Promotivna debata 21102016 1

Debat për aspektet e bashkimit qytetar

Publikimi i “Nocioni Bashkim Qytetar” nga Gotje Pirot, nga Universiteti i Liezhit, Belgjikë, të cilin për publikun maqedonas e përktheu prof. dr. Ilo Trajkovski, ishte shkaku për organizimin e tribunës promovuese të titulluar “Bashkimi qytetar dhe zhvillimi”, e cila u mbajt më 20 tetor 2016 në Fakultetin Filozofik në Shkup.

 

Promotivna debata 21102016 1

“Në Maqedoni shoqërinë qytetare e lidhim me politikën dhe zhvillimin politik. Nga ajo që do ta dëgjojmë sot do të shohim se shoqëria qytetare është shumë më shumë se kjo. Tema është aktuale dhe e rëndësishme jo vetëm në këtë çast, por edhe në të ardhmen do të fitojë në peshë”, tha Trajkovski në fjalën hyrëse.

Redaktorja e publikimit, prof. dr. Mileva Gjurovska, theksoi se vërehet një hov në bashkimin qytetar. “Pasqyra e shoqërisë qytetare në një vend flet shumë për vetë shtetin”, tha ajo.

Për shoqërinë qytetare dhe zhvillimin e medieve fliste prof. dr. Snezhana Tërpevska nga Instituti për Studime Komunikuese. Sipas saj, mediet dhe shoqëria qytetare janë zhvilluar në mënyrë paralele, por mediet janë absorbuar nga sfera shtetërore. “Sektori qytetar është burim i kundërshtimit, i risisë dhe mendimit kritik. Mediet nuk u dhanë zë këtyre atributeve. Ato nuk i hapin çështjet kritike të cilat i prekin qytetarët. Përkundrazi, i forcojnë mesazhet e politikanëve”, tha ajo.

Promotivna debata 21102016 2

Nikica Kusenikova nga Konekt fliste për aspektin ekonomik të shoqërisë qytetare. “Organizatat qytetare janë subjekte të vogla. Pothuajse 70% të tyre (nga 3.938 të cilat kanë paraqitur llogari përfundimtare ose kanë dhënë deklaratë) kanë buxhete vjetore prej 2.500 euro. Buxhetet e organizatave janë 0,94% të BPV të Maqedonisë ose në numra absolute rreth 80 milionë denarë. Por, nëse kemi parasysh se 60% të donacioneve në të shumtën e rasteve janë siguruar nga donatorë të huaj, mund të konstatohet se organizatat kanë sjellë në mënyrë kualitative të ardhura të tjera për shtetin, të cilat subjektet e tjera nuk i gjenerojnë”, tha Kusenikova. Sipas saj, sektori qytetar punëson së paku 1.897 persona, por, ka potencial më të madh sidomos në pjesën e angazhimeve për punë të kohëpaskohshme dhe të përkohshme.

Për rolin e shoqërisë qytetare në pjesën rurale fliste prof. dr. Ana Kotevska nga Fakulteti i Bujqësisë dhe Ushqimit. “Organizatat qytetare e plotësojnë sektorin shtetëror në fushën tonë dhe roli i tyre është shumë i rëndësishëm. Për t’u arritur rezultate më të mira nevojitet që bujqit të jenë të organizuar e për këtë na nevojiten shoqata, sepse ato mund t’i forcojnë prodhuesit”, tha ajo.

Promotivna debata 21102016 3

Daniela Stojanova nga QMBN fliste për besimin te shoqëria qytetare, por edhe për solidaritetin si një nga elementet kyçe të bashkimit. “Organizatat qytetare munden dhe duhet të kenë qëndrim për politikat publike, por shpeshherë kemi frikë ta përmendim këtë që të mos keqkuptohemi, sikur partitë politike ta kenë përvetësuar shprehjen – politikë”, tha ajo.

Në diskutimin që pasonte u hapën më shumë çështje. A janë shoqëria qytetare dhe shteti në një “luftë” të vazhdueshme? A mund shoqëria qytetare të jetë kundërfuqi? Ç’është kundërpesha e fuqisë së shtetit? Cili është roli i arsimit? A i mësojmë fëmijët të jenë iniciues dhe të jenë qytetarë në kuptimin e vërtetë të fjalës? Duke iu shmangur asaj që t’i mësojmë, e humbim luftën për fuqi përgjithmonë. Në një konstelacion të tillë të një shoqëria të robëruar dhe shoqëritë qytetare, ose një pjesë e tyre, janë të robëruar në këtë sundim dhe bëhen pjesë e tij.

Publikimin e publikoi Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN), si pjesë e programit Civica Mobilitas.

Продолжи со читање