“Të mësojmë të jetojmë bashkë përjetësisht është sfidë!“

“Nuk ka gjendje ose problem që nuk mund të tejkalohet ose të zgjidhet nëse ka masë kritike, njerëz të arsyeshëm, e të tillë gjeta në sektorin civil”, tha mes tjerash Liljana Popovska në promovimin e sotëm (19.10.2017) në publikimin e saj “Lidhjet multikulturore në sektorin civil në Republikën e Maqedonisë – ndikimi mbi politikat publike dhe kohezioni social”.

Sipas saj edhe multikulturalizmi dhe sektori civil janë sfida të pazakonta në kohën kur jetojmë. “Disa ngjarje na ndodhin në mënyrë ciklike, e rëndësishme është që t’i parashohim dhe të intervenojmë para se të ndodhin”, shoi ajo.

Sasho Klekovski, si një nga promovuesit, theksoi se numri i autorëve që shkruajnë për shoqërinë civile është i vogël, e kjo është veçanërisht e rëndësishme tani kur i gjithë sektori stigmatizohet. Ai u përqendrua në bashkëpunimin e sektorit civil me institucionet, siç tha, është një sfidë e madhe. “Në shoqërinë tonë është krijuar perceptim se sektori civil është ai që duhet të ofroje shërbime. Në të vërtetë, institucionet janë ato që duhet të ofrojnë, ndërsa sektori civil është këtu që të ofrojë zgjidhje”, tha ai.  Duke u reflektuar në studimin për Lobin maqedonas të gruas, i cili është pjesë e publikimit, Klekovski sugjeroi që kjo përvojë e mirë të replikohet edhe në tema tjera të sektorit, por edhe jahte sektori civil. “Suksesi i LMG ka të bëjë me vlerat edhe atë të atyre që me gjenerata janë kultivuar në këtë shoqëri.”

Në këtë promovim foli edhe deputetja në Kuvendin e RM, Gjylymser Kasapi e cila u ndërlidh ne studimin për LMG dhe rezultatet që janë arritur me aktivitetet e tyre. Promovimin e moderoi Aleksandar Kërzhallovski, drejtor ekzekutiv i Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe lider nacional i ekipit të Civika mobilitas.

Publikimi përmban hulumtim i përgatitur në bazë të intervistave me të anketuar relevant, aktiv në rrjete të rëndësishme multikulturore dhe lëvizje dhe studime të rastit për Lobin maqedonas të gruas. Kjo organizatë i bashkoi gratë në luftën për të drejta më të mëdha, duke i tejkaluar dallimet politike, etnike dhe fetare, dhe duke kryer ndikim të fuqishëm mbi politikat publike përmes vendosjes së katër llojeve të kuotave gjinore në ligjet zgjedhore.

Botimi i publikimit është mbështetur përmes Civika mobilitas, projekte të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) që e implementojnë Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS), NIRAS nga Danimarka dhe SIPU nga Suedia.

Продолжи со читање

  • Kur kursimet bëhen përgjegjësi politike

    “Kursimet në nivel shtetëror nuk nënkuptojnë heqjen dorë nga shpenzimet, por përkundrazi racionalizimin e tyre dhe drejtimin e tyre drejt politikave që krijojnë vlerë të shtuar – arsim, kujdes shëndetësor, infrastrukturë dhe inovacion”, thotë Bllagica Petreski, drejtoreshë ekzekutive e Finance Think dhe kështu shpjegon në mënyrë koncize thelbin e financave…

  • Për çka flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #6

    PËRMBLEDHJË JAVORE #6 [20-26 tetor 2025] Edhe pas përfundimit të procesit zgjedhor, zgjedhjet vazhduan të diktojnë axhendën mediatike. Edhe pse numri i publikimeve ishte pak më i ulët se në javët paraprake, interesi publik mbeti i lartë. Me më shumë se 4 400 tekste mediatike dhe 560 postime në rrjetet…

  • Bashkëpunimi midis organizatave qytetare dhe sektorit të biznesit sjell shumë përfitime të ndërsjella

    “Arsyeja pse të gjithë duam të bashkëpunojmë është sepse të gjithë duam të përfitojmë. Pavarësisht nëse vini nga sektori i biznesit apo nga sektori qytetar, duhet të filloni të zhvilloni një kuptim më kompleks të përfitimeve të ndërsjella”, tha Simon Forrester, eksperti ndërkombëtar i Civica mobilitas, pjesëmarrësve të punëtorisë “Forcimi…

  • Për çfarë po flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #5

    RISHIKIM JAVOR #5 [13 – 17 tetor 2025] Në javën e fundit para heshtjes zgjedhore, pati rritje të dukshme të aktiviteteve dhe mobilizim të ri në mediat me mbi 3.000 artikuj dhe 240 postime në rrjetet sociale, me një rritje të qartë të angazhimit drejt fundit të javës. Fushata hyri…