CivicaMobilitasThematcForum2022 (2)

Forumi Tematik i Civica Mobilitas: “Financimi Shtetëror për Qëndrueshmëri më të Madhe të Organizatat Qytetare”

Civica Mobilitas organizon Forumin Tematik “Financimi shtetëror për qëndrueshmëri më të madhe të organizatave qytetare”.

Ngjarja, që do të mbahet të mërkurën, më 13 prill 2022, duke filluar nga ora 11:00, në hotelin Aleksandar Palace në Shkup, do të mund të ndiqet edhe online, përmes transmetimit të drejtpërdrejtë në faqen zyrtare të Civica Mobilitas në Facebook.

Përmirësimi i sistemit të financimit shtetëror është një nga prioritetet e shoqërisë civile, dhe sipas Programit të Punës së Qeverisë së RMV për periudhën 2022-2024, është gjithashtu një prioritet i pushtetit ekzekutiv në vend. Megjithatë, ristrukturimet e fundit dhe shkurtimet në buxhetin për organizatat qytetare nuk e konfirmojnë angazhimin e Qeverisë për përmirësimin e sistemit të financimit shtetëror të organizatave qytetare. Pse ndodh kjo dhe cilat do të jenë hapat e ardhshëm të Qeverisë dhe cilat do të jenë ato të organizatave qytetare do të jenë pjesë e diskutimit në Forumin Tematik të Civica Mobilitas, ku do të flasin: Rami Kerimi, Sekretar i Shtetit në Ministrinë për Sistemin Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Komuniteteve; Vesna Tasevska, Ndihmës Kryetar i Sektorit për Analizën e Politikave dhe Koordinimin, Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë dhe Liljana Jonoski, anëtare e Grupit të Punës për Reformën e Sistemit të Financimit të GO.

Angazhimet e organizatave qytetare janë të njëjta për vite me radhë dhe lidhen me: rritjen e shumës së fondeve të dedikuara për financimin e OQ-ve; sigurimin e mbështetjes institucionale për organizatat qytetare; sigurimin e bashkëfinancimit për aktivitetet që mbështeten nga donatorë të tjerë; braktisjen e praktikës së financimit njëvjeçar dhe të pasigurt, dhe ndërtimin e një ndërgjegjësimi dhe praktike për mbështetje organizative dhe projektuale shumëvjeçare; rritjen e shumës së granteve individuale; përmirësimin e transparencës, efikasitetit dhe llogaridhënies së procedurës për shpërndarjen e fondeve; rritjen e llogaridhënies dhe transparencës së organizatave qytetare për shpenzimet e fondeve të alokuara nga shteti, si dhe për aktivitetet e përgjithshme të tyre; sigurimin e një shpërndarje të duhur gjeografike të mbështetjes nga shteti për organizatat qytetare.

Forumi Tematik i Civica Mobilitas ofron një mundësi për diskutim mes përfaqësuesve të organizatave qytetare, institucioneve në nivel kombëtar ose lokal dhe të gjithë aktorëve të tjerë të rëndësishëm për zgjidhjen e çështjeve që trajtohen.

Civica Mobilitas është një program për mbështetje të shoqërisë civile nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, i zbatuar nga NIRAS nga Danimarka, Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS) dhe FCG nga Suedia.

Продолжи со читање

  • Kur kursimet bëhen përgjegjësi politike

    “Kursimet në nivel shtetëror nuk nënkuptojnë heqjen dorë nga shpenzimet, por përkundrazi racionalizimin e tyre dhe drejtimin e tyre drejt politikave që krijojnë vlerë të shtuar – arsim, kujdes shëndetësor, infrastrukturë dhe inovacion”, thotë Bllagica Petreski, drejtoreshë ekzekutive e Finance Think dhe kështu shpjegon në mënyrë koncize thelbin e financave…

  • Për çka flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #6

    PËRMBLEDHJË JAVORE #6 [20-26 tetor 2025] Edhe pas përfundimit të procesit zgjedhor, zgjedhjet vazhduan të diktojnë axhendën mediatike. Edhe pse numri i publikimeve ishte pak më i ulët se në javët paraprake, interesi publik mbeti i lartë. Me më shumë se 4 400 tekste mediatike dhe 560 postime në rrjetet…

  • Bashkëpunimi midis organizatave qytetare dhe sektorit të biznesit sjell shumë përfitime të ndërsjella

    “Arsyeja pse të gjithë duam të bashkëpunojmë është sepse të gjithë duam të përfitojmë. Pavarësisht nëse vini nga sektori i biznesit apo nga sektori qytetar, duhet të filloni të zhvilloni një kuptim më kompleks të përfitimeve të ndërsjella”, tha Simon Forrester, eksperti ndërkombëtar i Civica mobilitas, pjesëmarrësve të punëtorisë “Forcimi…

  • Për çfarë po flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #5

    RISHIKIM JAVOR #5 [13 – 17 tetor 2025] Në javën e fundit para heshtjes zgjedhore, pati rritje të dukshme të aktiviteteve dhe mobilizim të ri në mediat me mbi 3.000 artikuj dhe 240 postime në rrjetet sociale, me një rritje të qartë të angazhimit drejt fundit të javës. Fushata hyri…