Civika mobilitas i promovoi 24 grantistët e fundit

Sot, Civika mobilitas (22 dhjetor 2017) në h. Arka në Shkup i promovoi grantëstë e ri të vegjël dhe ad hok. “Sot i ndajmë 24 grantet e fundit në këtë fazë të programit. Në tre vitet e kaluara, ndamë 221 grante për 212 organizata, tetë bursa dhe një grant për punë praktike”, tha në fjalën e tij Aleksandar Kërzhallovski, Lider nacional i ekipit të programit dhe drejtor ekzekutiv i MCMS.

Ambasadorja e Zvicrës në Maqedoni, ekselenca e saj Sibil Suter Tejada ua dorëzoi marrëveshjet grantistëve. “Gjatë dy viteve të fundit pamë ndryshime të mëdha politike dhe shoqërore në vend, gjithsesi një pjesë e madhe e meritave për ata shkon në llogari të shoqërisë civile”, tha ajo dhe shtoi se është e kënaqur që disa grantistë të Civika mobilitas ishin prijës të këtyre proceseve. Ajo potencoi se përfshirja e çdo qytetari, ndryshimet shoqërore dhe politike nuk do të ndodhnin. Ambasadorja Suter Tejada po ashtu informoi se Zvicra do të vazhdojë ta mbështesë shoqërinë civile edhe në katër vitet e ardhshme.

Gjithsej 7 organizata fituan grante të vogla aksionare të dedikuara për mbështetje të organizatave qytetare, të cilat dëshirojnë t’i promovojnë kauzat dhe aktivitetet e tyre me buxhet të përgjithshëm prej mbi 2,7 milionë denarë. Aktivitetet e planifikuara janë orientuar drejt grupeve të margjinalizuara të njerëzve, drejt bujqve, të rinjve në procesin arsimor dhe drejt fuqizimit të vetëdijes të qytetarëve në shfrytëzimin e burimeve të përtëritshme të energjisë.

Në këtë eveniment u promovuan edhe 17 ad hok grantistë buxheti i të cilëve është mbi 5,3 milionë denarë. Këto organizata, përmes aktiviteteve të tyre, në fokus do t’i kenë migrimet, çështjet gjinore, mjetet publike, jurisprudencë dhe të drejtat e njeriut, mjedisin jetësor, decentralizimin dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në krijimin e politikave në nivel lokal, personat me handikap etj.

Organizatat fituese janë nga regjioni i Shkupit, Jugperëndimor, i Pellagonisë, Verilindor, Lindor dhe nga ai Juglindor.Organizatat fituese janë nga regjioni i Shkupit, Jugperëndimor, i Pellagonisë, Verilindor, Lindor dhe nga ai Juglindor.

Mbështetja e re për organizatat qytetare dhe aktorët tjerë të shoqërisë civile përmes programit Civika mobilitas të Agjencisë zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC) filloi në tetor të vitit 2014 dhe do të zgjatë deri në shtator 2018. Buxheti i programit arrin vlerën rreth tetë milionë franga zvicerane.

Продолжи со читање

  • Kur kursimet bëhen përgjegjësi politike

    “Kursimet në nivel shtetëror nuk nënkuptojnë heqjen dorë nga shpenzimet, por përkundrazi racionalizimin e tyre dhe drejtimin e tyre drejt politikave që krijojnë vlerë të shtuar – arsim, kujdes shëndetësor, infrastrukturë dhe inovacion”, thotë Bllagica Petreski, drejtoreshë ekzekutive e Finance Think dhe kështu shpjegon në mënyrë koncize thelbin e financave…

  • Për çka flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #6

    PËRMBLEDHJË JAVORE #6 [20-26 tetor 2025] Edhe pas përfundimit të procesit zgjedhor, zgjedhjet vazhduan të diktojnë axhendën mediatike. Edhe pse numri i publikimeve ishte pak më i ulët se në javët paraprake, interesi publik mbeti i lartë. Me më shumë se 4 400 tekste mediatike dhe 560 postime në rrjetet…

  • Bashkëpunimi midis organizatave qytetare dhe sektorit të biznesit sjell shumë përfitime të ndërsjella

    “Arsyeja pse të gjithë duam të bashkëpunojmë është sepse të gjithë duam të përfitojmë. Pavarësisht nëse vini nga sektori i biznesit apo nga sektori qytetar, duhet të filloni të zhvilloni një kuptim më kompleks të përfitimeve të ndërsjella”, tha Simon Forrester, eksperti ndërkombëtar i Civica mobilitas, pjesëmarrësve të punëtorisë “Forcimi…

  • Për çfarë po flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #5

    RISHIKIM JAVOR #5 [13 – 17 tetor 2025] Në javën e fundit para heshtjes zgjedhore, pati rritje të dukshme të aktiviteteve dhe mobilizim të ri në mediat me mbi 3.000 artikuj dhe 240 postime në rrjetet sociale, me një rritje të qartë të angazhimit drejt fundit të javës. Fushata hyri…