Grantistët e Civika mobilitas në Takimin e tretë për rrjetëzim

“Gjatë periudhës së fundit pamë se kur ka shoqëri civile transparente dhe inkluzive, bile edhe ndarja etnike bëhet më e vogël dhe bashkësitë e ndryshme mund të veprojnë për kauzën e tyre të përbashkët.E pamë fuqinë e këtij bashkëpunimi gjatë Revolucionit të larmë, por akoma më shumë gjatë dy proceseve të fundit zgjedhore kur pamë votim masovik ndëretnik”. Me këto fjalë ambasadorja e Zvicrës, ekselenca e saj Sibil Suter Tejada e hapi Takimin e tretë për rrjetëzim të grantistëve të Civika mobilitas.

Sot (24 tetor 2017) në Ohër u grumbulluan 186 përfaqësues të organizatave qytetare, të mbështetur nga programi në tre vitet e kaluara, me qëllim që t’i shkëmbejnë njohuritë dhe përvojat dhe të diskutojnë për atë se si ta bëjnë ndryshimin më të dukshëm që e bëjnë në shoqëri.

Përveç identifikimit dhe vizuelizimit të ndryshimeve në çdo grup qëllimor me të cilin punojnë, sot dhe nesër pjesëmarrësit do të diskutojnë për praktikat ndërkombëtare në vëzhgimin dhe vlerësimin e organizatave qytetare dhe për përmirësimin e komunikimit të arritjeve me Mike Zuijderduijn.

Përfaqësuesit e Të gjithë për gjykim të drejt, Llupa e gjelbër, Skup dhe Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë dhe Shoqata Maqedonase e Juristëve të Rinj i ndanë me të pranishmit ndryshimet që i kanë arritur me punën e tyre.

Zhaklina Haxhi-Zafirova nga SKUP – Qendra për Gazetari Hulumtuese tha se qytetarët nuk e njohin organizatën por prodhimet e saja. Si storje më të rëndësishme i ndau hulumtimin për pronën e katër partive më të mëdha, hulumtimin e shpenzimeve të deputetëve që të arrijnë në vendet e tyre të punës, hulumtimi i shpenzimeve për reprezentacion i ministrive, si dhe ajo për mbeturinat në spitalet maqedonase.

Dragan Sekullovski nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë e prezantoi rastin e tyre lidhur me përjashtimin e gazetarëve  nga Kuvendi më 24 dhjetor. “Reaguam deri te institucionet kompetente, por nuk kishim kurrfarë mbështetje. Morëm përgjigje se Kushtetuta nuk është shkelur. Pas dy viteve reaguam deri te gjykata në Strasbur dhe ai vërtetoi se janë shkelur nenet 10 dhe 6 nga Konventa evropiane për mbrojtje të drejtave të njeriut”. Si rezultat i këtij aktgjykimi i cili është ndër të rrallët në Evropë, gazetarët janë inkurajuar më shpesh të kërkojnë mbrojtje gjyqësore.

Продолжи со читање

  • Kur kursimet bëhen përgjegjësi politike

    “Kursimet në nivel shtetëror nuk nënkuptojnë heqjen dorë nga shpenzimet, por përkundrazi racionalizimin e tyre dhe drejtimin e tyre drejt politikave që krijojnë vlerë të shtuar – arsim, kujdes shëndetësor, infrastrukturë dhe inovacion”, thotë Bllagica Petreski, drejtoreshë ekzekutive e Finance Think dhe kështu shpjegon në mënyrë koncize thelbin e financave…

  • Për çka flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #6

    PËRMBLEDHJË JAVORE #6 [20-26 tetor 2025] Edhe pas përfundimit të procesit zgjedhor, zgjedhjet vazhduan të diktojnë axhendën mediatike. Edhe pse numri i publikimeve ishte pak më i ulët se në javët paraprake, interesi publik mbeti i lartë. Me më shumë se 4 400 tekste mediatike dhe 560 postime në rrjetet…

  • Bashkëpunimi midis organizatave qytetare dhe sektorit të biznesit sjell shumë përfitime të ndërsjella

    “Arsyeja pse të gjithë duam të bashkëpunojmë është sepse të gjithë duam të përfitojmë. Pavarësisht nëse vini nga sektori i biznesit apo nga sektori qytetar, duhet të filloni të zhvilloni një kuptim më kompleks të përfitimeve të ndërsjella”, tha Simon Forrester, eksperti ndërkombëtar i Civica mobilitas, pjesëmarrësve të punëtorisë “Forcimi…

  • Për çfarë po flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #5

    RISHIKIM JAVOR #5 [13 – 17 tetor 2025] Në javën e fundit para heshtjes zgjedhore, pati rritje të dukshme të aktiviteteve dhe mobilizim të ri në mediat me mbi 3.000 artikuj dhe 240 postime në rrjetet sociale, me një rritje të qartë të angazhimit drejt fundit të javës. Fushata hyri…