Regionalen Forum 1 25102016

Hajde të kontribuojmë për mjedis më të pastër!

Me këtë moto u realizua forumi rajonal i Civica Mobilitas për rajonin e Pollogut dhe Shkupit, i cili u mbajt në lokalet e Universitetit të Evropës Jug-Lindore (UEJL) në Tetovë më 25 tetor 2016. Gjithsej 62 përfaqësues të organizatave qytetare, iniciativa qytetare, medie dhe institucione bisedonin jo vetëm për ndotjen, e cila nuk është një lajm i ri në të dy rajonet, por edhe për atë se si të gjenden zgjidhje për tokën, ujin dhe ajrin e ndotur.

Regionalen Forum 1 25102016

Darko Spirovski nga Instituti për Mjedis Jetësor dhe Shëndet në kuadër të Universitetit të Evropës Jug-Lindore theksoi se ndotja rritet për çdo ditë për shkak të fillimit të sezonit të ngrohjes. “Sipas matjeve të fundit, prania e grimcave PM10 në ajër tanimë arrin 160 mikrogram në një metër kub, që është për tri herë mbi limitin e lejuar ligjor”, tha ai dhe rikujtoi se dimrin e kaluar, prania e grimcave PM10 jo rrallë kanë qenë edhe 20 herë mbi nivelin e lejuar. “Tetova ka nevojë për më shumë stacione matëse, matje mobile, në vend të njërës ekzistuese. Ata do të japin një pamje më të qartë për nivelin e ndotjes së ajrit dhe për rajonet ku ajo është më prezent”.

Bllazhe Josifovski nga Asociacioni për Mjedis të Pastër Jetësor „Hajde Maqedoni“ nga Shkupi fliste për konceptin „zero mbeturina“. “Vazhdimisht i pastrojmë mbeturinat të cilat gjenden në vende joadekuate përreth, e risim vetëdijen te qytetarët për menaxhim të drejtë të mbeturinave”, tha ai dhe shtoi se për zgjidhjen e këtij problemi nevojitet një punë e përbashkët e të gjithë pjesëmarrësve.

“Më e rëndësishme për zgjidhjen e problemit është funksionimi i shtetit juridik“, tha Arianit Xhaferi nga Lëvizja Eko Guerila nga Tetova. “Në një vend ku nuk respektohet ligji, aty do të ketë edhe fabrika të cilat do të ndotin, do të ketë deponi nëpër qytetet dhe kryetarë komunash të cilët fare nuk mërziten për këtë gjë dhe do të ketë qytete pa transport publik, ndërsa mbeturinat do të hidhen gjithandej”, shtoi ai. Xhaferi rikujtoi se më 1 nëntor kalon afati për vendosjen e filtrave në “Jugohrom” dhe nëse fabrika nuk i vendos, ajo duhet të mbyllet.

Sunçica Gjurçinovska nga Iniciativa për Integrime Qytetare nga Gostivari e theksoi informimin e qytetarëve për ruajtjen e mjedisit jetësor dhe ngritjen e vetëdijes së tyre, me të cilën duhet filluar që nga mosha më e re.

Regionalen Forum 2 25102016

Pjesëmarrësit u morën vesh:

  • Të bëhet një manifest për komunikim me të gjitha partitë politike për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që do të shërbejë si udhëzues për partitë politike gjatë përcaktimit të programeve të tyre në pjesën e mjedisit jetësor dhe pastaj si aktivitet të zbatohet edhe në zgjedhjet e ardhshme lokale.
  • Të analizohen programet e partive politike nga aspekti i zgjidhjeve të ofruara për mbrojtje të mjedisit jetësor.
  • Të bëhet një propozim-politikë e shkurtër për mbrojtjen e ambientit jetësor e cila do t’i adresojë çështjet e ndotjes së ajrit, menaxhimin me mbeturina dhe planifikimin dhe zhvillimin urbanistik.
  • Të realizohen aksione për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe për ngritjen e vetëdijes së qytetarëve.

Regionalen Forum 3 25102016

Forumi rajonal i organizuar nga Civica Mobilitas, së bashku me Eko Guerila Tetovë dhe në bashkëpunim me Qendrën për Edukim dhe Zhvillim nga Tearca, Egalite nga Kamenjani, Bogovinë, Asociacioni për Iniciativa Demokratike nga Gostivari, Forumi i Gruas nga Tetova, Meseçina (Hëna) nga Gostivari, LGBT Junajted nga Tetova dhe Hajde Maqedoni nga Shkupi.

Продолжи со читање

  • Për çfarë po flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #5

    RISHIKIM JAVOR #5 [13 – 17 tetor 2025] Në javën e fundit para heshtjes zgjedhore, pati rritje të dukshme të aktiviteteve dhe mobilizim të ri në mediat me mbi 3.000 artikuj dhe 240 postime në rrjetet sociale, me një rritje të qartë të angazhimit drejt fundit të javës. Fushata hyri…

  • Ambasadori i ri zviceran e konfirmon angazhimin ndaj shoqërisë civile

    Ekipi i Civika mobilitas më 16 tetor e pati takimin e parë me Ambasadorin e sapoemëruar të Zvicrës në Maqedoninë e Veriut, Sh.T. Kristof Zomer.  “Unë besoj se shoqëria civile është një fushë shumë e rëndësishme në të cilën duhet të përqendrohemi”, theksoi Ambasadori, duke konfirmuar se mbështetja e organizatave…

  • Për çfarë po flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #4

    PËRMBLEDHJE JAVORE #4 [6 – 12 TETOR 2025] Analiza e postimeve në media dhe rrjetet sociale gjatë javës së kaluar konfirmon se fushata po merr vrull, me fokusin gjithnjë e më shumë në zgjidhje konkrete lokale që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve. Diskutimet janë intensive në rrjetet…

  • Për çfarë po flasin kandidatët në zgjedhjet lokale? #3

    PËRMBLEDHJE JAVORE #3 [29 SHTATOR – 5 TETOR 2025] Një analizë e diskursit publik gjatë javës së kaluar zbulon se fushata është tërësisht e përqendruar në çështjet e përditshme që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve. Shumica e bisedave zhvillohen në mediat sociale, ku dominojnë premtimet konkrete për përmirësimin e…