Problemi me deponitë është i thellë dhe nevojitet zgjidhje afatgjate

“Deponitë – ku dhe kur”, ishte tema e forumit regjional i cili u mbajt sot në Tetovë, në të cilin morën pjesë kryetarë të komunave dhe përfaqësues të organizatave qytetare, si dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore. Forumi ishte organizuar nga ana e programit Civika mobilitas.

Gjatë Forumit u zhvillua debat i gjerë për problemin e madh me menaxhimin me mbeturinat, seleksionimin dhe përpunimin e tij, numrin e madh të deponive të egra, si dhe për nevojën nga deponitë regjionale, me të cilat ballafaqohen qytetarët nga Rajoni planor i Pollogut dhe Jugperëndimor i Maqedonisë.

Sipas përfaqësuesve të komunave, ata individualisht nuk mund të bëjnë shumë për zgjidhjen afatgjate të problemit me deponitë. Teuta Arifi, kryetar e Komunës së Tetovës, deklaroi se është biseduar me Qeverinë që të ndërmarre kompetenca më të mëdha për zgjidhjen e këtij problemi, sepse komunat individualisht nuk mund të bëjnë shumë në këtë plan. “Problemi me mbeturinat në Maqedoni mund të zgjidhet me hapjen e tre deponive, të cilat do të shërbejnë për gjithë vendin”, tha ajo. Përndryshe, sipas Arifit, numri i madh i deponive do ta “imtësojnë” sasinë e mbeturinave, që është kryesore për arsyetimin e investimit të cilësdo kompani.

Edhe kryetari i Komunës së Jegunovcit, Darko Bllazhevski, e ndau këtë qëndrim se asnjë komunë nuk mundet vetë të ballafaqohet me mbeturinat. “Nevojitet bashkëpunim regjional dhe angazhim i pushtetit qendror”, tha ai.

“Zgjidhja regjionale për menaxhimin me mbeturinat është më e mira, më ekonomikja”, u ndërlidh Ana Karanfillova nga Ministria e Ambientit Jetësor. Qëndrimi i saj është se Qeveria mund të ndihmojë në gjetjen e zgjidhjes, si dhe të mjeteve, por menaxhimi me mbeturinat është obligim i komunave. Megjithatë, sipas Karanfillova, shpenzimet për menaxhimin me mbeturinat duhet t’i kenë qytetarët.

Fatmir Saiti tha se Qendra për zhvillimin e rajonit planor të Pollogut, drejtor i të cilës është ai, e ka formuar këshillin regjional për këtë çështje, si dhe grupin teknik i cili e ndihmon ringjalljen dhe funksionimin e këtij këshilli. Arianit Xhaferi nga Eko Guerila theksoi se politikanët nuk bëjnë mjaft për zgjidhjen e problemit me deponitë. “Mendoj se përveç që është e nevojshme t’i edukojmë qytetarët, duhet t’i edukojmë edhe politikanët”.

Në këtë forum mori pjesë edhe Filip Ivanovski nga Pakomak. “Shpresoj se do të ekzistojë edhe vullnet politik për zgjidhjen e problemit. Nuk janë gjithnjë të hollat problem. Kur ka vullnet politik gjenden edhe mjetet. Vullneti politik i kryetarit të komunës është vendimtar”, tha ai. Ivanovski theksoi se sjellja e pandërgjegjshme me mbeturinat u kthehet qytetarëve në tryezë, përmes ushqimit të tyre.

Pas ekspozesë të pjesëmarrësve, u zhvillua debat rreth asaj se sa politikanët punojnë rreth këtij rasti, si dhe për zgjidhjet konkrete të problemit me menaxhimin me mbeturinat.

Продолжи со читање

  • Kur kursimet bëhen përgjegjësi politike

    “Kursimet në nivel shtetëror nuk nënkuptojnë heqjen dorë nga shpenzimet, por përkundrazi racionalizimin e tyre dhe drejtimin e tyre drejt politikave që krijojnë vlerë të shtuar – arsim, kujdes shëndetësor, infrastrukturë dhe inovacion”, thotë Bllagica Petreski, drejtoreshë ekzekutive e Finance Think dhe kështu shpjegon në mënyrë koncize thelbin e financave…

  • Për çka flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #6

    PËRMBLEDHJË JAVORE #6 [20-26 tetor 2025] Edhe pas përfundimit të procesit zgjedhor, zgjedhjet vazhduan të diktojnë axhendën mediatike. Edhe pse numri i publikimeve ishte pak më i ulët se në javët paraprake, interesi publik mbeti i lartë. Me më shumë se 4 400 tekste mediatike dhe 560 postime në rrjetet…

  • Bashkëpunimi midis organizatave qytetare dhe sektorit të biznesit sjell shumë përfitime të ndërsjella

    “Arsyeja pse të gjithë duam të bashkëpunojmë është sepse të gjithë duam të përfitojmë. Pavarësisht nëse vini nga sektori i biznesit apo nga sektori qytetar, duhet të filloni të zhvilloni një kuptim më kompleks të përfitimeve të ndërsjella”, tha Simon Forrester, eksperti ndërkombëtar i Civica mobilitas, pjesëmarrësve të punëtorisë “Forcimi…

  • Për çfarë po flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #5

    RISHIKIM JAVOR #5 [13 – 17 tetor 2025] Në javën e fundit para heshtjes zgjedhore, pati rritje të dukshme të aktiviteteve dhe mobilizim të ri në mediat me mbi 3.000 artikuj dhe 240 postime në rrjetet sociale, me një rritje të qartë të angazhimit drejt fundit të javës. Fushata hyri…