20191022 odp sostanok (2)

PRITJE TË MËDHA PAS TAKIMIT TË PARË TË GRANTISTËVE DHE MENTORËVE TË CIVIKA MOBILITAS

U mbajt takimi i parë i mentorëve dhe grantistëve institucional të Civika mobilitas, të cilët në periudhën e ardhshme do të bashkëpunojnë për zhvillimin e planeve zhvillimore organizative.

“Përmes këtij programi të mentorimit pritet që çdo organizatë të zhvillojë menaxhment të tillë dhe kulturë organizative, që do të mundësojë që ajo të vazhdojë t’i bëjë ndryshimet në shoqëri edhe pas përfundimit të grantit nga Civika mobilitas”, tha Valentina Çiçeva, menaxhere e granteve institucionale në program.

Gjatë takimit përfaqësuesit e organizatave e ndanë avancimin e tyre të deritanishëm në fushën e zhvillimit organizativ, e po ashtu i ndanë edhe pritjet nga granti i tyre institucional dhe mbështetja, të cilën do ta kenë në tre vitet e ardhshme.

Toni Stankovski nga Shoqata “Lubeznost”, tha se organizata është në fazën e profesionalizimit të punës dhe se presin që procesi t’u japë drejtime të mira të nga duhet të lëvizin. “Kemi ardhur deri te ajo shkallë ku nuk mund të funksionojmë më, në batë të kohës së lirë vullnetare, ku të gjithë marrin pjesë dhe ishin të angazhuar me honorar në projekt. Shpresoj se kjo mbështetje me mentor do të na udhëzojë në drejtimin e duhur”, shtoi ai. Mentorët të cilët e kaluan programin “Mentorim për zhvillim organizativ” e ndanë përvojën e tyre me organizatat qytetare dhe e theksuan kënaqësinë e tyre nga bashkëpunimi në periudhën që vjen.

Maja Smilevska, mentor e Qendrës për menaxhim me ndryshime dhe Resis, tha se procesi i inkuadrimit të Civika mobilitas ka qenë shumë interesant për atë. “Metodologjia e re në njëfarë mënyrë ka qenë sfidë që të fokusohem te realiteti dhe jam e bindur se me përvojën tuaj të gjatë në fund to të arrijmë deri te produktet dhe se do të mbetemi në raporte të mira në sektor”, tha ajo në prezantimin e saj.

Mentorët do të punojnë individualisht me organizatat, që do t’u mundësojë ta përgatisin qasjen sipas nevojave të tyre, për çka pritet të ketë efekte më të mëdha nga mbështetja në formë mentorimi.

Продолжи со читање

  • Për çfarë po flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #5

    RISHIKIM JAVOR #5 [13 – 17 tetor 2025] Në javën e fundit para heshtjes zgjedhore, pati rritje të dukshme të aktiviteteve dhe mobilizim të ri në mediat me mbi 3.000 artikuj dhe 240 postime në rrjetet sociale, me një rritje të qartë të angazhimit drejt fundit të javës. Fushata hyri…

  • Ambasadori i ri zviceran e konfirmon angazhimin ndaj shoqërisë civile

    Ekipi i Civika mobilitas më 16 tetor e pati takimin e parë me Ambasadorin e sapoemëruar të Zvicrës në Maqedoninë e Veriut, Sh.T. Kristof Zomer.  “Unë besoj se shoqëria civile është një fushë shumë e rëndësishme në të cilën duhet të përqendrohemi”, theksoi Ambasadori, duke konfirmuar se mbështetja e organizatave…

  • Për çfarë po flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #4

    PËRMBLEDHJE JAVORE #4 [6 – 12 TETOR 2025] Analiza e postimeve në media dhe rrjetet sociale gjatë javës së kaluar konfirmon se fushata po merr vrull, me fokusin gjithnjë e më shumë në zgjidhje konkrete lokale që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve. Diskutimet janë intensive në rrjetet…

  • Për çfarë po flasin kandidatët në zgjedhjet lokale? #3

    PËRMBLEDHJE JAVORE #3 [29 SHTATOR – 5 TETOR 2025] Një analizë e diskursit publik gjatë javës së kaluar zbulon se fushata është tërësisht e përqendruar në çështjet e përditshme që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve. Shumica e bisedave zhvillohen në mediat sociale, ku dominojnë premtimet konkrete për përmirësimin e…