Me sukses përfundoi Dita e organizatave qytetare

Në Parkun e qytetit te “Guaca” në Shkup u organizua Forumi nacional i Civika mobilitas me titull “Qytetarët për ndryshime – Dita e organizatave qytetare”.

“Është shumë e rëndësishme të mbahet mend se organizatat e shoqërisë civile janë zëri i konstituentëve të tyre dhe se besimi i qytetarëve është themeli i drejtësisë së tyre”, tha ambasadorja e Zvicrës në Maqedoni, ekselenca e saj Sibil Suter Tejada në hapjen e Forumit nacional të Civika mobilitas “Qytetarët për ndryshime – Dita e organizatave qytetare”. “Gjatë disa viteve të kaluara kishim mundësi të shohim se organizatat e shoqërisë civile gëzojnë besim të madhe te konstituentët e tyre, ndikimi nga aksionet e tyre bëhet më i fuqishëm dhe rezultatet nga aksionet e tyre shumë më të qëndrueshme”, shtoi ajo.

Për Ambasadoren Tejada pozitive është se në këtë eveniment mund të shohim shumë të rinj dhe qytetarë nga bashkësi të ndryshme etnike, të cilët punojnë bashkë për interesa të përbashkëta. “Më vjen mirë që Civika mobilitas i kushton vëmendje të madhe ndërtimit të kohezionit të fuqishëm në shoqëri dhe vend. Shpresoj se ky eveniment do t’i inspirojë autoritetet lokale të vendosin lidhje më të afërta mes bashkësisë dhe shoqërisë civile për shkak të përfitimeve të gjithë bashkësisë”.

Programi përfshiu 30 evenimente të cilat zhvilloheshin paralelisht, si dhe pika të shumë muzikantëve mes të cilëve korri Simbiosis, Shurbe, Xhun, Kontakt 59, RIB dhe Tamara Todevska.

Me këtë eveniment, MCMS dhe Civika mobilitas iu bashkëngjitën fushatës “Bashkë flasim – Together we Speak“ të CIVIKUS – Aleanca botërore për pjesëmarrje qytetare. Në këtë kontekst, të pranishmëve iu drejtuan Zvonko Shavreski nga Polio plus dhe Sillvana Penshova, aktivitete për të drejtat e punëtorëve.

 

Gjatë evenimentit vizitorët patën mundësi që të informohen për organizatat qytetare, angazhimet dhe arritjet e tyre, si dhe në mënyrë aktive të inkuadrohen në aktivitetet e parapara për atë ditë. Programi ishte i pasur dhe i llojllojshëm. Punëtoritë dhe video projektimet zhvilloheshin paralelisht në tre tenda. Në punëtorinë e vet, Qendra për ndryshime klimatike i nxiti të rinjtë që mbeturinat t’i shohin si resurs, e jo si ndotësLidhja e skautëve e  promovoi lëvizjen e skautëve përmes më shumë aktiviteteve zbavitëse si gjuajtja me çatall, udhëheqja e topit dhe ndërtimi i kullave me shkopinj dhe konop; ndërsa përmes disa ushtrimeve të cilat i theksuan dallimet gjinore, religjioze dhe ekonomike të pjesëmarrësve në punëtori, përfaqësuesit e Multikultura, me sukses u ndalën te disa stereotipa, të cilat janë mjaft të rëndësishme që të tejkalohen në shoqërinë tonë multikulturore.

Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut organizoi debat për ligjin për pengimin dhe parandalimin nga diskriminimi, ku i theksuan kërkesat e tyre: njohja juridike e bashkësisë LGBT, marrja e mbështetjes së vërtetë institucionale, ligjore dhe politike. Në diskutimin publik të Lokomotiva u prezantuan disa modele të zhvillimit të ambienteve publike në kulturë, përmes udhëheqjes participative me pjesëmarrje të sektorit civil, me mundësi që të sigurohet pjesëmarrje më të gjerë të bashkësisë.

Kishte edhe përmbajtje për fëmijë në formë të punëtorive për vizatim, bërja e origami dhe edukimi në tema të ndryshme. Në këndin krijues u organizuan ekspozita “Refugjatët në vendin e tyre” të Publik, “Përbindëshat nga Shkupi” të Forumit Edukativ Rinor, si dhe aksioni i ri urban i Qendrës për artin modern.

Forumi qytetar u vizitua nga një numër i madh i qytetarëve, të cilët biseduan me organizatat qytetare dhe morën pjesë në debatet publike, duke i treguar mendimet dhe idetë e tyre. Forumi u tregua si mjaft i suksesshëm në afrimin e organizatave qytetare me vetë qytetarët.

Продолжи со читање

  • Kur kursimet bëhen përgjegjësi politike

    “Kursimet në nivel shtetëror nuk nënkuptojnë heqjen dorë nga shpenzimet, por përkundrazi racionalizimin e tyre dhe drejtimin e tyre drejt politikave që krijojnë vlerë të shtuar – arsim, kujdes shëndetësor, infrastrukturë dhe inovacion”, thotë Bllagica Petreski, drejtoreshë ekzekutive e Finance Think dhe kështu shpjegon në mënyrë koncize thelbin e financave…

  • Për çka flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #6

    PËRMBLEDHJË JAVORE #6 [20-26 tetor 2025] Edhe pas përfundimit të procesit zgjedhor, zgjedhjet vazhduan të diktojnë axhendën mediatike. Edhe pse numri i publikimeve ishte pak më i ulët se në javët paraprake, interesi publik mbeti i lartë. Me më shumë se 4 400 tekste mediatike dhe 560 postime në rrjetet…

  • Bashkëpunimi midis organizatave qytetare dhe sektorit të biznesit sjell shumë përfitime të ndërsjella

    “Arsyeja pse të gjithë duam të bashkëpunojmë është sepse të gjithë duam të përfitojmë. Pavarësisht nëse vini nga sektori i biznesit apo nga sektori qytetar, duhet të filloni të zhvilloni një kuptim më kompleks të përfitimeve të ndërsjella”, tha Simon Forrester, eksperti ndërkombëtar i Civica mobilitas, pjesëmarrësve të punëtorisë “Forcimi…

  • Për çfarë po flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #5

    RISHIKIM JAVOR #5 [13 – 17 tetor 2025] Në javën e fundit para heshtjes zgjedhore, pati rritje të dukshme të aktiviteteve dhe mobilizim të ri në mediat me mbi 3.000 artikuj dhe 240 postime në rrjetet sociale, me një rritje të qartë të angazhimit drejt fundit të javës. Fushata hyri…