VIK 0458 (2)

CIVIKA MOBILITAS I PROMOVOI 27 GRANTISTËT E PARË

Civika mobilitas, më 9 korrik 2019, në h. Arka në Shkup, i promovoi grantistët e parë të veprimit dhe institucional. Ambasadorja e Zvicrës, ekselenca e saj Sibil Suter Tejada ua dorëzoi grantistëve certifikatat.  

Ajo porositi se ata janë bërthama e programit, pasi që janë aktorët kryesor të cilët krijojnë dhe kontribuojnë për ndryshimet në shoqëri.

Gjithsej 12 organizata fituan grante të veprimit të dedikuara për mbështetje të organizatave qytetare të cilat dëshirojnë t’i promovojnë kauzat dhe aktivitetet e tyre me buxhet të përgjithshëm prej pothuaj 21 milionë denarë. Aktivitetet e planifikuara të cilat do t’i zbatojnë janë në sektorët e shëndetit dhe mbrojtjes shëndetësore, demokracisë, informatave dhe komunikimeve, personat me aftësi të kufizuara, mjedisi jetësor, të drejtat e njeriut, sundimi i të drejtës dhe çështjet gjinore.

Në këtë eveniment u promovuan edhe 15 grantistët e ri institucional, buxheti i të cilëve kap vlerën mbi 66 milionë denarë. Këto organizata janë aktive në fushën e informatave, komunikimit dhe mediave; të drejtat e njeriut; zhvillimi i shoqërisë civile; sundimi i të drejtës; anti-korrupsioni; LGBTI; udhëheqja e mirë; mjedisi jetësor; dhe fëmijët, të rinjtë dhe studentët.

Organizatat fituese janë nga regjioni i Shkupit, i Vardarit, Pollogut, Lindor, Verilindor dhe Jugperëndimor.

Mbështetja e re për organizatat qytetare dhe aktorët tjerë të shoqërisë civile përmes programit Civika mobilitas të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) filloi në janar të vitit 2019 dhe do të zgjatë deri në dhjetor 2022. Buxheti i programit është rreth gjashtë milionë franga zvicerane.

Продолжи со читање

  • Kur kursimet bëhen përgjegjësi politike

    “Kursimet në nivel shtetëror nuk nënkuptojnë heqjen dorë nga shpenzimet, por përkundrazi racionalizimin e tyre dhe drejtimin e tyre drejt politikave që krijojnë vlerë të shtuar – arsim, kujdes shëndetësor, infrastrukturë dhe inovacion”, thotë Bllagica Petreski, drejtoreshë ekzekutive e Finance Think dhe kështu shpjegon në mënyrë koncize thelbin e financave…

  • Për çka flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #6

    PËRMBLEDHJË JAVORE #6 [20-26 tetor 2025] Edhe pas përfundimit të procesit zgjedhor, zgjedhjet vazhduan të diktojnë axhendën mediatike. Edhe pse numri i publikimeve ishte pak më i ulët se në javët paraprake, interesi publik mbeti i lartë. Me më shumë se 4 400 tekste mediatike dhe 560 postime në rrjetet…

  • Bashkëpunimi midis organizatave qytetare dhe sektorit të biznesit sjell shumë përfitime të ndërsjella

    “Arsyeja pse të gjithë duam të bashkëpunojmë është sepse të gjithë duam të përfitojmë. Pavarësisht nëse vini nga sektori i biznesit apo nga sektori qytetar, duhet të filloni të zhvilloni një kuptim më kompleks të përfitimeve të ndërsjella”, tha Simon Forrester, eksperti ndërkombëtar i Civica mobilitas, pjesëmarrësve të punëtorisë “Forcimi…

  • Për çfarë po flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #5

    RISHIKIM JAVOR #5 [13 – 17 tetor 2025] Në javën e fundit para heshtjes zgjedhore, pati rritje të dukshme të aktiviteteve dhe mobilizim të ri në mediat me mbi 3.000 artikuj dhe 240 postime në rrjetet sociale, me një rritje të qartë të angazhimit drejt fundit të javës. Fushata hyri…