Qytetarët besojnë se duhet të jenë të kujdesshëm në marrëdhëniet me njerëzit e tjerë
Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS) e ka realizuar anketën e rregullt të besimit të përgjithshëm dhe besimit në institucionet. Rezultatet tregojnë se besimi te njerëzit mbetet i ndarë, pra pak më shumë se gjysma e qytetarëve (52.6%) deklaruan se kanë besim të plotë ose të pjesshëm te njerëzit. Qytetarët e ndjejnë sigurinë më të madhe në rrethin e tyre më të ngushtë, kështu që rreth 2/3 thanë se u besojnë fqinjëve të tyre, ndërsa besimi te kolegët (52.8%) dhe bashkatdhetarët (52.2%) është shumicë, por dukshëm më e ulët. Të anketuarit e shprehin kujdesin më të madh ndaj të huajve, ku 84.1% deklarojnë se kanë mosbesim të plotë ose të pjesshëm.
Besimi i përgjithshëm dhe besimi në institucionet 2024 Shkarko
Besimi ndër personal është në nivel të ulët, ku 84.9% e qytetarët konsiderojnë se duhet të jenë të kujdesshëm në marrëdhëniet me të tjerët, dhe vetëm 14.3% besojnë se shumicës së njerëzve mund tu besohet. Kjo shkallë e lartë e kujdesit konfirmohet edhe në përgjigjet në pyetjet: “A mendoni se njerëzit do t’ju kishin shfrytëzuar ose do të përpiqen të jenë të ndershëm ndaj jush? Gjithsej 76.0% e të anketuarve mendojnë se njerëzit do të përpiqeshin t’i shfrytëzojnë. Prej tyre, pjesa më e madhe (21.5%) fuqishëm besojnë në atë, duke u pozicionuar në pikën më të ulët të shkallës.
Nuk ka rritje të besimit në asnjë nga sektorët shoqëror krahasuar me rezultatet e sondazhit të kryer në vitin 2021. Bankat dhe institucionet financiare (59.2%) vazhdojnë të gëzojnë nivelin më të lartë të besimit. Besimi në media (55.5%), në sektorin e biznesit (51.2%) dhe në sektorin e shoqërisë civile (49.6%) është në të njëjtin nivel si në vitin 2021. Rënia më e madhe e besimit është në sektorin publik (nga 46.8% në 27.1%), pasuar nga partitë politike (nga 36.2% në 27.6%) dhe komuniteti ndërkombëtar (nga 46.2% në 39.5%). Krahasuar me vitin 2021, rënia më e madhe e besimit është vërejtur tek shqiptarët etnikë, veçanërisht në sektorin publik dhe partitë politike. Në mesin e maqedonasve etnikë, rënia më e madhe është në sektorin publik.
Anketa e besimit në profesione të ndryshme tregoi se qytetarët u besojnë më shumë mësuesve dhe profesorëve, me besim të plotë ose të pjesshëm prej 72.0%, pasuar nga priftërinjtë dhe figurat fetare (70.8%) dhe mjekët (65.9%). Nga ana tjetër, gjyqtarët (18,4%) dhe doganierët (22,9%) janë profesionet në të cilat qytetarët kanë më pak besim, ndërsa biznesmenët, konsulentët e biznesit (44,9%), policia (44,0%) dhe nëpunësit civilë (36,5%) renditen disi më mirë, por gjithsesi mbeten në pakicë.
Hulumtimi u krye përmes një ankete në terren të një kampioni reprezentativ kombëtar prej 1000 të anketuarve. Korniza e mostrës së popullsisë ishte popullata mbi 18 vjeç dhe kriteret për përfaqësim ishin: gjinia, përkatësia etnike, mosha, vendbanimi dhe rajonet. Të dhënat e mbledhura u përpunuan sipas shpeshtësisë dhe proporcionit të përgjigjeve. Të dhënat kanë një nivel besimi prej 95% dhe një gabim prej +/- 3%. Sondazhi u krye midis 20 prillit dhe 25 majit 2024. Për MCMS-në, anketa është realizuar nga M-Prospect.