Qytetarët për ndryshime – Dita e organizatave qytetare

Në Parkun e qytetit te “Guaca” në Shkup sapo filloi Forumi nacional i Civika mobilitas me titull si “Qytetarët për ndryshime – Dita e organizatave qytetare”. Mirëseardhje të gjithë të pranishmëve, aktivistëve, qytetarëve të interesuar u dëshiroi Daniella Stojanova, koordinatore e programit Civika mobilitas. 

Programi përfshiu 30 evenimente të cilat do të zhvillohen paralelisht, plus pika të shumë muzikantëve mes të cilëve korri Simbiosis, Shurbe, Xhun, Koncept 59, RIB dhe Tamara Todevska.

Hapja zyrtare e evenimentit do të jetë në ora 13. Ambasadorja e Zvicrës në Maqedoni, ekselenca e saj Sibil Suter Tejada do ta hape forumin. Krahas saj, do të drejtohen edhe Piter Toines dhe Aleksandar Kërzhallovski, udhëheqësi ndërkombëtar dhe nacional i ekipit.

Me këtë eveniment, MCMS dhe Civika mobilitas i bashkëngjiten fushatës “Bashkë flasim – Together we Speak“ të CIVIKUS – Aleanca botërore për pjesëmarrje qytetare, mesazhi kryesor i të cilit është: Zërat e qytetarëve të zakonshëm janë të fuqishëm dhe thelbësor në sigurimin e të ardhmes të drejtë dhe të qëndrueshme për të gjithë – tani është koha që t’i dëgjojnë dhe të veprojnë! Në këtë pjesë të pranishmëve ju drejtuan Zvonko Shavreski prej Polio plus dhe Silvana Penshov, aktiviste për të drejtat e punëtorëve.

Gjatë evenimentit vizitorët do të kenë mundësi që të informohen për organizatat qytetare, angazhimet dhe arritjet e tyre, si dhe në mënyrë aktive të inkuadrohen në aktivitetet e parapara për këtë ditë. Programi është i pasur dhe i llojllojshëm. Punëtoritë dhe video projektimet do të zhvillohen paralelisht në tre tenda. Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut do të organizojë debat për ligjin për pengimin dhe parandalimin nga diskriminimi; Multikultura përmes punëtorive do të flasë për tejkalimin e stereotipave dhe paragjykimeve; tema e Federatës së sporteve alpiniste është lëvizja e sigurt nëpër pyjet e Maqedonisë, ndërsa Të rinjtë munden përmes World cafe do të flasin për aktivizmin rinor. Dhe kjo nuk është e gjitha, janë planifikuar përmbajtje për fëmijët, të cilat do të përfshijnë punëtori për vizatim, bërja e origami dhe edukim në tema të ndryshme. Në këndin krijues do të mund të gjenden ekspozitat e vetë organizatave pjesëmarrëse dhe atë “Refugjatë në vendin e tyre” të Publik, “Përbindëshat nga Shkupi” të Forumit Rinor Maqedonas, ndërsa po ashtu do të mund të shihet edhe aksioni i ri urban i Qendrës për art modern. Programin ua dërgojmë në shtojcë të kësaj ftese.

Forumet e Civika mobilitas mundësojnë hapësirë për artikulimin e ideve, identifikimin e kauzave të përbashkëta dhe planifikimi i aksioneve të përbashkëta shoqërore nga ana e organizatave qytetare në bashkëpunim me organizata tjera, autoritetet, qytetarët dhe aktorët tjerë.

Продолжи со читање

  • Kur kursimet bëhen përgjegjësi politike

    “Kursimet në nivel shtetëror nuk nënkuptojnë heqjen dorë nga shpenzimet, por përkundrazi racionalizimin e tyre dhe drejtimin e tyre drejt politikave që krijojnë vlerë të shtuar – arsim, kujdes shëndetësor, infrastrukturë dhe inovacion”, thotë Bllagica Petreski, drejtoreshë ekzekutive e Finance Think dhe kështu shpjegon në mënyrë koncize thelbin e financave…

  • Për çka flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #6

    PËRMBLEDHJË JAVORE #6 [20-26 tetor 2025] Edhe pas përfundimit të procesit zgjedhor, zgjedhjet vazhduan të diktojnë axhendën mediatike. Edhe pse numri i publikimeve ishte pak më i ulët se në javët paraprake, interesi publik mbeti i lartë. Me më shumë se 4 400 tekste mediatike dhe 560 postime në rrjetet…

  • Bashkëpunimi midis organizatave qytetare dhe sektorit të biznesit sjell shumë përfitime të ndërsjella

    “Arsyeja pse të gjithë duam të bashkëpunojmë është sepse të gjithë duam të përfitojmë. Pavarësisht nëse vini nga sektori i biznesit apo nga sektori qytetar, duhet të filloni të zhvilloni një kuptim më kompleks të përfitimeve të ndërsjella”, tha Simon Forrester, eksperti ndërkombëtar i Civica mobilitas, pjesëmarrësve të punëtorisë “Forcimi…

  • Për çfarë po flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #5

    RISHIKIM JAVOR #5 [13 – 17 tetor 2025] Në javën e fundit para heshtjes zgjedhore, pati rritje të dukshme të aktiviteteve dhe mobilizim të ri në mediat me mbi 3.000 artikuj dhe 240 postime në rrjetet sociale, me një rritje të qartë të angazhimit drejt fundit të javës. Fushata hyri…