Muzika i gëzoi, organizatat qytetare i aktivizuan vizitorët në D Festivalin
Lëvizje e madhe në pjesën e kampit të D Festivalin, ku ishin vendosur tendat me përfaqësuesit e organizatave qytetare, prej 14 deri 16 korrik 2017. Civika mobilitas tashmë vitin e tretë me radhë e mbështet pjesëmarrjen e organizatave qytetare në këtë festival, ndërsa këtë vit edhe me grant të vogël aksionar.Të rinjtë nga kampi vazhdimisht i vizitonin stendat e tyre, ndërsa merrnin pjesë edhe në debatet e organizuara nga ana e organizatave qytetare.
Pothuaj nuk kalonte as një minutë, e të mos ndalej ndonjë nga kampistët te stenda e Civika mobilitas. Ata jo vetëm që merrnin materiale promovuese dhe rekuizite të ndryshme, si për shembull freskuese, frisbi dhe topa, të cilat ishin sjellë për ata, por edhe ndaleshin për të biseduar me ndonjë prej ekipit për programin Civika mobilitas. Shumica prej tyre dëshironin të bisedonin edhe për problemet e tyre dhe për problemet në rrethinën e tyre, duke kërkuar mënyrë që të zgjidhen. Anëtarët e ekipit të Civika mobilitas me secilin prej tyre ndanin kohë aq sa ishte e nevojshme që të bisedojnë për mundësitë për ndihmë të mundshme për nevojtarët.
Interesimi veçanërisht u rrit pas prezantimit të Daniella Stojanova, përfaqësuese e Civika mobilitas, në Tendën e debatit, të shtunën në ora 14. Ajo foli për mbështetjen që ky program ia jep sektorit civil në Maqedoni. Stojanova u bëri thirrje pjesëmarrësve që ta vizitojnë ueb faqen e Civika mobilitas, veçanërisht adresarin e organizatave qytetare, që të shohin me cilën organizatë mund të bashkëpunojnë ose të inkuadrohen te ajo, për zgjidhjen e problemeve të caktuara lokale. I nxiti edhe të organizohen në shoqata joformale, të cilat Civika mobilitas po ashtu i mbështet.
D-muhabet
Këshilli Nacional Rinor i Maqedonisë e organizoi debatin me titull D-muhabet, në të cilin si bashkëbisedues ishin ftuar Iva Jovanovska prej Kontakt 59 dhe Gorjan Atanasov prej MakeDoks. Që në fillim, moderatori i Forumit Nacional Rinor, Bojan Petrovski, tha se dëshirojnë të bisedojnë rreth asaj çfarë ju duhet që të jenë të suksesshëm në kulturë dhe muzikë. Vokali i Kontakt 59, grup indi-rok dhe post-pank, fituese e Luzer festit të fundit, Iva Jovanovska, foli për vështirësitë me të cilat ballafaqohet grupi, por edhe për këmbënguljen e anëtarëve që të krijojnë diçka të bukur dhe të arrijnë deri te suksesi. Gorjan Atanasov nga Shoqata për promovimin e dokumentares MakeDoks, foli për përvojën e tij si i ri në botën e kulturës. Sipas tij, duhet të kalohet rrugë e vështirë që të arrihet deri te suksesi në kulturë, sepse kjo nuk është mjaft e përfaqësuar dhe e mbështetur në Maqedoni, e kështu për të rinjtë ka edhe më pak hapësirë. Por, vendosmëria dikur duhet të japë rezultate, tha ai.
Kinemaja udhëtuese e MakeDoks
Por, kur jemi tashmë te MakeDoks, me Kinemanë e tyre udhëtuese në Festivalin e filmit krijues dokumentar “MakeDoks”, projektonte filma dokumentar gjatë tre ditëve të D-Festivalit, në kishën Shën Ilia në Dojran të Vjetër. Këtë vit u shfaqën tetë filma dokumentarë me tematikë muzikore. Publiku pati mundësi që t’i shohë filmat dokumentar “Bota ima e përmbysur” e Petra Selishkar dhe Brand Ferro, “Duke e kërkuar Shugarmen” të Malik Benxhelul, “Deponia” (Waste Land) e Lusi Voker, “E kujt është kjo këngë?” e Adela Peeva, “Në kërkim të Fela” të Aleks Gibni, “Marta dhe Niki” e Tora Mortens dhe “Anplagd” e Mladen Kovaçeviq.
