1
|

Edhe për problemet e komplikuara ka një zgjidhje

Kur Salija Beqir Halim, drejtoresha ekzekutive e shoqatës “Iniciativa për të Drejtat e Grave të Shuto Orizarit”, pa për herë të parë M.H., ai ishte i shqetësuar për nusen e tij të mitur, e cila kishte mbetur shtatzënë në moshën 16 vjeçare dhe kishte kuptuar se nuk kishte sigurim shëndetësor. Takimi mes Salijës dhe M.H. ndodhi gjatë një nga forumeve qytetare të shoqatës të dedikuara për të drejtat shëndetësore të vajzave dhe grave nga grupet vulnerabël.

“Informacionet për aktivitetet tona i ndajmë në mënyra të ndryshme,” thotë Salija, “dhe kështu M.H. mësoi për hulumtimin tonë për kontrollet dhe analizat falas për gratë shtatzëna dhe erdhi në forumin qytetar. Na shpjegoi situatën në të cilën ndodhen dhe kërkoi këshillë se si ta zgjidhin këtë problem që duket shumë i komplikuar. Për shkak të mungesës së sigurimit shëndetësor, vajza duhet të paguajë për kontrollet. Ajo si një person i mitur, ka të drejtë të ketë sigurim shëndetësor nga prindërit e saj. Megjithatë, prindërit janë të divorcuar, nuk ka kontakt me babanë dhe nëna e saj jeton jashtë shtetit,” shton Salija.

Çfarë bënë ata?

Përfaqësuesit e “Iniciativës për të Drejtat e Grave të Shuto Orizarit” ndanë informacione të rëndësishme dhe udhëzime për procesin e regjistrimit të sigurimit shëndetësor dhe për mënyrën e zgjidhjes së dokumenteve të nevojshme gjatë forumit qytetar, mbështetur nga Civica Mobilitas.

“Ne i thamë M.H. se, për të rregulluar sigurimin shëndetësor për nusen e tij, nëna e saj duhet të rregullojë sigurimin e saj shëndetësor dhe pastaj sigurimin e vajzës. Por, ishte e lehtë ta thoshim këtë, zbatimi ishte një histori tjetër,” thotë Salija. Pas kësaj, nëna dhe vajza, së bashku me M.H., erdhën në shoqatë. Për të filluar procedurën, bashkëpunëtorët nga shoqata kërkuan aktet e lindjes. “Këtu u shfaq një problem tjetër,” vazhdoi Salija, “vajza nuk kishte dokumente, në letër ajo nuk ekzistonte. Është trishtueshme të përballesh me pafuqinë në sytë e tyre, si të mos kishte fund problemet e tyre.”

Megjithatë, aktivistët e shoqatës nuk u dorëzuan. Ata i shoqëruan njerëzit në Shërbimin e Regjistrimit të Lindjeve, siguruan informacionet e nevojshme dhe pas një jave akti i lindjes së vajzës të mitur ishte gati. Me hapat e mëtejshëm ata plotësuan të gjithë dokumentacionin dhe sigurimi shëndetësor u rregullua. “Ajo dukej sikur një ngarkesë e madhe iu hoq nga shpatullat dhe shprehja e pafuqisë u zëvendësua nga një shprehje shprese, se problemet mund të kapërcehen,” kujton Salija. “Ne ndihmuam që ajo të zgjedhë një mjek obstetër-gjinekolog në ambulantën e Shuto Orizarit. Ky moment ishte më shumë se një sukses administrativ – ishte fillimi i një të ardhmeje më të sigurt për të dhe për fëmijën e saj të palindur. Ajo e dinte që tani do të mund të merrte të gjitha kontrollet dhe kujdesin e nevojshëm, pa pasur frikë nga shpenzimet financiare ose pengesat ligjore. Kjo i solli paqe, siguri dhe ndjenjën që përfundimisht nuk është vetëm,” shpjegon Salija.

Çfarë arritën ata?

Vajza e mitur shtatzënë nuk është e vetmja që ka pasur probleme të këtilla. Ajo është një nga 2500 gra në komunën e Shuto Orizarit të Shkupit, për të cilat shoqata ka ndihmuar që t’i drejtohen, informohen dhe ndihmohen për të rregulluar të drejtën për kontroll ginekologjik falas që u takon.

“Tani vajza mund të bëjë rregullisht kontrollet dhe analizat që janë të nevojshme gjatë shtatzënisë. Ajo vendosi ta mbajë fëmijën, dhe ne informuam prindërit për procedurën në klinikat shtetërore për lindjen e të miturës,” shton Salija.

Forumet e organizuara nga organizatat qytetare jo vetëm që ofrojnë platforma për shkëmbim informacioni, por gjithashtu ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve konkrete, veçanërisht për grupet vulnerabël.

Ky rast tregon se, me angazhimin qytetar dhe mbështetje nga Civica Mobilitas, edhe problemet më të komplikuara mund të zgjidhen. Falë veprimit kolektiv, një vajzë e mitur vulnerabël tani ka mundësinë të kujdeset për veten dhe fëmijën e saj, pa frikë nga shpenzimet financiare.

Kjo histori është prova se edhe veprimet e vogla dhe mbështetja mund të sjellin ndryshime të mëdha dhe të shpëtojnë jetë. Për disa mund të jetë vetëm një nga shumë ngjarje, por për të tjerët një ngjarje që do t’i kujtojë ata për mbështetje dhe kujdes. Kjo ishte në të vërtetë ngjarja qytetare për M.H dhe familjen e tij. Kjo nuk është vetëm histori për ndihmën ligjore dhe mjekësore, por një histori për solidaritetin njerëzor dhe humanizmin.

“Përmirësimi i të drejtave shëndetësore të vajzave, grave dhe grupeve vulnerabël” është një projekt i HERA – Shoqatës për Edukimin dhe Kërkimin Shëndetësor, i zbatuar në partneritet me Shoqatën “Iniciativa për të Drejtat e Grave të Shuto Orizarit” të Shkupit, Shoqatën për Mbështetje të Personave që Jetojnë me HIV – SE bashkë më të fortë të Shkupit dhe Shoqatën për Emancipim, Solidaritet dhe Barazi të Grave – ESE të Shkupit.

Projekti mbështetet financiarisht nga Qeveria e Zvicrës përmes Civica Mobilitas.

Продолжи со читање