Adi

Mbështetje organizatave në zhvillimin e planeve për marketing social

Simon Forrester, ekspert ndërkombëtar i Civika mobilitas zhvilloi takime konsultative me pesë organizata të shoqërisë civile, përfituese aktuale të granteve të programit, për të diskutuar zhvillimin e planeve për marketing social. Vizitat u zhvilluan nga 12 deri më 14 maj 2025, si vazhdim i trajnimeve dhe punëtorive të mëparshme kushtuar financimit të qëndrueshëm.

Përfaqësuesit e “Glasen Tekstilec – Shtip”, Asociacionit për Iniciativë Demokratike (ADI) – Gostivar, Qendrës për Edukim dhe Zhvillim (CED) – Tearcë, Qendrës për Aktivizëm Rinor – KRIK – Shkup dhe Qendrës për Ndryshime Klimatike – Gjevgjeli, përmes një mbështetjeje të tillë të personalizuar në zhvillimin e planeve të marketingut social, fituan mjete strategjike që do t’i ndihmojnë ata të pozicionojnë më mirë misionin e tyre, të rrisin dukshmërinë dhe të sigurojnë burime shtesë për vetë qëndrueshmëri.

Në secilin takim, u analizuan praktikat aktuale të komunikimit të organizatës, u identifikuan grupet e synuara dhe u zhvilluan ide për fushata dhe mesazhe që mund të përdoren për promovimin dhe mobilizimin e mbështetjes. Simon Forrester ofroi mjete dhe shembuj praktikë, duke i udhëhequr organizatat përmes procesit të zhvillimit të qasjes së tyre për marketing social.

Këto vizita e forcuan misionin e Civika mobilitas për ndërtimin e organizatave të shoqërisë civile të forta, të dukshme dhe të qëndrueshme, të cilat janë të lidhura me komunitetet të cilave u shërbejnë dhe dinë si ta përcjellin mesazhin e tyre.

Продолжи со читање

  • Kur kursimet bëhen përgjegjësi politike

    “Kursimet në nivel shtetëror nuk nënkuptojnë heqjen dorë nga shpenzimet, por përkundrazi racionalizimin e tyre dhe drejtimin e tyre drejt politikave që krijojnë vlerë të shtuar – arsim, kujdes shëndetësor, infrastrukturë dhe inovacion”, thotë Bllagica Petreski, drejtoreshë ekzekutive e Finance Think dhe kështu shpjegon në mënyrë koncize thelbin e financave…

  • Për çka flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #6

    PËRMBLEDHJË JAVORE #6 [20-26 tetor 2025] Edhe pas përfundimit të procesit zgjedhor, zgjedhjet vazhduan të diktojnë axhendën mediatike. Edhe pse numri i publikimeve ishte pak më i ulët se në javët paraprake, interesi publik mbeti i lartë. Me më shumë se 4 400 tekste mediatike dhe 560 postime në rrjetet…

  • Bashkëpunimi midis organizatave qytetare dhe sektorit të biznesit sjell shumë përfitime të ndërsjella

    “Arsyeja pse të gjithë duam të bashkëpunojmë është sepse të gjithë duam të përfitojmë. Pavarësisht nëse vini nga sektori i biznesit apo nga sektori qytetar, duhet të filloni të zhvilloni një kuptim më kompleks të përfitimeve të ndërsjella”, tha Simon Forrester, eksperti ndërkombëtar i Civica mobilitas, pjesëmarrësve të punëtorisë “Forcimi…

  • Për çfarë po flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #5

    RISHIKIM JAVOR #5 [13 – 17 tetor 2025] Në javën e fundit para heshtjes zgjedhore, pati rritje të dukshme të aktiviteteve dhe mobilizim të ri në mediat me mbi 3.000 artikuj dhe 240 postime në rrjetet sociale, me një rritje të qartë të angazhimit drejt fundit të javës. Fushata hyri…