Drogat në kontekst të festivalit muzikor
Organizata qytetare HOPS organizoi punëtori edukative “Drogat në kontekst të festivaleve muzikore”, me qëllim që të rriten masat e kujdesit rreth përdorimit të drogave si nga ana shfrytëzuese, ashtu edhe nga ana organizative. Në fillim u prezantua filmi dokumentar „I am rebel – The love drug“, e pastaj në mënyrë interaktive pjesëmarrësit u njoftuan me drogat më shpesh të përdorura, trendët e ri të përdorimit dhe praktikat për zvogëlimin e dëmeve nga përdorimi i tyre.
“Të mos gënjehemi, përdorimi i cilësdo drogë sjell rrezik dhe prandaj më së miri është që ato mos përdoren. Por, nëse megjithatë përdoren, mënyra më e mirë për zvogëlimin e rreziqeve dhe pasojave të dëmshme janë edukimi për indikacionet, dozimi, kohëzgjatja, mënyra e përdorimit të sigurt, si dhe përzierja dhe interaksioni me droga të tjera” – tha dr. Davor Smilanov, facilitues në punëtori.
Mbeturinat ndotës ose resurs
U organizua edhe punëtoria “Mbeturina, ndotës apo resurs”, që e organizoi Qendra për ndryshime klimatike. Në këtë punëtori u bisedua për mbeturinat që i krijojmë çdo ditë, për ndikimet negative mbi ambientin jetësor dhe shëndetin e njerëzve, për mënyrën se si mund ta zvogëlojmë krijimin e tyre. U shfaqën edhe dy filma, ku mund të shihej qasja e ndryshme gjatë veprimit me mbeturinat në Maqedoni dhe në vendet e zhvilluara. Për në fund ishte lënë kuizi “Eko-milioneri”, në të cilin u ndanë pije pa pagesë për pjesëmarrësit me përgjigjet e sakta. “Më me rëndësi nga të gjitha është se morëm mendime shumë të ndryshme për mbeturinat dhe ndotjen dhe i nxitëm të rinjtë të mendojnë për pasojat nga krijimi i tyre dhe mënyra e ballafaqimit me këto probleme në vendin tonë”, thanë nga Qendra për ndryshime klimatike.
I fail
“Nëse ju intereson për mossukseset e të suksesshmëve, atëherë duhet ta ndiqni këtë bisedë të hapur, kur lirisht mund ta parashtroni pyetjen tuaj, të dëgjoni dhe të mësoni diçka nga ‘facat’ tona të njohura të Maqedonisë”, shkruante në thirrjen deri te kampistët për shoqërim me hip-hoperin Da Xhaka, me Risto Vrtev, themeluesin e grupit legjendar maqedonas Arhangell, dhe me Bllagoj Istatov, ish futbollist, i cili nuk arriti të vijë. Me kërkesë të moderatorit që të tregojnë ndonjë mossukses të tyre, Da Xhaka Nakot tha se si para një koncerti ka pirë aq shumë alkool, që kur erdhi koha që të ngjitet në skenë, ai nuk ka mundur të këndojë. Kjo e ka detyruar asnjëherë mos pijë alkool para ndonjë koncerti. Ndërsa, Risto Vrtev fliste rreth asaj se si karrierën e muzikës e ka filluar me grupin Mizar dhe se derisa ka qenë në shërbimin ushtarak, ai ka qenë i përjashtuar nga grupi. Por, kjo e ka nxitur që ta themelojë grupin Arhangell. “Derisa i shtyj punët deri në fund, unë e llogaris veten si të pasuksesshëm”, tha mes tjerash Vrtev.
Ky eveniment u organizua nga ana e Global Shapers Community.
Gjatë tre ditëve të D-Festivalit, u organizuan edhe debate, punëtori dhe aktivitete të tjera artistike.