drangovski theksoi se do të insistojë në një rrjedhë më të mirë të informacioneve nga Shtabi kryesor i krizave drejt publikut dhe se ata do të kërkojnë një formë të komunikimit të drejtpërdrejtë përmes të cilit përfaqësuesit e GO do të jenë në gjendje të përcjellin informacionin tek publiku. Në këtë drejtim, përfundimet e këtij forumi do të prezantohen në takimin e parë të Shtabit kryesor të krizave, tashmë të hënën, 21 dhjetor 2020.

Debatin e ndoqën 200 qytetarë, një pjesë në platformën Zoom, ndërsa një pjesë drejtpërdrejtë në Fejsbuk.

Продолжи со читање

  • Për çfarë po flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #5

    RISHIKIM JAVOR #5 [13 – 17 tetor 2025] Në javën e fundit para heshtjes zgjedhore, pati rritje të dukshme të aktiviteteve dhe mobilizim të ri në mediat me mbi 3.000 artikuj dhe 240 postime në rrjetet sociale, me një rritje të qartë të angazhimit drejt fundit të javës. Fushata hyri…

  • Ambasadori i ri zviceran e konfirmon angazhimin ndaj shoqërisë civile

    Ekipi i Civika mobilitas më 16 tetor e pati takimin e parë me Ambasadorin e sapoemëruar të Zvicrës në Maqedoninë e Veriut, Sh.T. Kristof Zomer.  “Unë besoj se shoqëria civile është një fushë shumë e rëndësishme në të cilën duhet të përqendrohemi”, theksoi Ambasadori, duke konfirmuar se mbështetja e organizatave…

  • Për çfarë po flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #4

    PËRMBLEDHJE JAVORE #4 [6 – 12 TETOR 2025] Analiza e postimeve në media dhe rrjetet sociale gjatë javës së kaluar konfirmon se fushata po merr vrull, me fokusin gjithnjë e më shumë në zgjidhje konkrete lokale që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve. Diskutimet janë intensive në rrjetet…

  • Për çfarë po flasin kandidatët në zgjedhjet lokale? #3

    PËRMBLEDHJE JAVORE #3 [29 SHTATOR – 5 TETOR 2025] Një analizë e diskursit publik gjatë javës së kaluar zbulon se fushata është tërësisht e përqendruar në çështjet e përditshme që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve. Shumica e bisedave zhvillohen në mediat sociale, ku dominojnë premtimet konkrete për përmirësimin e…