Përfundoi takimi i tretë për rrjetëzim i grantistëve të Civika mobilitas

Gjithsej 186 përfaqësues të organizatave qytetare të mbështetur nga programi Civika mobilitas, më 24 dhe 25 tetor 2017 në Ohër, shkëmbyen njohuri dhe përvoja nga puna e përditshme dhe diskutuan rreth asaj se si t’i bëjnë më të dukshme ndryshimet që i bëjnë në shoqëri.

“Një pjesë të madhe të ideve që më erdhën gjatë këtij evenimenti vijnë nga përvojat që i ndanë kolegët e mit nga organizatat tjera”, tha Kiro Jordanov nga Spektrum plus. “U njoha me disa organizata të cilat janë të ngjashme me tonën, me të cilët biseduam për bashkëpunim në projekte të ardhshme”, shtoi ai. Fokusi i këtij Takimi për rrjetëzim ishte vënë mbi njohjen e ndryshimeve që i bëjnë organizatat dhe vizuelizimin e tyre, gjegjësisht mënyrën në të cilën ato ndryshime komunikohen me qytetarët pa dallim nëse janë grupe qëllimore ose opinion i gjerë. Sajmon Forester, ekspert ndërkombëtar i programit nga Britani e Madhe dhe Majk Zijderduin, drejtor në MDF (Udhëheqje me fondacione zhvillimore) nga Holanda i nxitën pjesëmarrësit të mendojnë rreth ndryshimeve që i bëjnë me aktivitetet e tyre. Duke punuar në grupe, ata i identifikuan ndryshimet të cilat kanë ndodhur duke iu falënderuar aktiviteteve të tyre, e pastaj, i demisitifikuan hapat të cilat janë të nevojshme që të bëhet ai ndryshim. I gjithë procesi në masë të madhe ishte vetëdijesimi për atë se çfarë organizatat identifikojnë si ndryshim dhe si e matin këtë dhe e prezantojnë para opinionit. “Programi Civika mobilitas është jashtëzakonisht i rëndësishëm për ne nga aspekti i rekrutimit të gazetarëve të rinj, të cilët do ta pranojnë misionin e Skup, e kjo është vëzhgimi i punës së institucioneve shtetërore në nivel qendror dhe lokal. Me grantin arritëm që të iniciojmë procedura konkrete para institucioneve dhe të kontribuojmë për rritjen e transparencës të partive politike”, tha Zhaklina Haxhi-Zafirova nga Qendra për Gazetari Hulumtuese Skup Maqedoni. Takimi për rrjetëzim është mundësi unike për grantistët, të gjithë bashkë në një vend t’i ndajnë përvojat dhe të diskutojnë për problemet me të cilat janë ballafaquar dhe mënyrën se si i kanë tejkaluar.

.

Продолжи со читање

  • Kur kursimet bëhen përgjegjësi politike

    “Kursimet në nivel shtetëror nuk nënkuptojnë heqjen dorë nga shpenzimet, por përkundrazi racionalizimin e tyre dhe drejtimin e tyre drejt politikave që krijojnë vlerë të shtuar – arsim, kujdes shëndetësor, infrastrukturë dhe inovacion”, thotë Bllagica Petreski, drejtoreshë ekzekutive e Finance Think dhe kështu shpjegon në mënyrë koncize thelbin e financave…

  • Për çka flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #6

    PËRMBLEDHJË JAVORE #6 [20-26 tetor 2025] Edhe pas përfundimit të procesit zgjedhor, zgjedhjet vazhduan të diktojnë axhendën mediatike. Edhe pse numri i publikimeve ishte pak më i ulët se në javët paraprake, interesi publik mbeti i lartë. Me më shumë se 4 400 tekste mediatike dhe 560 postime në rrjetet…

  • Bashkëpunimi midis organizatave qytetare dhe sektorit të biznesit sjell shumë përfitime të ndërsjella

    “Arsyeja pse të gjithë duam të bashkëpunojmë është sepse të gjithë duam të përfitojmë. Pavarësisht nëse vini nga sektori i biznesit apo nga sektori qytetar, duhet të filloni të zhvilloni një kuptim më kompleks të përfitimeve të ndërsjella”, tha Simon Forrester, eksperti ndërkombëtar i Civica mobilitas, pjesëmarrësve të punëtorisë “Forcimi…

  • Për çfarë po flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #5

    RISHIKIM JAVOR #5 [13 – 17 tetor 2025] Në javën e fundit para heshtjes zgjedhore, pati rritje të dukshme të aktiviteteve dhe mobilizim të ri në mediat me mbi 3.000 artikuj dhe 240 postime në rrjetet sociale, me një rritje të qartë të angazhimit drejt fundit të javës. Fushata hyri…