Viber image 2022 12 21 12 58 14

Metoda të reja për vetë-mbështetje të organizatave qytetare

Qasja inovative për qëndrueshmëri të organizatave qytetare (OQ) ishte tema e një workshop-i dyditor të Civica Mobilitas (CM), që u mbajt në Mavrovë më 28 dhe 29 nëntor 2022. Workshop-in e udhëhoqën ekspertë ndërkombëtarë dhe lokalë, të drejtuar nga Simon Forrester, ekspert kryesor ndërkombëtar i CM dhe Nathan Koeshel, drejtor i Catalyst Balkan.

Njëzet përfaqësues nga grantistët e CM morën njohuri teorike dhe praktike në lidhje me mënyrat inovative për gjenerimin e fondeve dhe qëndrueshmërinë e OQ.

Në workshop u diskutuan modelet dhe shembujt për gjenerimin e fondeve që çojnë drejt OQ më të qëndrueshme. Pjesë e programit ishin modelet për donacione, modeli peer-to-peer, modeli i anëtarësisë, crowdfunding, etj. Përmes punës në grupe, pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen me modelin Canvas, një model që përdoret për planifikimin gjithëpërfshirës të partnerëve kryesorë, burimeve, aktiviteteve, lidhjeve, etj., për një qasje më të organizuar për gjenerimin e fondeve.

Pjesëmarrësit shprehën interes për aplikimin e disa prej mënyrave të reja për gjenerimin e fondeve. Ata theksuan se është shumë e rëndësishme që OQ-të të kushtojnë vëmendje ndaj kësaj teme për të kapërcyer kornizat tradicionale për gjenerimin e fondeve. Përveç interesit të madh për workshop-in, pjesëmarrësit theksuan se në të ardhmen do të nevojiten më shpesh të tilla workshop-e dhe trajnime për një mësim më cilësor, i cili do të mund të aplikohet më lehtë në funksionimin e përditshëm të organizatave të tyre.

Workshop-i “Qasja inovative për qëndrueshmërinë e organizatave qytetare” është pjesë e Programit për Mësim të Civica Mobilitas.

Продолжи со читање

  • Kur kursimet bëhen përgjegjësi politike

    “Kursimet në nivel shtetëror nuk nënkuptojnë heqjen dorë nga shpenzimet, por përkundrazi racionalizimin e tyre dhe drejtimin e tyre drejt politikave që krijojnë vlerë të shtuar – arsim, kujdes shëndetësor, infrastrukturë dhe inovacion”, thotë Bllagica Petreski, drejtoreshë ekzekutive e Finance Think dhe kështu shpjegon në mënyrë koncize thelbin e financave…

  • Për çka flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #6

    PËRMBLEDHJË JAVORE #6 [20-26 tetor 2025] Edhe pas përfundimit të procesit zgjedhor, zgjedhjet vazhduan të diktojnë axhendën mediatike. Edhe pse numri i publikimeve ishte pak më i ulët se në javët paraprake, interesi publik mbeti i lartë. Me më shumë se 4 400 tekste mediatike dhe 560 postime në rrjetet…

  • Bashkëpunimi midis organizatave qytetare dhe sektorit të biznesit sjell shumë përfitime të ndërsjella

    “Arsyeja pse të gjithë duam të bashkëpunojmë është sepse të gjithë duam të përfitojmë. Pavarësisht nëse vini nga sektori i biznesit apo nga sektori qytetar, duhet të filloni të zhvilloni një kuptim më kompleks të përfitimeve të ndërsjella”, tha Simon Forrester, eksperti ndërkombëtar i Civica mobilitas, pjesëmarrësve të punëtorisë “Forcimi…

  • Për çfarë po flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #5

    RISHIKIM JAVOR #5 [13 – 17 tetor 2025] Në javën e fundit para heshtjes zgjedhore, pati rritje të dukshme të aktiviteteve dhe mobilizim të ri në mediat me mbi 3.000 artikuj dhe 240 postime në rrjetet sociale, me një rritje të qartë të angazhimit drejt fundit të javës. Fushata hyri…