Нов број на МАГАЗИНОТ „Граѓаните за променА“ #19 октомври декември 2024 (4)

TA ZBATOJMË GATISHMËRINË PËR BASHKËPUNIM

“Jam i bindur se në dialog me organizatat joqeveritare do të mund të ndërtojmë politika më të mira, do të mund të marrim vendime më cilësore për sfera të caktuara të shoqërisë.” Ky ishte një nga mesazhet që kryeministri Mickovski ua dërgoi përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile në Forumin kombëtar të Civika mobilitas që u zhvillua më 15 nëntor 2024.

Gatishmëria e kryeministrit për të bashkëpunuar me organizatat e shoqërisë civile u mbështet edhe me pjesëmarrjen e pesë ministrave të tjerë nga Qeveria si dhe Sekretarit gjeneral Janushev. Gatishmëria e organizatave të shoqërisë civile u mbështet me pjesëmarrjen e rreth 200 përfaqësuesve.

Nevoja për bashkëpunim ndërmjet pushtetit kombëtar dhe organizatave të shoqërisë civile nuk ka nevojë të shprehet në mënyrë specifike. Ajo nuk është vetëm në interes të Qeverisë dhe organizatave të shoqërisë civile, por është edhe më e rëndësishme për shfrytëzuesit e tyre përfundimtar, për qytetarët. Disa nga përfaqësuesit e qeverisë, në fjalimet e tyre, demonstruan konsultime me organizatat e shoqërisë civile në proceset e ndryshimit apo miratimit të politikave. “Nuk do të krijojmë një strategji të rastësishme që nuk i përfshin organizatat joqeveritare”, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janeva, duke iu përgjigjur pyetjes rreth konsultimeve lidhur me strategjinë kombëtare të arsimit që do të miratohet në vitin 2026. Ajo tha se Ministria e Arsimit dhe Shkencës tashmë ka përfshirë 40 organizata të shoqërisë civile në konsultime për miratimin apo ndryshimin e gjashtë ligjeve që kanë të bëjnë me arsimin.

Ishte interesante të dëgjohet se disa nga ministrat na perceptojnë, neve nga organizatat e shoqërisë civile, si kritikë, jo si kritikues. “Një kritik i mirë jep kritika konstruktive që sjell zgjidhje”, thotë ministri i transformimit digjital Stefan Andonovski. Pritshmëritë e tij nga organizatat e shoqërisë civile nuk janë vetëm në ofrimin e zgjidhjeve për përmirësimin e politikave, por edhe më shumë në shfrytëzimin e ekspertizës që sipas tij “duhet të vijë natyrshëm nga sektori i shoqërisë civile”. Ky kontribut i organizatave të shoqërisë civile, sipas tij, është i një rëndësie të paçmuar dhe është një lidhje mes qytetarëve dhe institucioneve.

Gatishmëri dhe hapje për bashkëpunim kanë treguar edhe përfaqësues të tjerë të qeverisë. Me organizimin e këtij forumi, në bashkëpunim me Qeverinë, Civica mobilitas ndihmoi për të rinovuar ose vendosur kontakte të ndërsjella dhe për të dakorduar takime vijuese.

Shpresojmë që kjo gatishmëri të mos mbetet vetëm një deklaratë, të paktën ne nga sektori do të bëjmë çmos që t’i “mbajmë për fjalë” ministrat, sekretarin e përgjithshëm dhe kryeministrin. Kjo do të na lejojë të gjithëve të flasim për rezultatet në takimin e ardhshëm, jo vetëm për planet

Продолжи со читање

  • U ndanë njëmbëdhjetë grante partneriteti të Civika mobilitas

    Komiteti i përzgjedhjes së granteve i ka vlerësuar aplikimet e parashtruara nga organizatat në thirrjen e për grante partneriteti të Civika mobilitas (CM-PG-2) e cila ishte e hapur deri më 15 tetor 2025. Në këtë thirrje arritën 111 aplikime prej gjithsej 248 organizata të shoqërisë civile (111 bartës dhe 137 partnerë)….

  • Kur kursimet bëhen përgjegjësi politike

    “Kursimet në nivel shtetëror nuk nënkuptojnë heqjen dorë nga shpenzimet, por përkundrazi racionalizimin e tyre dhe drejtimin e tyre drejt politikave që krijojnë vlerë të shtuar – arsim, kujdes shëndetësor, infrastrukturë dhe inovacion”, thotë Bllagica Petreski, drejtoreshë ekzekutive e Finance Think dhe kështu shpjegon në mënyrë koncize thelbin e financave…

  • Për çka flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #6

    PËRMBLEDHJË JAVORE #6 [20-26 tetor 2025] Edhe pas përfundimit të procesit zgjedhor, zgjedhjet vazhduan të diktojnë axhendën mediatike. Edhe pse numri i publikimeve ishte pak më i ulët se në javët paraprake, interesi publik mbeti i lartë. Me më shumë se 4 400 tekste mediatike dhe 560 postime në rrjetet…