Beneficiary Assessment
|

CIVIKA MOBILITAS KËRKON KO-FASILITATOR PËR PJESËMARRJE NË PROCESIN E VLERËSIMIT TË SHFRYTËZUESVE (BENEFICIARY ASSESSMENT)

Nëse:

  • jeni të interesuar të mësoni në lidhje me proceset e vlerësimit dhe të merrni pjesë në një prej tyre në të njëjtën kohë;
  • doni të fitoni përvojë me metodologjitë e reja të vlerësimit;
  • doni të kontrolloni efektivitetin e projekteve të implementuara;
  • doni të përdorin njohuritë e marra për të ndihmuar OShC-të të rrisin ndërveprimin e tyre me qytetarët;
  • atëherë, me siguri do të jeni të interesuar të jeni një nga ko-fasilitatorët për të bërë Vlerësim të Shfrytëzuesve të Civica Mobilitas.

Përveç kësaj, duhet të keni:

  1. Të paktën tre vjet përvojë në kryerjen e hulumtimeve të OSHC-ve, fasilitim të punëtorive dhe seminareve, kryerjen e trajnimeve ose aktivitete të ngjashme ndërvepruese;
  2. Përvojë në punën me sektorë të shumtë dhe qasje ndaj grupeve të shumta të interesit;
  3. Njohuri themelore të metodave të monitorimit dhe vlerësimit (evaluimit);
  4. Të paktën dy shembuj të autorësisë së raporteve/botimeve;
  5. Njohja e gjuhës maqedonase dhe gjuhëve të tjera lokale, përparësi do të jetë njohja e gjuhës angleze.

Vlerësimi i shfrytëzuesve ka për qëllim të kontribuojë drejtë kapacitetit të OShC-ve për evaluime pjesëmarrëse. Prandaj, përparësi do t’u jepet kandidatëve nga OSHC-të (primare grantistë të programit, përveç atyre që kanë marrë kompensim nga projektet), por do të merren parasysh edhe kandidatët e tjerë.

Civica Mobilitas do të zgjedhë 6 deri në 10 ko-fasilitatorë nga disa rajone të vendit. Me ta do të nënshkruhet marrëveshje për angazhim. Shuma e parashikuar do të jetë rreth 1,000 euro.

Aplikimin mund ta bëni thjeshtë duke dërguar biografinë (CV) tuaj në helpdesk@civicamobilitas.mk. Biografia duhet të përmbajë informacion mbi pesë kërkesat e renditura më sipër. Afati i fundit i aplikimit është 2 Prill 2021 deri në ora 12.

Më shumë informacion mbi rolin e ko-fasilitatorit dhe aktivitetet në të cilat ai do të përfshihet mund të gjenden në përshkrimin e kompetencave.

Продолжи со читање

  • Kur kursimet bëhen përgjegjësi politike

    “Kursimet në nivel shtetëror nuk nënkuptojnë heqjen dorë nga shpenzimet, por përkundrazi racionalizimin e tyre dhe drejtimin e tyre drejt politikave që krijojnë vlerë të shtuar – arsim, kujdes shëndetësor, infrastrukturë dhe inovacion”, thotë Bllagica Petreski, drejtoreshë ekzekutive e Finance Think dhe kështu shpjegon në mënyrë koncize thelbin e financave…

  • Për çka flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #6

    PËRMBLEDHJË JAVORE #6 [20-26 tetor 2025] Edhe pas përfundimit të procesit zgjedhor, zgjedhjet vazhduan të diktojnë axhendën mediatike. Edhe pse numri i publikimeve ishte pak më i ulët se në javët paraprake, interesi publik mbeti i lartë. Me më shumë se 4 400 tekste mediatike dhe 560 postime në rrjetet…

  • Bashkëpunimi midis organizatave qytetare dhe sektorit të biznesit sjell shumë përfitime të ndërsjella

    “Arsyeja pse të gjithë duam të bashkëpunojmë është sepse të gjithë duam të përfitojmë. Pavarësisht nëse vini nga sektori i biznesit apo nga sektori qytetar, duhet të filloni të zhvilloni një kuptim më kompleks të përfitimeve të ndërsjella”, tha Simon Forrester, eksperti ndërkombëtar i Civica mobilitas, pjesëmarrësve të punëtorisë “Forcimi…

  • Për çfarë po flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #5

    RISHIKIM JAVOR #5 [13 – 17 tetor 2025] Në javën e fundit para heshtjes zgjedhore, pati rritje të dukshme të aktiviteteve dhe mobilizim të ri në mediat me mbi 3.000 artikuj dhe 240 postime në rrjetet sociale, me një rritje të qartë të angazhimit drejt fundit të javës. Fushata hyri…