Dsc 0727

INTERESIM I MADH DHE PYETJE TË PËRGJIGJURA NË INFO SESIONIN PËR GRANTET E VEPRIMIT

Rreth 300 përfaqësues të organizatave qytetare e ndoqën sesionin e parë informativ lidhur me thirrjen për grantet e veprimit të Civika mobilitas, prej të cilëve 110 e ndoqën online. Ata dëgjuan më tepër thirrjen, se çfarë aktivitetesh priten nga organizatat, për llojin e shpenzimeve të cilat mund të financohen, për përmbajtjen e aplikacioneve etj.

Ekipi i Civika mobilitas hollësisht e sqaroi procedurën për aplikim dhe përmbajtjen e aplikacionit. Pjesëmarrësit kishin mundësi që t’i sqarojnë dilemat dhe në vend t’i marrin përgjigjet rreth pyetjeve konkrete lidhur me programin dhe thirrjen. Një pjesë e pyetjeve kishin të bëjnë se cili tip i organizatave mund të aplikojë për projekt, dhe kush mund të jetë në rolin e partnerit dhe bashkëpunëtorit; si duhet të jetë statusi i personave të cilët do të angazhohen në projekt; organizatat të cilat do të jenë pjesë e kësaj thirrje, në cilindo rol, a mund të kërkojnë grant të llojit tjetër nga Civika mobilitas; mjetet financiare nga projekti a mund të përdoren për infrastrukturë etj.

Të gjitha pyetjet gjatë sesionit informativ do të publikohen publikisht dhe do të përgjigjen në е-platformën e Civika mobilitas.

Thirrja për grantet e veprimit u publikua më 26 shkurt. Afati për parashtrimin e aplikacioneve është 25 mars 2019. Për pyetjet lidhur me thirrjen, organizatat mund ta kontaktojnë zyrën e Civika mobilitas më së voni deri më 15 mars 2019, në numrin e telefonit 02/3065 381 ose me е-mail: helpdesk@civicamobiltas.com

Aktivitetet e propozuara duhet të zgjatin më së paku 12, e më së shumti 24 muaj. Vlera e grantit duhet të jetë mes 1.000.000 dhe 1.800.000 denarë, ndërsa vlera e përgjithshme e disponueshme për thirrjen është 20 milionë denarë.

Programi për mbështetje të shoqërisë civile Civika mobilitas është mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, ndërsa e zbatojnë NIRAS nga Danimarka, Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS) dhe FCG nga Suedia.

Продолжи со читање

  • Për çfarë po flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #5

    RISHIKIM JAVOR #5 [13 – 17 tetor 2025] Në javën e fundit para heshtjes zgjedhore, pati rritje të dukshme të aktiviteteve dhe mobilizim të ri në mediat me mbi 3.000 artikuj dhe 240 postime në rrjetet sociale, me një rritje të qartë të angazhimit drejt fundit të javës. Fushata hyri…

  • Ambasadori i ri zviceran e konfirmon angazhimin ndaj shoqërisë civile

    Ekipi i Civika mobilitas më 16 tetor e pati takimin e parë me Ambasadorin e sapoemëruar të Zvicrës në Maqedoninë e Veriut, Sh.T. Kristof Zomer.  “Unë besoj se shoqëria civile është një fushë shumë e rëndësishme në të cilën duhet të përqendrohemi”, theksoi Ambasadori, duke konfirmuar se mbështetja e organizatave…

  • Për çfarë po flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #4

    PËRMBLEDHJE JAVORE #4 [6 – 12 TETOR 2025] Analiza e postimeve në media dhe rrjetet sociale gjatë javës së kaluar konfirmon se fushata po merr vrull, me fokusin gjithnjë e më shumë në zgjidhje konkrete lokale që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve. Diskutimet janë intensive në rrjetet…

  • Për çfarë po flasin kandidatët në zgjedhjet lokale? #3

    PËRMBLEDHJE JAVORE #3 [29 SHTATOR – 5 TETOR 2025] Një analizë e diskursit publik gjatë javës së kaluar zbulon se fushata është tërësisht e përqendruar në çështjet e përditshme që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve. Shumica e bisedave zhvillohen në mediat sociale, ku dominojnë premtimet konkrete për përmirësimin e…