Identifikoni ndryshimin të cilin e nxitni

Identifikimi i ndryshimit në shoqëri të cilin e nxitin organizatat qytetare ishte ideja kryesore e punëtorive që u organizuan prej 15 deri 22 qershor në Shkup dhe Veles..Morën pjesë 29 përfaqësues të grantistëve institucional të Civika mobilitas. E udhëhoqi Sajmon Forester, ekspert ndërkombëtar i programit, në bashkëpunim me Aleksandar Nikollov dhe Dushko Todorovski nga Asociacioni Zenit, i cili në të njëjtën kohë është grantist specifik aksionar i Civika mobilitas. “Për ne si Civika mobilitas, është shumë e rëndësishme që ta përmirësoni raportimin tuaj pasi që dëshirojmë të dimë cilat janë arritjet tuaja gjatë kohës së shfrytëzimit të grantit. Ju bëni ndryshime të rëndësishme në shoqëri, por duhet ta dini si t’i njihni të njëjtat”, iu drejtua Forester të pranishmëve. Në këtë punëtori u diskutua rreth konceptit të vëzhgimit dhe vlerësimit  dhe për qasjet e ndryshme. U prezantua koncepti “Zinxhiri i rezultateve”, ndërsa në fund u diskutua për përdorimin e indikatorëve të cilët do të ndihmojnë gjatë matjes së ndikimit që nxitet. Pjesëmarrësit bënë ushtrime praktike për renditje dhe vlerësim. Në grupe më të vogla, ata kishin mundësi t’i analizojnë rezultatet nga puna e tyre dhe përmes indikatorëve ta matin ndikimin që e kanë nxitur. Në këtë mënyrë, ata i ndanë përvojat e tyre, por kishin mundësi t’i dëgjojnë edhe përvojat tjera në këtë fushë. Si shembull pozitiv mund ta ndajmë videon e prezantuar nga Megjashi, me qëllim që ta prezantojnë rezultatin nga puna e tyre, si dhe punën e disa organizatave tjera qytetare. Pjesëmarrësit shprehën kënaqësi nga përmbajtja e punëtorive. Ata u pajtuan se në raportimin e tyre të deritanishëm janë përqendruar deri te prezantimi i rezultateve dhe nuk i kanë kushtuar vëmendje të veçantë matjes së ndikimit më të gjerë, të cilin e nxitin. Në pjesën praktike morën rekomandime të dobishme nga ligjëruesit të cilat mund t’i aplikojnë në të ardhmen.

Продолжи со читање

  • Kur kursimet bëhen përgjegjësi politike

    “Kursimet në nivel shtetëror nuk nënkuptojnë heqjen dorë nga shpenzimet, por përkundrazi racionalizimin e tyre dhe drejtimin e tyre drejt politikave që krijojnë vlerë të shtuar – arsim, kujdes shëndetësor, infrastrukturë dhe inovacion”, thotë Bllagica Petreski, drejtoreshë ekzekutive e Finance Think dhe kështu shpjegon në mënyrë koncize thelbin e financave…

  • Për çka flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #6

    PËRMBLEDHJË JAVORE #6 [20-26 tetor 2025] Edhe pas përfundimit të procesit zgjedhor, zgjedhjet vazhduan të diktojnë axhendën mediatike. Edhe pse numri i publikimeve ishte pak më i ulët se në javët paraprake, interesi publik mbeti i lartë. Me më shumë se 4 400 tekste mediatike dhe 560 postime në rrjetet…

  • Bashkëpunimi midis organizatave qytetare dhe sektorit të biznesit sjell shumë përfitime të ndërsjella

    “Arsyeja pse të gjithë duam të bashkëpunojmë është sepse të gjithë duam të përfitojmë. Pavarësisht nëse vini nga sektori i biznesit apo nga sektori qytetar, duhet të filloni të zhvilloni një kuptim më kompleks të përfitimeve të ndërsjella”, tha Simon Forrester, eksperti ndërkombëtar i Civica mobilitas, pjesëmarrësve të punëtorisë “Forcimi…

  • Për çfarë po flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #5

    RISHIKIM JAVOR #5 [13 – 17 tetor 2025] Në javën e fundit para heshtjes zgjedhore, pati rritje të dukshme të aktiviteteve dhe mobilizim të ri në mediat me mbi 3.000 artikuj dhe 240 postime në rrjetet sociale, me një rritje të qartë të angazhimit drejt fundit të javës. Fushata hyri…